Në dimrin më të nxehtë politikisht gjatë 12 viteve të fundit në Rusi, me mijëra njerëz janë duke demonstruar kundër kryeministrit Vladimir Putin, duke përdorur satirën në teatër, radio apo internet.
Një spektakël i vërtetë erotik është ai që po lançohet nën nismën "Putin dhe AntiPutin".
Në kuadrin e tij, duket se është edhe e ashtuquajtura reklamë në rrjetet shoqërore të internetit, me një Putin lakuriq dhe trupmadh.
"Dëshironi ta njihni Putin më nga afër? Çfarë doni të dini? Ta prekni?”, shkruhet në broshurën e shpërndarë për të.
Përdoruesit e internetit dhe blogerët tashmë janë duke pyetur veten nëse shfaqja është një satirë e pastër politike, apo "një tjetër mashtrim" nga mbështetësit e Kryeministrit, të cilët në të kaluarën janë fokusuar mbi seksin për të promovuar liderin e tyre.
Një tjetër hipotezë, sugjerojnë disa nga Facebook, është edh fakti se muzeu i artit erotik në Moskë, thjesht po synon që të vërë në dukje polarizimin në rritje të skenës politike në Moskë, mes të ashtuquajturve putinianë dhe anti-putinianë. /fb/