RILINDËSIT TANË : GJUHA SHQIPE - GJUHË PERËNDIE
“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”, thoshte rilindësi ynë Filip Shiroka.
“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”, thotë gjuhëtari me famë botërore Holger Petersen.
Kurse për Mit’hat Frashërin: “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha Shqipe”.
Gjuhëtari ynë i madh Eqrem Çabej shton:
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”.
“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”.
“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”.
“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”.
E për poetin Gjovalin Shkurtaj: “Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”.
“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”, thotë një mendimtar i lashtë.
Një proverb latin na mëson: “Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”!
Gjuhëtari e filosofi Heidegger shton: “Gjuha është një institucion mbi të gjitha institucionet”.
Rilindësit tanë gjuhën shqipe e bekonin dhe e çmonin si "Gjuhë Perëndie".
Prandaj, ta mësojmë GJUHËN SHQIPE!