Danimarkë: shqiptari arrestohet, provokoi me laser një helikopter
jë 17 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Danimarkë është arrestuar nga policia daneze, pasi që kishte irituar dhe penguar me laser një helikopter të emergjencës në qytetin Uest Nju Zeeland.
Piloti ka theksuar se ishte bllokuar dhe verbëruar për disa sekonda pasi që në sytë e tij kishin shpërthyer rreze të rrezikshme të një laseri “Laser Pointer”.
Piloti menjëherë ka informuar policinë duke dhënë adresën e saktë se nga vinte laseri.
Policia menjëherë ka rënë në gjurmë të djaloshit, duke e ndaluar ate, i cili më pas ka pranuar se rreth orës 21.45 kishte lëshuar laserin nga ballkoni i shtëpisë në drejtim të helikopterit ushtarak. Pas bisedës informative, policia daneze ka lënë të lirë të riun shqiptar, me urdhër për tu paraqitur pranë organeve të rendit.