Këto fotografi nuk janë të vërteta dhe në fakt "viktima" është një artiste që ka pozuar për një album fotografishë të titulluar "Katër stinët e vdekjes".
Por këto foto "artistike" kanë nxitur një hetim policor të Interpolit me dyshimin për vrasje.
Sigrid Fleckseder dhe partneri i saj, Christian Thomas, në kuadër të projektit të tyre pasi kishin bërë disa fotografi, ku Sigrid kishte pozuar si trup i vdekur, e kishin dërguar flesh memorien në një dyqan në kryeqytetin austriak për t’i nxjerrë fotografitë, mirëpo stafi është trishtuar aq shumë saqë i ka lajmëruar detektivët e Interpolit.
“Ato ishin aq bindëse. I mashtruan shumë forca policore”, kanë thënë burime të policisë.
Sigrid e kuptoi se ishte hapur një çështje ndërkombëtare rreth “vrasjes” së saj, atëherë kur policia ishte shfaqur në derën e shtëpisë, për të cilën ishte dhënë adresa e kthimit të fotografive.
“Nuk e di kush ishte më shumë i befasuar – unë që isha këtu, apo ata që më gjetën të gjallë”, ka deklaruar artistja.
Këto foto ku paraqitet një femër e gjakosur dhe e grisur, kanë alarmuar shumë njerëz në Vjenë, derisa u kutpua se është set fotografishë "artistike".