Forumi Kuq E Zi
Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës Erion-Brace-parlament-noa.al_2-300x198Luis Tanushi / Emirjon Senja

Debati për shitjen e “Albpetrol-it” mori një rrjedhë tjetër në momentin kur deputetët e djathtë propozuan ndryshime të tjera në ligj, të cilat do të miratoheshin bashkë me draftin fillestar. Propozimet e të djathtëve kishin të bënin me listën e vendburimeve në pronësi të kësaj kompanie, të cilët pas privatizimit do t’u kalonin privatëve. Lista “C” e vendburimeve, e cila ishte edhe amendamenti i propozuara nga të djathtët nuk i kishte të përcaktuar në fakt se për cilët vendburime bëhej fjalë. Ligji ishte diskutuar prej më shumë se tre muajsh nëpër komisionet e Kuvendit i shoqëruar nga listat e vendburimeve “A” dhe “B”.

Pas miratimit të ligjit, vendburimet që do të përfshiheshin në listën “C” dhe që do të kalonin automatikisht nën administrimin e pronarëve të rinj të “Albpetrolit” do të miratoheshin me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ishte pikërisht ky përcaktim që acaroi edhe me tepër debatin pasi të majtët akuzuan qeveria se në këtë mënyrë po tentonte të favorizonte “klientë” të saj duke shitur pronat publike të këtij vendi.

Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se po tenton t’ua shesë miqve të saj të gjithë pasuritë nëntokësore, pasi nëpërmjet listës “C” që nuk i ka të detajuar vendburimet, mund të përfshihen vendburimet e reja. “Marrëveshja midis Ministrisë dhe Albpetrolit, që quhet marrëveshja Albpetrol, nuk ka listë “C”, por vetëm listë “A” dhe “B”. Në listën “A” janë vendburimet në tokë të naftës, gazit, bitumit etj, ndërkohë që në listën “B” janë burimet po prapë në tokë të gazit dhe bëhet fjalë për vendburimin e Delvinës. Çfarë është lista “C”? Çfarë fshihet në të? Cilat janë vendburimet që janë në listën “C” ?”-, theksoi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe.

Për mazhorancën, rritja e aftësisë në fushat e menaxhimit të operacioneve të kërkim- prodhimit të hidrokarbureve , do t’i japë Albpetrolit më shumë mundësi për të kërkuar dhe lobuar në tregun ndërkombëtar për tërheqjen e kompanive te tjera të kërkim- prodhimit të hidrokarbureve. Nga ana tjetër, qenia e gjithë procesit të kontraktimit (të lidhjes së marrëveshjeve hidrokarbure) nën monitorimin e organeve shtetërore (Këshilli i Ministrave, METE, AKBN), sipas mazhorancës, mënjanon rreziqet e keqpërdorimit të kësaj të drejte nga kjo kompani, tanimë me kapital privat.

“Zona e Delvinës është dhënë me marrëveshjet hidrokarbure dhe dy zona të tjera Panaja dhe Velca. Ne kërkojmë që t’ia rikthejmë përsëri prapë Albpetrolit me marrëveshje hidrokarbure dhe një zonë “C”., që është zona e Durrësit, midis Durrësit dhe Tiranës. Pra nuk ka asnjë sekret për ju dhe për gjithë shqiptarët. Dhe kjo, zoti Braçe, nuk vjen me ligjin, por do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe pastaj do të jetë pjesë e të gjithë dokumentacionit që do të privatizohet”, tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço.

Sipas amendamentit, “Marrëveshja Albpetrol”, e lidhur më 26 korrik 1993, me të gjitha ndryshimet e bëra deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të qëndrojë në fuqi edhe pas përfundimit të procesit të privatizimit. Marrëveshja “Albpetrol” është një marrëveshje hidrokarbure e veçantë, ku të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në këtë marrëveshje do të vazhdojnë të zbatohen mbi zonat e parashikuara në listat “A”, “B” dhe “C”.

