Një operacion i policisë së Elbasanit ka prangosur 6 persona, të cilët dyshohen për trafik droge.
Operacioni i koduar “Tabakane 2” ka arrestuar shtetasit Kostandin Piku, i njohur me pseudonimin “Koçi”; Arben Hysa, i njohur me pseudonimin “Ben Binjaku”, Emiljano Ramazani, Petrit Bekteshi,Ilir Rrapi dhe Altin Çaka, të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe 4 persona të tjerë, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në trafik.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Eduard Muzhaqi, i arrestuar në nëntor të vitit 2011 si pjesë e rrjetit të drogës, janë sekuestruar 300 doza kokainë, 230 doza heroinë dhe 340 doza kanabis sativa. / G.N.