Forumi Kuq E Zi
Shqiptarët i kundërpërgjigjen raporti të policisë së Nju Jorkut: Nuk përbëjmë rrezik Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqiptarët i kundërpërgjigjen raporti të policisë së Nju Jorkut: Nuk përbëjmë rrezik Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shqiptarët i kundërpërgjigjen raporti të policisë së Nju Jorkut: Nuk përbëjmë rrezik 10713841-standardDrejtuesit e Qendrës Kulturore Islamike në Tompkinsville pretendojnë se raporti i departamentit të policisë së Nju Jorkut i akuzon padrejtësisht.

Raporti liston vendet e rrezikshme të shqiptarëve ku përfshihen një xhami dhe gjashtë biznese. “Raporti ka trillim, jo fakte”, thotë Imam Dr. Tahir Kukiqi, mësues në shkollën islamike Miraj. “Kur pashë raportin u zhgënjeva”.

“Nëse po bëjmë diçka që nuk duhet na e thoni”. Ai i cilëson “totalisht të pavërtetë” atë që thuhet në raport se “Imami mund të ketë lidhje me xhaminë e Al-Farooq në Bruklin”.

Në raporti gjithashtu thuhet se komuniteti shqiptar ka mbledhur 5 milion dollarë për të ndërtuar xhaminë në vitin 1990. “5 milion dollarë janë shumë larg asaj që është mbledhur në të vërtet”, shprehet Kukiqi.

Kukiqi

“Ishte e vështirë të mblidhnim 475 mijë dollarë për të blerë këtë vend”, shprehet Imami tjetër Ferid Bedrolli i cili shton se u është dashur të trokasin në çdo derë për të mbledhur ato para për të blerë ndërtesën origjinale në vitin 1991. Pasi ndërtuan një xhami të re në vitin 1995, ish-presidenti Guy Molinari e cilësoi atë si një ndër ndërtesat më të bukura të Staten Island.

Ata shprehen gjithashtu se shumë nga bizneset e listuara në raport si vende të rrezikshme janë mbyllur apo kanë ndryshuar pronarë. Imam Bedrolli thotë se ata përkrahin këto biznese sepse janë afër qendrës dhe kanë produkte të stilit shqiptar.

Ata saktësojnë se raporti gabon për etninë e shqiptarëve. “Shumica e shqiptarëve në Staten Island vijnë nga Maqedonia” thotë Kukiqi. Gjithashtu ka shumë anëtarë nga Mali i Zi dhe disa nga Kosova dhe Shqipëria.

Ai gjithashtu kundërshton edhe pjesën ku në raport thuhet se grupi shqiptar injoron 99% të aktiviteteve komunitare.

Bedrolli

Kryetari i bashkisë Michael Bloomberg dhe komisioneri i policisë Raymond Kelli kanë vizituar qendrën e shqiptarëve. Madje pak ditë para publikimit të raportit, Kukiqi ishte takuar me Kellin, të cilit i kishte shprehur shqetësim lidhur me vëzhgimin e myslimanëve.

“Nuk jemi këtu për të kritikuar punë e policisë së nju Jorkut dhe nuk duam tu tregojmë se si duhet bërë puna” shprehet Kukiqi.

Ata mbështesin policin për masat ndaj terrorizmit pasi duan që komuniteti i tyre të jetë i sigurt por ta duan të vëzhgimi të jetë lega dhe ti përfshijë të gjithë.

“Nëse vëzhgohen vetëm myslimanët ky është një problem i madh, ky është diskriminimi”, shton imami. “Jemi pjesë e këtij shteti dhe kërkojmë të drejta të barabarta” përfundon Kukiqi. /F.Stafa/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons