Komisariati i Elbasanit ka arrestuar n ë flagrancë shtetasit Taulant Ramollari, 38 vjeç dhe Xhensil Musaj, 22 vjeç me banim në fshatin Katund i Ri të komunës Bradashesh ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur nga policia. Këta shtetas një ditë më parë gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali në fshatin Katund i ri janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Sipas policisë një shtetas ka qëlluar me automatik në brendësi të lokalit dhe dy të arrestuarit kanë qenë bashkë me të. Ata nuk kanë dhënë informacion lidhur me ngjarjen ku është dëmtuar me mjete të forta një 25 vjeçar dhe është përballur me kanosjen e automatikut shtetasi E. S 23 vjeç me banim në Katund të Ri.
Dy të arrestuarit do të përballet për mos kallëzim të krimit ndërsa pjesa tjetër për plagosje dhe kanosje. Agjentët po punojnë për kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. /B.Nergjoni/