Gjatë këtyre ditëve, janë mëse 16 milionë çifte dallëndyshesh, të cilat do të udhëtojnë nga Afrika në Evropë e shumë prej tyre, do të ndalen edhe në vendin tonë.
Kjo është shifra më e fundit e komunikuar nga disa studiues italianë, sipas të cilëve, ajo rezulton të jetë në fakt gati gjysma e asaj që vinte nga kontinenti i ngrohtë në këtë stinë.
E kjo, falë ndryshimeve klimaterike, të cilat mesa duket, kanë ndryshuar edhe ritmin e jetës së këtyre shpendëve simbolikë të pranverës.
Sipas studiuesve italianë, kjo rënie është shkaktuar gjithashtu edhe nga shtimi i pesticideve që i luftojnë ato, por edhe se ka më pak bagëti se më parë, që do të thotë më pak insekte dhe stalla ku ato ushqeheshin etj.