Më 2 gusht të vitit 1939 shkencëtari Albert Enistein nënshkruan një letër drejtuar presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt. Ajo do të konsiderohet një nga letrat më të rëndësishme të shekullit të XX e shënoi fillimin e një epoke të re për historinë e njerëzimit, e njohur si “era atomike”.
“ Zotëri
Si rezultat i disa punimeve të fundit të E. Fermi (fizikant Italian) e L. Szilard (fizikant hungarez), të ardhura tek unë në dorëshkrim, më cojnë në konkluzionin se elementi uran mund të transformohet në një të ardhme të shpejtë në një burim të rëndësishëm energjie … Gjatë katër muajve të fundit falë punës së Joliot në Francë, e Fermi e Szilard në Amerikë është bërë e mundur të krijohet një reaksion nuklear në zinxhir tek një masë e madhe urani … ky fenomen i ri mund të cojë në krijimin e bombave ekstremisht të fuqishme , të një lloji të paparë deri më sot. Një bomb e tillë e transportuar me anë të detit dhe e shpërthyer në një port është e aftë të shkatërrojë jo vetëm portin por dhe gjithë territorin përreth . Këto bomba do jenë mjaft të rënda për t’u transportuar me avion….”
Do të kalonin plot gjashtë vjet dhe e gjithë Bota do të njihej me pasojat dramatike të përmbatjes së kësaj letre . Më 6 e 9 gusht të vitit 1945 qytetetHiroshimaeNagasakitë Japonisë, do të mbuloheshin nga flakët shpërthyese të dy bombave atomike. Këto dy ditë do të njihen si ditët e zeza të historisë humane e kjo ngjarje si një nga më katastrofiket që mëndja humane diti të pjellë. Që nga ky moment e deri sa të vdesë shkencëtari i madh Albert Einstein nuk do të lodhet së thëni se … “Po ta dija nuk do ta kisha nënshkruar kurrë atë letër “ .
“ Unë nuk konsiderohem babai i energjisë atomike . Roli im në këtë fushë qe shumë indirekt. Nuk kisha parashikuar se gjatë jetës sime mund të arrihej të prodhohej energjia atomike. Kjo gjë u bë një fakt praktik falë zbulimit rastësor të reaksionit zinxhir, gjë që unë nuk mund ta parashikoja… shkruan Alber Einstein ne bibliografinë e tij “ Mendime të viteve të vështira”
… Kjo u zbulua nga Otto Hahn (kimist e fizikant gjerman) në Berlin, e as ai vetë nuk arrit të kuptojë atë ckakishzbuluar. Qe Lise Meitner (fizikante austriake) ajo që i dha interpretimin korrekt e që pas largimit nga Gjermania i beson informacionet e saj Niels Bohr (fizikant e matematicien danez)….”
Para se të arrijmë në atë epilog tragjik të gushtit të 1945 historia e krijimit të bombës atomike lidhet me vite e vite të tëra kërkimesh e studimesh internacionale. Qysh në vitet ’30 qe zbuluar se energjia e cliruar nga bombardimi e copëtimi i atomit qe fuqimisht mjaft e madhe. Në atë epokë asnjë nga studiuesit më të afirmuar nuk qenë të aftë të përcaktonin atë cka mund të sillte ky proces. Madje Ernest Rutherford (1871-1937) kimist e fizikant nga Zelanda e re, i konsideruar babai i fizikës nukleare qe plotësisht i bindur se njeriu nuk do të arrintë kurrë të përdorte energjinë e atomit. Qe teoricieni e fizikanti hungarez si dhe një nga nxënësit e Albert Einstein në Universitetin e Berlinit, Leo Szilard, i pari që me intuitën e tij kuptoi se clirimi i energjisë nga atomi qe vecse një cështje kohe e se ky zbulim do t’i krijonte probleme jo të vogla njerëzimit. Gjatë këtyre viteve liria absolute e shkencës eksperimentale dhe e kërkimeve shkencore ishte konsideruar si një fitore e epokës moderne e pothuajse në tërë Europën studiues