Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Sipas policisë, trupi i pajetë i Shaban Çullhajt, nga fshati Arapaj, është gjetur i vdekur në një kanal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Në vendngjarje është gjetur makina e viktimës, hapur dhe me çelësat brenda, çka ka bërë të hidhen dyshime se vdekja e 40-vjeçarit mund të ketë ardhur si pasojë e mbytjes aksidentale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.