Kjo histori vjen nga Indonezia dhe saktësisht nga fshati Toraja. Gjatë një rituali të shenjtë, është marrë një foto ku shihet një grua me pamjen e një mumieje, që qëndron në këmbë e mbështetur në krahun e një burri.
Sipas traditës vendase, çdo qenie njerëzore pas vdekjes është në gjendje të kthehet në një mumje dhe sipas zakonit të lashtë, banorët e këtij fshati kanë mundësi për të sjellë në shtëpi njerëzit e tyre të vdekur.
Legjendat e lashta japin dy shpjegime për këtë ritual. I pari ka të bëjë me zakonin se si i varrosin të vdekurit.
Për fat të keq, shumë herë familjet nuk kanë mundësi për të sjellë në shtëpi të dashurit e tyre. Teoria e dytë është ajo që thotë se i vdekuri merr disa vite para të qenit në gjendje për të përfunduar udhëtimin e tij në jetën e përtejme.
Por çfarë shpjegimi tjetër mund të jepet për këtë foto që ka bërë xhiron e internetit?
Disa mendojnë se mund të kemi të bëjmë me një foto të modifikuar, të tjerët mendojnë se është një grua e moshuar e sëmurë. Çfarë është e sigurtë është se efekti është sigurisht shumë i fortë. Ndërkohë është thënë se në një shpellë në fshatin Sillanang që nga viti 1905 janë gjetur trupa njerëzish të paprekur, që nuk kanë lidhjen me balsamosjen.