Një sherr mes dy vëllezërve në fshatin Gjorm të Kurbinit ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Gjatë konfliktit babai ka vrarë aksidentalisht vajzën e tij.
Mësohet se vëllezërit Llesh dhe Mark Cara janë përfshirë në një konflikt me armë në oborrin e banesës së të parit.
Llesh Cara ka qëlluar në drejtim të vëllait Markut, në tentativë për ta vrarë. Në përpjekje për të parandaluar që babai i saj të vrasë të vëllanë, ka ndërhyrë vajza e Lleshit.
Plumbat e e shkrepura nga arma e 58-vjeçarit Llesh Cara kanë kapur Lula Cararë, 31 vjeçe dhe Mark Carën 40 vjeç.
Marku ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ndërsa 31-vjeçarja ka vdekur në vend. Konliktin e mëtejshëm, mendohet se e ka shuar i biri i Markut, Aleksandri.
Mes dy vëllezërve kishte një konflikti për motive pronësie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.