Për zonat ku shoqëria “Albpetrol” kryen operacione e vetme, për të cilat nuk janë lidhur marrëveshje hidrokarbure me shoqëri të treta, shoqëria “Albpetrol” do të ketë të drejtën të kryejë operacione hidrokarbure kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi të naftës e të gazit për një afat 25-vjeçar, i cili do të fillojë pas datës efektive të kontratës së blerjes së aksioneve të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë hidrokarbure. Termat dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje hidrokarbure do të përcaktohen si shtojcë në marrëveshjen “Albpetrol”. Përsa i përket zonave të parashikuara në listën C, afatet e operacioneve hidrokarbure për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin, qeveria do i parashikojë në marrëveshjet hidrokarbure që do të lidhë në të ardhmen duke rritur dyshimet për abuzime.

Grindje dhe eros politik

Spaho: Kur është bërë debate dy projektligjet janë trajtuar së bashku , kështu që s’ka kuptim të ndajmë debatin.

Topalli: Në fakt kështu e kemi bërë dhe herën tjetër, se këto vijnë si paketë

Braçe: Jo, jo, për procedurë

Topalli: Merre fjalën për procedurë, por mos bërtit

Braçe: Zonjë edhe njëherë …

Spaho: Kështu i kemi bërë

Braçe: Po boll ore, boll, ulu aty na tregon ne…

Topalli: Zoti Braçe, ju tërheq vëmendjen. Gjithkush ka të drejtë të flasë.

Braçe: Tani do flasësh ti apo unë.

Topalli: Më fal dhe në shtëpi kur jemi nuk thonë ai, por themi me njerzillëk. Ka një mirësjellje në këtë botë, jo më në parlament. Ka një fije edukatë, se është turp, jemi të gjithë bashkë, njësoj turpërohemi të gjithë.

Braçe: Nëse do të flasim për edukatë, ti duhet të jesh e fundit që duhet të flasësh në këtë parlament

Topalli: I shkreti ti, je i regjistruar dhe nga mediat se çfarë nxjerr nga goja more qyqar

Braçe: Po kam ca unë të tuat të regjistruara, biles, po ti lëmë këto tani se janë me ofshama. Por, problemi është që po diskutojmë dy gjëra të ndryshme. E kuptoj se na nevojë të fshihen gjërat, pro po bëhet fjalë për pasurinë.
(ndërhyn Spaho)

Braçe: Ore do ja mbyllësh gojën apo jo?

Topalli: Unë dëshiroj që çdo deputet të diskutojë. Po nëse ka një deputet që flet pa radhë e ka emrin Braçe.

Braçe: Emrin e kam Erion, po mbiemrin e kam Braçe. Po kur ti mësosh ti emrat dhe mbiemrat…do arrish në klasë të tetë.

Topalli: Po mjaft o zotëri, se si të duron ajo gruaja jote nuk e di ?! Çfarë pyetjesh ke?

Braçe: Zonjë, unë e kuptoj se ty s’të duron burri, por problemi është që të durojmë ne të tjerët.



Lutaj: Shteti të paguajë naftëtarët

Deputeti i qarkut të Fierit, Piro Lutaj, shprehu shqetësimin për mospagimin e pagave dhe për gjendjen e mjeruar ekonomike të ish naftëtarëve. “Privatizimi i këtij sektori, përveç dëmeve kolosale që i shkaktoi financave publike, solli për pasojë edhe goditjen fatale përreth 2 500 familje naftëtarësh, të cilat qeveria i mashtroi se pas privatizimit të “Albpetrol”-it, do t’i trajtonte me asistencë. Prej gati 2 vjetësh u vonohet dhe zvarritet dhënia e rrogave, deri sa u është ndërprerë plotësisht”, tha Lutaj. Sipas tij për vitin 2012 punonjësit e sektorit të naftës në Mallakastër nuk janë paguar dhe për vitin 2011 nuk kanë marrë pagën e 13.

