Një vezë Pashkësh që kushton 4 milion euro. Është krijuar nga Jeff Koons për Celebrations, një seri objektesh të ideuara prej tij në vitet ‘90 për të ironizuar festimet masive që përqendrohen më shumë te konsumi i shfrenuar dhe i largohen domethënies religjioze të festës apo festimet private luksoze që shkatërrojnë parimin e të festuarit me të tjerët.Objektet që i përkasin kësaj serie janë të përmasave të mëdha dhe jashtëzakonisht të çmuara. Veza e Pashkës ka dimensionet 199 x 195 x 163 centimetër, është relizuar në çelik të paoksidueshëm dhe është veshur me lustër ngjyrë blu.
Puna për krijimin e kësaj vepre ka zgjatur 14 vjet (1994 -2008). Ajo do të ekspozohet nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Londër në 27 qershor dhe bën pjesë në serinë prej 5 veprash të tilla në ngjyra të ndryshme.
Një vezë e tillë në ngjyrë rozë është blerë në Nju Jork për 5.5 milionë dollarë në nëntor të 2011-s. Skulptori, piktori dhe koleksionisti Koons është ndër artistët më të njohur në botë. / Gazmira Ndoja