me emër kishin krijuar laboratorë të shumtë shkencor. Në Itali fizikanti Enrico Fermi, i cili më 1926 vetëm 25 vjec kish arritur të hynte në katedrën e teorisë së Fizikës pranë Universitetit të Romës, së bashku me grupin e tij kish vite që punonte në laboratorët e Institutit të Fizikës. Ai qe i pari që arriti të ndajë atomin e uranit , element që më pas do të hynte si një përbërës bazë i Bombës atomike. Qenë vitet kur Rajhu i Tretë e Nazismi po forcohej cdo ditë e më shumë në Europë. Qysh nga fundi i ‘800 e deri më 1933 Gjermania qe qëndra Botërore e shkencës me fizikantët e radiokimistët nga më të mirët që ekzistonin. Politika e saj militare e antisemitiste nuk kurseu as komunitetitin shkencor. Mjaft studiues braktisën postet pranë Universiteteve Gjermane e u larguan drejt SHBA, Anglisë e Francës. Projektet për ndërtimin e Bombës Atomike për të cilët kishin punuar deri në atë moment tashmë qenë në duart e Hitlerit e mund të ishin një rrezik vdekjeprurës për tërë njerëzimin. Kjo qe arsyeja që një grup studiuesish të emigruar në SHBA me në krye Fermin e Szilard bindën Albert Eistein, emri e fama e të cilit do të ndihmonte në seriozitetin e projektit, të nënshkruante në emër të tyre një letër drejtuar presidentit të Amerikës Franklin D. Roosevelt. Në këtë letër ata informonin se nazistët mund të ndërtonin Bombën Atomike e kërkonin jo vetëm mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj studimeve mbi energjinë nukleare, por dhe ndalimin e shitjes së uranit Gjermanisë. Kjo e fundit në fakt kishte krijuar Uranverein ose më mirë Klubi i Uranit. Tashmë qe një luftë kundër kohës kush arrinte më parë gjermanët apo grupi i shkëncëtarëve të emigruar në Amerikë. Më 6 dhjetor të vitit 1941, pikërisht një ditë para bombardimit japonez të Pearl Arbor, Roosevelt për ta bërë më operativ këtë plan krijon një komitet me studiues e ushtarak. 8 muaj më vonë këtë projekt e merr në dorë ushtria amerikane e cila e quan Projekti Manhatan , në krye të të cilit qe inxhinieri ushtarak që kish drejtuar dhe punimet për ndërtimin e Pentagonit, Leslie Groves. Në qytezën-laborator të Los Alamos ( New Mexico) shkencëtarët me në krye Robert Oppenheimer (fizikant amerikanë me origjinë hebreje) u vunë në punë për ndërtimin e Bombës Atomike. Më dhjetor të vitit në Chicago 1942 Enrico Fermi realizon reaksionin zinxhir të kontrolluar në baterinë e tij me uran. Bomba tashmë ishte e paevitueshme. I vetmi mister qe fuqia që ajo do të mund të lëshonte. Dikush mendonte se do të ishte e barabartë me 600 tonë eksploziv, të tjerë me 2000 tonë, ngelej vec të provohej. Pas vdekjes së Rooseveltqe Harry Truman vazhduesi i Projektit Manhatan. I pari eksperiment nuklear (Trinity test) u realizua më16 korrik të vitit 1945 në shkretëtirën e New Mexico. Fuqia shkatërruese e Bombës Atomike qe më e madhe se sa ish parashikuar, e barabartë me 18000 (18kiloton) eksploziv. Një ekzemplar i tillë mund t’i jepte fund jo vetëm konfliktit të Luftës së Dytë Botërore por dhe gjithë njerëzimit. Një presion indirekt në përdorimin e kësaj bombe luajti dhe opinioni publik amerikan, i cili i lodhur nga katër vite luftë kërkonte një fitore të menjëhershme e definitive. Gjithashtu në sfondin politik përdorimi i kësaj arme do të ishte një mesazh i qartë për Bashkimin Sovjetik , i cili do ta kuptonte se pas mbarimit të luftës , fuqia dominuese Botërore do të ishte SHBA.
Më 6 gusht të vitit 1945 në ora 8. 15 min Boing -29 i quajtur Enola Gay nën udhëheqjen e komandatit Tibbets lëshon mbi qytetin japonez Hiroshima të parën Bombë atomike të përdorur në Historinë e njerëzimit. Bomba me uran apo“Little Boy” sic e quajtën ushtarakët këtë armë, gjatë impaktit me tokën u transformua në një kërpudhë gjigande që cante qiellin , në një ciklon zjarri, në një shkëndijë super të fuqishme drite e cila zhduku cdo formë jetë në një rreze prej 800 metra nga epiqendra e rënies. Tom Feberee shtypësi i pulsantit që lejoi lëshimin e Bombës atomike mbi tokën japoneze e kujton kështu këtë moment “…Mu duk sikur dielli papritur ra mbi tokë , e u ringrit. O zot cfarë bëmë…” . Mbi pothuajse 100 000 të vdekur e një qytet i tërë i kthyer në hi. Në ora 20,45 të datës 6 gusht 1945 në komunikatën e agjensisë ANSA do të thuhej : ” Presidenti Truman lajmëroi sot se 16 orë më parë avionët amerikanë hodhën mbi bazën e Hiroshimës tipin më të madh të bombës të përdorur deri tashmë në luftë, bomba atomike, më e fuqishme se 20 mijë tonë eksploziv.Truman tha: Me këtë bombë tashmë ne kemi fituar një forcë të madhe shkatërruese , që do të shërbejë për të rritur fuqinë e forcave ushtarake. Tashmë jemi duke prodhuar bomba të këtij tipi e akoma më të fuqishme dot’i prodhojmë në të ardhmen.”
Më 9 gusht 1945 një avion amerikan B-29 Bockscar i udhëhequr nga komandanti Charles Sëeeney lëshoi mbi qytetin japonez Nagasaki bombën atomike me element bazë plutonin , të quajtur “Fat man” e me fuqi akoma më të madhe se Little Boy (bomba prej urani), fuqi që arrinte mbi 22 kiloton. Akoma mbi 100 mijë të vdekur e një qytet i kthyer në shkretëtirë. Më 15 gusht ora lokale16.00 Imperatori japonez Hiro Hito deklaroi kapitullimin e Japonisë. Dhimbje, tragjedi, lot , poshtërim por dhe një lirshmëri se inkubi i bombës atomike kishte marrë fund.
Përdorimi i kësaj arme ndryshoi radikalisht mënyrën e të bërit luftë e prospektivat e ardhshme të jetës njerëzore. Sigurimi e paqja u bllokua nga raporti i forcës në fushën ekonomike e ushtarake gjë që kushtëzohej tashmë nga mundësitë që cdo shtet kish për përdorimin e një instrumenti të tillë vdekjeje. Ja përse shkencëtari i madh Albert Einstein deri sa të vdesë nuk harroi se qe nënshkruesi i letrës drejtuar presidentit Roosevelt më 2 gusht 1939. Ky qe një nga shkaqet që më 1955 pak para se të vdiste, në bashkëpunim me filozofin anglez Bertrand Russell të konceptojë një manifest për të sensibilizuar shkencëtarët në të gjithë Botën, përsa i përket rrezikut të një Lufte Nukleare…”Në situatën tragjike në të cilën gjendet njerëzimi, mendojmë se shkencëtarët duhet të mblidhen për të vlerësuar rreziqet që vijnë si rezultat i zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë… Sot mund të ndërtohet një Bombë 2500 herë më e fuqishme se ajo e Hiroshimës … një luftë me Bombe H mund të shënoi fundin e racës njerëzore… Apelojmë si qënie njerëzore ndaj qënieve njerëzore , kujtoni humanizmin tuaj e harroni cdo gjë tjetër…”