10 elefantë u gjetën të pajetë në zonën Gunung Rara, në Malajzi. Punonjësit pretendojnë se kafshët në fjalë mund të jenë helmuar.
Që të gjithë elefantët siç raporton noa.al kanë ngordhur prej hemoragjisë së brendshme, ndërsa po merren masa për zbulimin e arsyeve që çuan në ngordhjen e tyre.
Autoritetet e faunës në Sabah, kanë ngritur një task force bashkë me policinë për të hetuar lidhur me rrethanat e vdekjes.