Deri më sot, shkencëtarët besonin se njëra nga arsyet më të forta që njeriu u detyrua të ngrihet në këmbë, ishte pasi ai digjej duke ecur në katërsh (fillimisht mbizotëronte teoria se antropoidët e parë ecnin në katërsh) dhe kërkonte mënyra se si të freskohej!
Një studim i ri vejnë tashmë, jo vetëm të përmbys këtë ide, por dhe të shpjegojë se pse njerëzit nuk ishte kaq të… “leshtë” sa paraardhësit e tyre!
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Glaskovit, një model i ri kompjuteri tregon se profili vertikal/drejtë i njeriut, në vend që ta qetësonte atë, e bënte që të nxehej më shumë e të djersiste. Kjo pati si rezultat, që njeriu të humbas “pyllin leshator” të tij, pasi duke vrapuar me të dy këmbët, nxehej së tepërmi si pasoj e qimeve të shumta trupore që e mbulonin atë të gjithin.
“Modelet e mëparshme bazohen në atë që qeniet/racat njerëzore, ishin të palëvizshëm nën dritën e diellit. Ne e avancuam këtë përqasje, duke konsideruar se siç edhe është e natyrshme ata lëviznin normalisht. Llogaritëm parametra siç është temperatura, e ashtuquajtura “Mënyra aktive e jetës” etj, për atë periudhë kohe, por edhe qimet e trupit të antropoidëve paraardhës”, pohojnë shkencëtarët.
Konkluzioni në të cilin përfunduan studiuesit, nga ana zhvilluese, njerëzit e parë me qime të shumta/leshator ishte e domosdoshme t’i humbitnin ato, kështu që të ishin më shumë të lëvizshëm, më të shkathët e më aktiv, e të mund të mblidhnin sa më shumë ushqim gjatë pjesës më të madhe të ditës, që të mund të mbijetonin.
“Modeli na tregon se kur humbja e pushit trupor dhe aftësia e djersitjes, arritën në raport të krahasueshëm me atë të njeriut modern, antropoidët e parë mundeshin të ishin më aktiv gjatë periudhave shumë të nxehta, e sigurisht gjatë orëve të nxehta të ditës në ambiente të hapur apo të mbyllura”, shtojnë hulumtuesit.
Ky hulumtim i ri, edhe pse kaq në detaj, përsëri lë pa ju përgjigjur pyetjes se pse antropoidët e parë u ngritën në këmbë?: ndoshta për të parë më mirë armikun e tyre nga larg, apo për të arritur më lehtë frutat që vareshin nga degët e pemëve, të cilat përbënin ushqim të kënaqshëm për antropoidët./albosberver