Duhet të ishte një fluturim demostrues ai i aeroplanit rus të pasagjerësve Sukhoi, ku blerës potencialë, diplomatë dhe gazetarë gjendeshin në bord për të parë kapacitetet e tij. Megjithatë fluturimi rezultoi të ishte fatal dhe ai u gjend i përplasur në një mal në perëndim të Indonezisë. Autoritetet indoneziane njoftuan se mbetjet u gjetën nga një helikopter kërkimi të enjten, buzë një shkëmbi malor dhe fatkeqësisht ata thanë se nuk kishte asnjë të mbijetuar.
Aeroplani Sukhoi Superjet-100 që më parë kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani u rrëzuar 21 minuta pasi u nis nga Xhakarta. Në bordin e tij kishte rreth 50 pasagjerë 36 prej të cilëve ishin indonezianë dhe 8 pjestarë të ekuipazhit që ishin rusë.