Mazhoranca shet me 71 vota “Albpetrolin”

Nuk kanë mjaftuar as gjashtë ore debat intensiv për të sheshuar mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës në lidhje me formulën e shitjes së kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Projektligji për privatizimin e kompanisë ishte propozuara që vitin e shkuar nga qeveria, ndërsa është votuar dje në Parlament duke i hapur kështu edhe ligjërisht rrugën blerjes nga një kompani private. Pavarësisht kundërshtimit të deputetëve të majtë, të cilët akuzuan qeverinë se po i jep privatit edhe të drejtën e përfitimeve financiare shtesë, të cilat deri më tani vileshin nga shteti, të djathtët kaluan ligjin me 71 vota kundrejt 49 votave kundër të socialistëve.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë dhe në asnjë rast, që të drejtat e marrëveshjeve hidrokarbure, lidhur me shfrytëzimin e pasurisë më të madhe që ka Shqipëria, të një pellgu naftëmbajtës, që është më i madhi në Europë, të menaxhohet, disponohet, keqpërdoret nga një kompani private sado prestigjioze që kjo të jetë. Këtu qëndrimet tona ndahen”, – tha Mimi Kodheli, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë. Pjesën kryesore të debatit me socialistët e mbajti, ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, i cili deklaroi se i gjithë procesi i shitjes shoqërohet nga transparencë e plotë dhe se të dhënat e pretenduara nga të majtët nuk janë dhenë për shkak të konfidencialitetit që shoqëron privatizime të tilla. Ajo në të cilën këmbëngulën të majtët kishte të bënte me listën e aseteve që do të shiten si edhe atë të vendburimeve.



Asetet

Qeveria i ka nxjerrë 100 për qind të aksioneve të saj tek “Albpetrol” duke parashikuar që për 25 vjet t’ia japë privatit të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve por edhe përfitimet e tjera nga marrëdhëniet kontraktuale të kësaj kompanie më kompanitë e tjera. Për t’u theksuar është fakti që ndryshe nga privatizimet strategjike të bëra gjatë viteve të fundit, ku ka mbajtur një pjesë të vogël të aksioneve, kësaj radhe, qeveria ka vendosur që të heqë plotësisht dorë nga pronësia shtetërore tek “Albpetroli”.
Sa vlen “Albpetrol” dhe sa parashikon qeveria ta shesë? Ekzekutivi ka kontraktuar kompaninë amerikane “Patton Bog’s” si konsulente për shitjen e “Albpetrol”. Pas vlerësimit të bërë, kompania në fjalë doli në përfundimin se “Albpetrol” vlen aktualisht 420 milionë dollarë. “Albpetrol” ka gjithsej 4 000 puse në inventar, nga të cilët vetëm 1 260 janë në shfrytëzim, 1 500 i përkasin fondit të ndaluar dhe pjesa e mbetur mbahet nën vëzhgim. “Albpetrol” e ka të shtrirë Aktualisht, nëntokën shqiptare për nxjerrje nafte e shfrytëzojnë, kompani të tilla si “Bankers Petroleum”, “Stream Oil”, “Sherwood”, ndërkohë që së fundmi janë ofruar oferta edhe nga kompani të tjera.
“Albpetroli” është ndër të fundit privatizime strategjike që ka ndërmarrë qeveria që prej vitit 2007, ku u shiten “ARMO”, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe aksionet e shtetit tek “AMC”. Në shitje janë gjithashtu edhe aksionet shtetërore tek “Albtelekom”. Nga shitja e “ARMO-s”, shteti shqiptar përfitoi rreth 160 milionë euro të ardhura, ndërkohë që të ardhurat nga “Albpetrol” pritet të jenë më të mëdha. Të ardhurat nga privatizimet kanë qenë oksigjen për buxhetin e shtetit. Pas privatizimeve të mëdha, ritmi ra ndjeshëm duke bërë që të ulen edhe të ardhurat prej tyre që transferohen në buxhetin e shtetit.

