Një objekt gjigant në formë kupole u rrëzua në Otradnesky, Siberi. Objekti u sekuestrua nga autoritetet ruse dhe u hap një hetim për të kuptuar se çfarë është.
Në përshtypje të parë objekti duket si një disk fluturues, dhe pasi u bashkëngjit në një rimorkio u transportua për në fshatin më të afërt, ku qëndroi për disa orë para se të konfiskohej nga policia ruse.
Agjencia Ruse e Hapësirë, sikurse raporton noa.al, ka njoftuar se objekti misterioz nuk është një eksperiment dhe nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me teknologjinë në Tokës. Nga analizat e para duket se struktura e objektit është bërë nga një material super i fortë titani. Sipas policisë, objekti u sekuestrua pasi duhej të përcaktohej nëse përbënte rrezik për popullsinë.
Shkencëtarët nuk gjetën asnjë nivel radioaktiviteti dhe kështu për momentin objekti është i sigurt.