Forumi Kuq E Zi
A kanë qenë të parët tanë kozmonaut? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A kanë qenë të parët tanë kozmonaut? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A kanë qenë të parët tanë kozmonaut? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A kanë qenë të parët tanë kozmonaut? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Në fund të viteve gjashtëdhjetë, në publicistikën botërore fantastike-shkencore, bujë të madhe kanë bërë dy veprat e hotelierit zviceran Erik fon DENIKEN: "Kthimi kah yjet" dhe "Kujtesa për të kaluarën". Në to, autori, me argumente dhe dëshmi mjaftë bindëse, tenton ta mbrojë hipotezën e vet se planeti ynë më së pari është populluar nga njerëzit kozmonaut, të ardhur prej kozmosi dhe civilizimet tjera planetare. Edhe pse kjo hipotezë tejet atraktive dhe me mjaft dëshmi bindëse materiale-logjike, përveç jehonës së madhe publicistike që kishte bërë në opinion, kategorikisht është refuzuar nga shkenca e jonë oficiale.
Pavarësisht se në fillim ishte e mohuar zyrtarisht, në mbrojtjen e mundshme të kësaj teorie fantastike, më vonë, Denikenit, filluan t'i bashkëngjiten edhe shumë shkencëtarë tjerë me reputacion botëror, sikurse, bie fjala: amerikani Jozef F. Blumrih - udhëheqësi i Departamentit për projektime raketore të NASA-s dhe autor i shumë veprave shkencore nga kjo lëmi, më pas, ekzobiologu Kar Sagan, në Rusi, tre shkencëtarë me nam: Ralino Agrest, Vladimir Ivanoviq - Avinski dhe Aleksandar Gorbovski, paleontologu meksikan Montez, anglezi Johanes fon Batler, anëtar i Shoqatës mbretërore astronomike të Londrës, hulumtuesi francez Robert Sharu, e shumë tjerë.
Edhe pse, teoritë dhe dyshimet e këtyre shkencëtarëve në këtë drejtim, për ne do të ishin vërtet interesante, të ndalemi në vazhdim në një mister të ndalemi në vazhdim në një mister ende të pazbuluar të kohës sonë, e cila, pa dyshim, do ta pasuronte hipotezën mbi mundësinë e ekzistimit të qenieve të gjalla dhe inteligjente edhe në hapësirat tjera kozmike.

Porosia misterioze

Të shkojmë në Paris, disa vite më parë!
Ishte ditë e martë e 3 qershorit të vitit 1971. Diku rreth orës tetë të mëngjesit, shumica e francezëve kanë qenë pranë radio dhe TV aparateve të tyre dhe me vëmendje të madhe përcillnin transmetimin e drejtpërdrejtë të aterrimin të anijes kozmike "APOLO 15", në truallin e Hënës. Duke ju falënderuar organizimit dhe bashkëpunimit të mirë me NASA-n, Radiotelevizioni Francez, përmes ndërmjetësimit nga baza e kontrollit të fluturimeve kozmike në Hjuston, transmetonte drejtpërdrejt edhe kontaktin në mes të Hjustonit dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes kozmike "APOLO 15", që për herë të parë atëbotë shkelnin në truallin e hapësirës së Hënës.
Atëbotë, në kabinën e transmetimit të Radiotelevizionit Francez, ishin prezent dy ekspertë kozmik që i komentonin fjalët e astronautit Vordena me bazën komanduese të Hjustonit. Bisedat e fillimit nuk ishin aq interesante. Ato kryesisht përmbaheshin nga raportimet e kozmonautëve, për gjendjen e pajisjeve teknike të Anies kozmike:
"Apolo 15". - Çdo gjë funksionon O.K. Aterrimi kryhet sipas planit...
Kontrolli: - Kini kujdes në instrumentet dhe pajisjet...
Ky dialog që ndiqej edhe drejtpëdrejtë përmes transmetimit, papritmas ndërpritet nga një zhurmë, e më pas mbretëroi një heshtje. Pas një kohe të shkurtë, sërish dëgjohet zëri i astronautit Vorden:
"Apolo 15": - Alo, alo... çfarë po ndodh me lidhjet... Çka janë këto pengesa?... Nuk kishte dyshim se radio-lidhja në mes të anijes kozmike "APOLO 15" dhe bazës kontrolluese në Hjuston ishte ndërprerë për shkak të pengesave të pazakonshme që ishin paraqitur papritmas. Befasia më e madhe ishte se, shkaktar i këtre pengesave nuk kanë qenë defektet në pajisjet teknike. Të gjitha instrumentet komunikuese funksiononin si është më së miri.
Pra, nga e kishin prejardhjen këto pengesa? Nga cili faktor ishin shkaktuar.
Ngjarja e ndodhur habiti pa masë si ekspertët në Hjuston, ashtu edhe astronautët e anijes kozmike. Por.. jo vetëm ata.. edhe miliona dëgjues dhe shikues francezë që në atë moment drejtpërdrejt përcillnin në radiot dhe TV aparatet e tyre këtë transmetim.
