Ishte një grua e zakonshme, madje e mjaft e ëmbël. Tani?
Eshtë Djalli vetë. Kjo është metamorfoza më e çuditshme që ka pësuar një grua meksikane me emrin María José Cristern, nënë e 4 famijëve.
Duke filluar nga zgjatja me dhjetë centimetra për muskujt që nisin te veshët, gjë që i ka shkaktuar daljen e “brirëve” dhe deri tek, vendosja e dhëmbëve që e bëjnë të duket si një vampir i vërtetë ...
Për të, duket se ky transformim nuk është një problem dhe pohon se rregulli i parë kryesor i jetës së saj është ai që duhet të respektohet vetja, që të të respektojnë edhe të tjerët.
Me këtë nënkupton, se nëse ka vendosur të ngjajë si vampire, njerëzit nuk kanë përse të çuditen nga një gjë e tillë.
Gruaja vampire në fakt, nuk është Drakula vetë, por thjesht një grua e re meksikane me një të kaluar jo shumë të lehtë, falë abuzimit që ka vuajtur nga ish-burri i saj.
Madje Maria tregon se ideja për ta mbushur trupin me tatuazhe, i mbërriti pikërisht nga fakti, se e kishte plot me shenja nga torturat që i shkaktonte i shoqi ... Tashmë, trupi i saj është i mbushur tërësisht me tatuazhe, si të dojë të largojë atë të kaluar të keqe.