Dalëngadalë edhe këngëtarët tanë fillojnë të ndiejnë shijen e yjeve të njohura botërore në sferën e jetesës dhe luksit. Përveç politikanëve, tashmë edhe këngëtarë të ndryshëm nga estrada jonë kanë filluar të ndërtojnë vila të mëdha nëpër periferi të qyteteve ku jetojnë, duke dashur të largohen nga zhurma e madhe që po mbizotëron në qytet. Pas Sabri dhe Ermal Fejzullahut, një tjetër këngëtare e njohur nga Kosova po ndërton vilë në perferi të Prishtinës. Sipërfaqja e tokës që ka blerë Nora Istrefi është shumë e madhe, saqë vila të cilën do e ndërtojë do të kushtojë mbi 600 mijë euro, dyfish më shumë sesa kushton vila e kolegut të sajm Ermal Fejzullahu. Kjo shtëpi do të ndërtohet special për çiftin e ri dhe, siç duket, Nora po bën përgatitjet e para për të filluar një jetë të re jashtë familjes së saj, me Robertin. Një vendosje e re e Norës në këtë vilë do të jetë më shumë për relaka pas angazhimeve që ka çifti në sferën e muzikës.
Por, vlera prej 600 mijë eurosh nuk është i vetmi investim në jetën e Norës, pasi ajo paka disa muaj që nga llogaria e saj bankare ka ndarë një shumë prej 32 mijë eurosh për makinën e saj luksoze të markës BMW X3, makinë e cila drejtohet vetëm nga Nora. Kur të ndërtohet vila e Norës në Prishtinë, për nga shuma e harxhuar në ndërtim kjo mund të krahasohet me rezidencat e ish-kryetarit Ibrahim Rugova. Kjo e fundit vlerësohet me një shumë prej mbi 1 milion eurosh, vila e Behgjet Pacollit gjithashtu kap shifrën 1 milion euro, 4 shtëpitë e Sabri Fejzullahut në vlerë prej 500 mijë eurosh, si dhe disa vila të tjera të politikanëve kosovarë. Një vilë të njëjtë prej kohësh e ka paralajmëruar se do e ndërtojë edhe këngëtarja tjetër, Genta Ismajli, e cila madje kishte porositur inxhinier shumë të njohur nga rajoni, por deri më tani asnjë detaj mbi ndërtimin e saj.