Pas heshtjes së shurdhër, më pas, u dëgjua një shushurimë në formë fishkëllime e njëjtë, sikurse në radio-aparat i zgjedhim stacionet. Sërish një heshtje e shkurtë, dhe pas pak një zë i qartë, por i pakuptueshëm mashkulli: - Lama rabi alardi dini endavur esa kunis alim!...
Specialisti i Radiotelevizionit francez për astronautikë, që ishte në rolin e kumtuesit, e pyet përkthyesin e gjuhës angleze se çka do të thotë kjo fjali. Por, edhe ai ishte i habitur dhe përgjigjej:
- Nuk kuptoj asnjë fjalë!
- Si?
- Nuk kuptoj atë gjuhë, sidoqoftë, ta kthejmë shiritin e magnetofonit pas... Dhe e kthejnë shiritin. Sërish në të dëgjohet zëri i qartë i mashkullit me porosinë e pakuptimtë: Lama rabi alardi dini endavur esa kunis alim!...
- Çfarë thotë? - përsëri specialisti astronautikës e pyet përkthyesin.
- Nuk di! Vërtet, nuk kuptoj asnjë fjalë nga kjo fjali.
Më pas, në transmetim përsëri dëgjohet si më parë, i qartë zëri i astronautit Vorden nga anija kozmike "APOLO 15".
"Apolo 15": Përsëritni edhe një herë, asgjë nuk kam kuptuar!
Kontrolli: Në rregull... Dakord, të vazhdojmë më tej. Pas disa minutave, Hjustoni, pa paralajmërim paraprak, e shkyç, nga transmetimi i drejtpërdrejtë Radiotelevizionin francez.
- Çfarë ka ndodhur? - pyet i befasuar komentuesi, shërbimin teknik.
- Jemi të shkyçur nga transmetimi i drejtpërdrejtë - ishte përgjigjja e prerë e teknikut kryesor.
- Të provojmë edhe një herë ta vëmë lidhjen! Të gjitha tentimet për t'u kyçur sërish në transmetim ishin të kota. Radiotelevizioni francez, atë ditë s'ka pasur më mundësi të vazhdojë me transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij spektakli.
Pse?
Shikuesit dhe dëgjuesit e shumtë francez, të pamësuar me këso ndërprerje të papërgjegjshme, nga njëra anë, si dhe të sfiduar nga përmbajtja misterioze e porosisë që e kishin dëgjuar, filluan me të madhe të kërkojnë sqarime me telefon nga kompetentët e Radiotelevizionit. Por, shumë shpejt edhe lidhjet telefonike me këtë shtëpi radiodifuzeve ishin të shkyçura në tërësi.
Kjo edhe më tepër i bërë të dyshimtë shikuesit dhe dëgjuesit francez. Me dhjetëra gazetar dhe reporterë iu vërsulën zyrave të kësaj shtëpie, në kërkim të sqarimit meritor për atë se çfarë kishte ndodhur.
- Ndërprerja ka ndodhur për shkaqe të disa pengesave teknike në lidhje direkte në mes Hjustonit dhe Parisit, - ishte arsyetimi i teknikut përgjegjës të Radiotelevizionit francez.
Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë përgjigje. Kërkuan që të bisedojnë drejtpërdrejtë me specialistin për astronautikë dhe përkthyesin, të cilët e komentonin bisedën në mes të anijes kozmike "Apolo 15" dhe bazës kontrolluse në Hjuston.
Përgjigja ishte e prerë:
- Ata nuk janë më në studio.
- Ku kanë shkuar?
- Nuk kemi dijeni!
- A mund ta dëgjojmë kasetën ku është e incizuar biseda në mes të anijes kozmike "Apolo 15" dhe kontrollit të fluturimit në Hjuston.
- Jo! Nuk dimë se ku është kaseta e magnetofonit!
- Si ishte fjalia, të cilën përkthyesi nuk qe në gjendje ta përkthejë?
- Nuk dimë se për çfarë fjalie e keni fjalën!
Me kaq, e tërë biseda me gazetarët që i ishin vërsulur zyrave të Radioteleviozionit francez kishte mbaruar. Por, të pakënaqur dhe të nxituar edhe më tepër nga kureshtja, gazetarët filluan të hulumtojnë më tej.
Është tejet indikative se, pas transmetimit të drejtpërdrejt, as specialisti i astronautikës dhe as përkthyesi i tij që kanë qenë në komentim të drejtpërdrejtë të kësaj ngjarje të rëndësishme, nuk dinin më asgjë për këtë fjali misterioze, duke deklaruar kategorikisht se as që e kishin dëgjuar ndonjëherë.
Nuk ka dyshim! NASA me të gjitha veprimet e veta kishte bërë çmos që kjo e vërtetë të mos depërtojë në opinionin e gjerë. Por, PSE? Pse askush më në këtë qendër radiotelevizive, nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur në ditën e transmetimit? Kush e kishte thënë atë fjali misterioze dhe cila mund të jetë domethënie e saj? Si ka mundur që aq shpejtë të zhduket kaseta e incizuar e magnetofonit?
Dyshime dhe vetëm dyshime?!
