Forumi Kuq E Zi
Borxhi i qeverisë, çdo shqiptari i takojnë 2 500 USD Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Borxhi i qeverisë, çdo shqiptari i takojnë 2 500 USD Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Borxhi i qeverisë, çdo shqiptari i takojnë 2 500 USD Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Borxhi i qeverisë, çdo shqiptari i takojnë 2 500 USD Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Borxhi i qeverisë, çdo shqiptari i takojnë 2 500 USD Guvernatori-i-Bankes-se-Shqiperise-Ardian-Fullani-dhe-ministri-i-Financave-Ridvan-Bode-300x185Emirjon Senja

Shqiptarët do të duhet të shlyejnë një borxh prej 772.5 miliardë lekësh përgjatë viteve të ardhshme. Ministria e Financave ka publikuar sëfundmi treguesit e Borxhit Publik për vitin e shkuar, i cili mësohet të jetë rritur sërish krahasuar me vitin 2010. Në shifra të tjera, përllogaritet që me shifrat aktuale, çdo shqiptar të ketë detyrimin për të shlyer një borxh prej rreth 2 500 dollarë. Shuma në fjalë del nga përpjesëtimi i borxhit total me numrin e popullsisë së dalë nga Censusi i fundit.

Referuar shifrave, rritja nominale krahasuar me vitin e kaluar është rreth 57 miliardë lekë. Gjatë vitit 2011, çdo shqiptari iu ngarkua një borxh prej 201 dollarë krahas atij që kishte trashëguar.

Ministria e Financave deklaron se Borxhi Publik mbetet në 58.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2009, Borxhi Publik ishte 682.5 miliardë lekë, në vitin 2010 ai shkoi në 715.5 miliardë lekë për të arritur në 772.5 miliardë lekë në fund të vitit 2011.

Nga e gjithë kjo shumë, rreth 438.6 miliardë lekë janë borxh i marrë nga qeveria në tregun vendas prej bankave dhe individëve, kurse 333.7 miliardë lekë është borxh i jashtëm. Referuar këtyre treguesve, ministri i Financave Ridvan Bode do të deklaronte tri ditë më parë, menjëherë pas alarmit të dhënë nga Banka Botërore për nivelin e Borxhit Publike, se ai nuk përbënte rrezik për vendin. Indermit Gill, krye ekonomisti për Evropën dhe Azisë Qendrore pranë BB-së, deklaroi javën e kaluar se niveli i borxhit të Shqipërisë është problematik dhe duhet të ulet të paktën në nivelin e 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.



Interesat

Shqipëria ka paguar shumën më të madhe të interesave gjatë vitit të shkuar. Ministria e Financave deklaron se deri në fund të dhjetorit 2011, vendi ka shlyer gjithsej 41.1 miliardë lekë interesa. Nga ana tjetër, Shqipëria ka paguar edhe një shumë të konsiderueshme parash nga principali i borxhit të marrë jashtë, e cila përllogaritet në rreth 7.6 miliardë lekë. Në total, kosto e shërbimit të borxhit (principal plus interesa) i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 48.7 miliardë lekë. E thenë ndryshe, çdo shqiptar ka paguar 172 dollarë interesa gjatë vitit të shkuar.

Pagesat e principalit janë rritur me 1.1 miliardë lekë krahasuar me vitin 2010. Megjithatë, ecuria në tregun e brendshëm i ka ardhur në ndihmë qeverisë. Kjo, pasi shpenzimet për interesat e borxhit të brendshëm ishin më të ulta krahasuar me vitin paraardhës për shkak të interesave më të ulta për borxhin e marrë në 2010-ën. Bëhet fjalë kryesisht për bonot me afat maturimi një vjeçar të shitura përgjatë vitit 2010. Përkundër kësaj, shpenzimet për borxhin e jashtëm kanë qenë më të larta në 2011-ën krahasuar me vitin paraardhës. “Veçanërisht me rritje rezultuan shpenzimet për pagesat e principalit, të cilat u rritën rreth 17 për qind, si rezultat i rritjes së numrit të kredive që janë futur në periudhën e shlyerjes së principalit”, – shpjegon Ministria e Financave. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, kosto e shërbimit të borxhit (3.71 %) ka filluar të ulet, pas maksimumit të kapur përgjatë vitit të shkuar (3.86 %).



Ecuria e Borxhi Publik

2009

682.5 mld lekë

59.3 % e PBB-së

2010

715.3 mld lekë

57.8 % e PBB-së

2011

772.5 mld lekë

58.7 % e PBB-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons