Frutat e pyllit mund të jenë aleatë të fortë kundër sëmundjes së Parkinsonit.Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat e mendrat mund ta ulin me 40 për qind rrezikun e prekes nga sëmundja e trurit.Sipas studiuesve britanikë dhe amerikanë, flavonoidet, të cilat janë të pranishme te frutat e pyllit, çaji dhe vera e kuqe mund të ofrojnë mbrojtje ndaj një sërë sëmundjesh si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe problemeve mendore.Studimi është i pari i një përmase kaq të madhe në lidhje me efektin e flavonoideve në shfaqjen e Parkinsonit, një sëmundje e rëndë nervore që shoqërohet me ngurtësim të muskujve dhe dridhje të gjymtyrëve.
Shkenca nuk ka gjetur ende një kurë për Parkinsonin. / Gazmira Ndoja
Shkenca nuk ka gjetur ende një kurë për Parkinsonin. / Gazmira Ndoja