A u zbulua vërtet varri i Jezu Krishtit?
Duke përdoru një kemerë me telekomandë e cila është e lidhur me një krahë roboti, arkeologët kanë arritur të zbulojnë një sërë qivuresh që i përkasin shekullit të parë pas erës së re, nën një kullë në Jerusalem.
Sipas Britanikes, Daily Mail, në kapakun e një qivuri, të cilët janë ndërtuar me gur gëlqerorë, është skalitur një shkrim i lashtë në gjuhën e vjetër greke, ku sipas përkthimit të bërë nga gjuhëtarët, rezulton: “: “Θεϊκέ Ιεχωβά, αναστήσου, αναστήσου”. Shqip: “Perëndi Jehova, ringjallu, ringjallu”.
Këto mbishkrime të lashtë, vërtet mbështesin akoma më shumë tezën se aty pranë ndodhet varri i vërtet i Jezu Krishtit, pasi sipas shumë zërave të dy varret aty pranë janë pjesë e një kompleksi që i përkiste pasurisë së Jozefit nga Arimatea, i cili sipas Ungjijve mori përsipër varrimin e Jezusit.
Por ajo çka duhet theksuar, është fakti se për më shumës se 30-vjet ekziston në konflikt i madh për rajonin përkatës, pasi në vendin në fjalë, janë kryer me dhjetëra herë gërmime dhe janë gjetur shumë varre të cilat mbanin emrat e familjes së Jezu Krishtit.
Këto zbulime ishin bërë gjatë viteve 80-të, por në atë kohe rezultuan shumë kundërshtime dhe dyshime nga ana e Ortodoksëve Hebrenj, të cilët shqetësoheshin për ruajtjen dhe kujdesen e Tokës së Shenjtë, nga këto zbulime.
Kështu, vendi u shemb dhe mbi të u ndërtua një kullë.
Diku këtu “ngatërrohen” James Tabor, arkeolog i Universitetit të Karolinës dhe producenti i dokumentareve Smicha Jacobovici, të cilët ishin të vendosur të vazhdonin studimin e tyre në rajon. Në 2012-ën, ata morën leje nga qeveria Izraelit, për të kryer gërmime, por me anë të një teknologjie të përparuar dhe jo me mjete rrethanore, siç edhe më parë, kështu ata përdorën një dorë mekanike për të hapur vrima me qëllimin hulumtimin sa më në detaj të saja çka fshihej në nëntokë, e aq më tepër përreth kompleksit të “Varreve të familjes së Jezu Krishtit”.
Varri në fjalë, datohet para viti 70-të, pas erës ë re, pikërisht në atë periudhë kur ndali përdorimi i arkivoleve të këtij lloji në Jerusalem, si pasoj e shkatërrimit të qytetit nga Romakët. Tabor, deklaroi për këtë zbulim: “Ekipi ynë ka një dozë të fortë mëdyshjesh, por faktet ishin pikërisht para syve tanë, duke na detyruar të rishikonim dhe të rigjykonim ato çka ne mendonim më supozimet e mëparshme”.
Kur më 1980-ën, ishte zbuluar, sipas arkeologëve “Varri familjarë i Jezu Krishjtit”, ekzistonte dhe një mbishkrim, i cili thoshte “Jezus, i biri i Jozefit”, por edhe shjumë mbishkrime të tjera të cilat vërtetonin të vërtetën mbi këtë kom pleks varresh.
/fb/