Moskë, 3 prill 2012 NOA- Kjo është historia e dashurisë së Andrey Golosov, 24 vjeç, student veterinar në Moskë dhe Seva, një leopardi me të cilin praktikisht jeton në simbiozë.
Nëna e Seva e braktisi pas lindjes në një kopsht zoologjik në Moskë dhe që atëherë Andrey është kujdesur për të.
Marrëdhënia e dashurisë mes të dyve është e çuditshme: ata shkëmbejnë puthje dhe gjeste dashurie.
Por për Andrey, kjo dashuri do të marrë fund kur kafsha të rritet dhe të fitojë instinktet e tij shtazore.