Privatizimet, Shqipëria përfitoi gjithsej 900 mln dollarë

Privatizimi i pronës publike ka vijuar me ritme të shpejta gjatë viteve të fundit, ndërsa është përdorur nga qeveritë që kanë qenë në pushtet si oksigjen për buxhetin e shtetit. Privatizimet kanë nisur që në vitin 1993, por vendi duket të mos ketë përfituar shumë të ardhura nga to. Open Data Albania publikon disa shifra interesante në lidhje me përfitimet e Shqipërisë nga privatizimet ndër vite. Sipas saj, vendi ka përfituar gjithsej 900 milionë dollarë gjatë këtyre 20 viteve pluralizëm nga privatizimet. Paratë janë përfituar nga shitja e ndërmarrjeve shtetërore, banka, shitje të aksioneve shtetërore tek “Albtelekom” apo “AMC”, privatizimet në industri, etj.

Tabela e votave

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fushën e përfaqësimit konsullor”.
Pro: 127
Kundër: 0
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi”.
Pro: 127
Kundër: 0
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)”.
Pro:
Pro: 71
Kundër 48
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7811,datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim).”
Pro: 71
Kundër 47
Projektligj “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
Pro: 111
Kundër: 2
Abstenim: 1

Replika për Anastas Angjelin në SHBA

Berisha: Rezulton se gjithë kjo betejë është betejë midis tyre nuk ka të bëjë fare me këtë ligj që kemi bërë ne. Dhe ku fle lepuri? Lepuri fle tek Anastas Angjeli për shkak të udhëtimit të tij të fundit me kryetarin se po i bën axhendën, se tani e pranoni se këtë marrëveshje e keni dhënë ju, se puset i keni dhënë ju, tani i pranoni të gjitha dhe kërkoni ta varni në litar Anastasin. Pse se bëtë më përpara këtë ju, apo tani që e mori me vete kryetari në udhëtim. Pse e përdorni sallën për luftëra të brendshme. Mos e sillni në parlament. Po silleni sikur Angjeli ka bërë krim e doni ta piqni në hell. Por, unë ju them: Mos sillni në kuvend luftën e brendshme, mbajeni atë në parti.

Topalli-Tani jemi në emër të grupeve. Në emër të grupit të PD, faleminderit. Të LSI, ju faleminderit.
(Ruçi i drejtohet podiumit)

Topalli: Çfarë po bën o Gramoz, po flet në emër të grupit? E keni të drejtë, nëse zëvendësoni zonjën Kodheli.

Ruçi : Për procedurë

Topalli: Jo ,nëse do flisni në emër të grupit urdhëro, nuk flet zonja Kodheli.

Ruçi:Kush e përcakton

Topalli: Rregullorja more, nuk e përcakton partia këtu.

Ruçi:Vërtet procedura përcakton se një ministër mund të flasë sa herë të dojë . E meqë kryeministri e mori fjalën i fundit dhe tha betejë është midis jush. Por, beteja është midis jush. Për të njëjtin problem e merr fjalën Ministri i Ekonomisë, pas tij ngrihet Ministri i Financave që i thotë, ik pirdhu ti se nuk merr vesh, unë e di, jam unë kompetent

Topalli: O zoti Ruci kjo është jashtë çdo etike, shto moshën që ke, sot ke bërë të fundit. S’ma merrte mendja kurrë!

Ruçi: Ngrihet Berisha dhe thotë se beteja nuk është midis nesh, por beteja është midis jush. Se tre veta për një çështje duke mohuar njëri-tjetrin nuk mund t’a përcillni tek opozita. Axhendën ja ka bërë DASH dhe e di se ju ka djegur shumë se keni 7 vjet në pushtet dhe nuk keni asnjë ftesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Topalli: Ju e keni me rifresh dhe mbeteni 20 vjet mbrapa.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons