Ajo ishte një formulë e thjeshtë matematikore që ndryshoi botën përgjithmonë dhe transformoi mënyrën se si e kuptojmë ne universin. Tani shënimi origjinal i Albert Ajnshtajn për formulën E-MC2 ka dalë online për herë të parë.
Koleksioni gjigand i dokumenteve të tij ka nisur të postohet në internet. Dokumentet i ishin dorëzuar Universiteti Hebre të Jeruzalemit, që ka nisur t’i publikojë ato. Kjo ishte faza e parë e hedhjes së dokumenteve.
Mes tyre ka dokumente personale si njoftimi i martesës, një letër në të cilën ai propozon një zgjidhje për konflikti arabo- izraelit si dhe një shënim shumë të lezetshëm nga një vajzë 6 vjeçare, e cila i thotë Ajnshtajnit të shkurtojë flokët sepse do ngjajë më mirë.