"Majeri" sensacional
Sigurisht që për ata që kanë urdhëruar zhdukjen e gjurmëve të kësaj fjalie misterioze, befasia më e madhe ju ndodhi të nesërmen. Hulumtuesi dhe publicisti i njohur francez Alen Ajesh, në gazetën e vetë "Majer", boton artikullin bombastik me titull: "Emisioni me prejardhje të panjohur" Alashi, në realitet, ishte i vetmi njeri, i cili tërë këtë transmetim e drejtpëdrejtë nga radioja e kishte incizuar në kasetën e vet të magnetofonit. Po ashtu në këtë incizim, Aleshi e kishte të regjistruar edhe fjalinë enigmatike nga deklaruesi misterioz. "Lama rabi alardi dini endavur esa kunis alim".
Këtë incizim të vetin, ai diti ta përdorënë mënyrën më sensacionale. E kishte të botuar në faqen e parë të gazetës së vet dhe nën tekstin bazë, me germa të markuara dukshëm parashtronte pyetjen:
"Pse askush nuk e komenton porosinë misterioze nga Hëna? + Dhjetë fjalë që kishin shkaktuar panik të madhe në tokë? + Kjo është ndoshta dëshmi se në univers ekzistojnë edhe civilizime të tjera? + Çfarë ka dashur NASA të fshehë?..."
Edhe përpos shumë supozimeve dhe konstatimeve të dhëna në këtë artikull nga ana e këtij hulumtuesi dhe publicistit të njohur francez, përgjigje adekuate dhe më meritore në këto dyshime, ndoshta edhe nuk do të ketë kurrë. Ato i ruan NASA e gjithëfuqishme dhe vështirë mund të thuhet se këto dikur do t'i prezanton opinionit të gjerë.
Andaj, ne t'i kthehemi përmbajtjes së fjalisë misterioze e thënë nga folësi i panjohur: "Lama rabi alardi dini endavur esa kunis alim" Çka nënkuptonte dhe si do të ishte përkthyer kjo fjali?
Të nisemi nga fjala e parë e fjalisë, "lama". Çka do të thotë ajo? Ky nocion, nuk mund të haset në asnjë fond linguistik të gjuhëve që fliten në botë. Por, hulumtuesit e gjuhëve të vjetra konstatojnë se në BIBËL, sipas Mateut, është regjistruar se Jezu Krishti, i gozhduar në kryq, nga tërësia e fjalisë që e tha në atë moment, "Eli, eli, lama azavtani", ("Zoti im, pse më ke braktisur"), kishte përdorur pikërisht këtë fjalë "lama", që në përkthim nga gjuha e vjetër hebreje nënkupton: "i sertë", "i ashpër", "rigoroz".
Edhe fjala "rabi" e ka domethënien e vet adekuate në gjuhën e hebraishtes së vjetës dhe do të thotë "mësues", "mjeshtër", "predikues". Nëse nisemi nga këto supozime për dy fjalë të para të fjalisë tonë misterioze, atëherë në përkthim do ta kemi kuptimin "Mjeshtri i sertë", ose "mësuesi rigoroz".
Duke hulumtuar më tej edhe në deshifrimin e domethënies së fjalëve tjera, hulumtuesit francez kanë arritur në përfundim se fjala "dini", mund të nënkuptojë "ligjin", "endavur" - të punosh, ndërsa fjalët tjera të fjalisë "alardi, esa, kunis i alim", mendohet se nuk mund të përkthehen nga asnjë gjuhë e njohur botërore.
Siç po vërejmë, befasia nuk qëndron vetëm në domethënin e fjalisë së shqiptuar misterioze, por vetvetiu na parashtrohet edhe pyetja tjetër e radhës: Kush e ka thënë atë?! Nga toka, sigurisht se nuk është thënë kjo fjali? Nga ka ardhur, ajo?!
Hulumtuesi dhe shkrimtari i famshëm francez Robert Sharu, i cili deri më tani ka të botuar 6 libra me tema nga e kaluara misterioze e racës njerëzore, të cilat në Francë konsiderohen si "bestseller", në to, ai e kishte parashtruar edhe teorinë e vet origjinale për këtë ngjarje.
- A nuk mund të jetë kjo fjali e fshehtë dhe enigmatike" Lama ribi alardi dini endavur esa kunis alim" - pyetet Robert Sharu - një apel qëllim mirë, bërë nga civilizimet inteligjente të hapësirës kozmike, përmes së cilës kërkohet mirëkuptimi në mes njerëzve dhe kthimi i tyre kah mësimet e vërtetë të "mësuesve rigoroz" (parimor). Atyre që mësojnë në njohjen e ligjeve të energjisë, dhe ligjshmërive të tjera që vlejnë dhe veprojnë me një harmoni të përsosur në Universin e pafund dhe ende të panjohura sa duhet?!
Ndoshta në këtë pyetje, përgjigjen më të saktë do të jepnin ekspertët e bazës kozmike ndërplanetare të NASA-së në Hjuston? Por ata heshtin!...
Mos vallë vërtetë nuk kanë se çfarë të thonë?!...

Adnan Abrashi

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante por kjo tem me futi tashme ne mendime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons