ATHINE - Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, pas një alarmi të dhënë sot në mëngjes nga oficerët e repartit ushtarak 112 në Elefsina, në Athinë
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, ushtarët roje të bazës panë një person civil brenda repartit dhe e kanë ndaluar.
Menjëherë u dha alarmi dhe forca të shumta ushtarake rrethuan civilin, i cili pas hetimeve të para rezultoi se ishte një shtetas shqiptar.
Policia e Athinës po kryen veprimet për zbardhjen e arsyeve që çuan këtë person të futet brenda një reparti ushtarak.
Reparti ushtarak 112 në Elefsina, Athinë, është një bazë ajrore luftarake greke.
balkanweb