Për herë të parë në historinë e teknologjisë, ndoshta dhe të shkencës në nivel botërorë, shkencëtarë Amerikanë mundën të dërgojnë gjatë një eksperimenti të tyre mesazhe me anë të përdorimit të rrezeve të neutrinove, grimca të cilat nuk kanë thuajse aspak masë dhe udhëtojnë me shpejtësinë e dritës (sipas shumë shkencëtarëve, ndoshta dhe pak më shpejtë se shpejtësia e dritës, duke vënë theksin dhe na rikujtuar eksperimentin e Opera të CERN-it, i cili për pak gati përmbysi gjithë ligjet e fizikës).
Mesazhi udhëtoi nëpërmjet një…
vëllimi guri me dimensione prej 240 metrash dhe përbëhej nga fjala e vetme “netutrino”.
“Duke përdorur neutrinia, do të mund të komunikonim me dy vende të ndryshme të botës, në çdo kah të kundër qofshin ato, pa qenë e nevojshme ndihma e satelitëve apo e kabllove”, deklaruan hulumtuesit e Universiteteve të Rochester të New York-t dhe të Karolinës së Veriut, me udhëheqës profesorin Dasn Stansil, si dhe publikuan studimin e tyre në revistën shkencore “Modern Physics Letters A”.
Sot, komunikacionet më të shumta (radiofonike, televizive, celulare etj) realizohen nëpërmjet dërgimit dhe marrjes së valëve elektromagnetike, të cilat nuk mund të tejkalojnë lehtë çdo pengesë materiale, qofshin këto male, detëra, oqeane, apo çfarëdo lloj pengese tjetër e ngurtë apo të lëngshme. Por, ajo çka për shkencëtarët përbën “mrekulli”, është se neutriniat tejkalojnë lehtë Planetë të tërë pa asnjë problem, pasi falë ngarkesës neutrale elektrike dhe të masës zero që ato kanë, nuk ndikohen nga fusha magnetike dhe materia që ato përballin, kështu lëvizja e tyre kryhet lehtë dhe pa pengesa./albobserver/