TIRANE- Një pemë gështenjë e egër është rrëzuar në rrugën e Elbasanit, pranë selisë së Ambasadës Amerikane. Rrëzimi i pemës shkaktoi trafik të makinave, për disa minuta, dhe më pas policia mori masa për devijimin e trafikut.
Brenda një kohe të shkurtër ndërhyri policia dhe ndërmarrja e gjelbërimit për të prerë pemën dhe për të liruar trafikun.