Është raportuar nga dëshmitarë të shumtë se në qiellin e Wellington dhe Christchurch është parë një dritë e fortë e shndritshme që ka kaluar me shpejtësi.
WeatherWatch ka deklaruar se ajo është tepër e ngjashme me një meteor me mënyrën se si ka rënë.
E megjithatë dëshmitarët e shumtë Neozelandezë që e kanë vënë re, pohojnë se nuk dinë të japin ndonjë shpjegim të qartë se për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë kanë rrëfyer se një top i zjarrtë përshkoi qiellin mbi to.