Forumi Kuq E Zi
SEKRETET E VULLNETIT (1) dhe (II) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SEKRETET E VULLNETIT (1) dhe (II) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SEKRETET E VULLNETIT (1) dhe (II) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SEKRETET E VULLNETIT (1) dhe (II) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
SHKURAJIMI

"Fati ynë nuk është jashtë nesh, por brenda nesh: tek vullneti ynë"
Confucio

Dua - duke folur për këtë krizë të vullnetit - të vë në dukje një fenomen të cilin të gjithë, pak a shumë, e takojnë në jetën e tyre: një fenomen depresioni që ushtron në disa periudha të ekzistencës, ndonjëherë tepër të gjata, një ndikim shkatërrues.
Edhe ti do të kesh kaluar të paktën një nga këto periudha të errëta, të zymta, të tmerrshme, gjatë së cilës duket se një ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpërson shumë nervat. Vetëm ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë, që nuk kanë ndër­marrë kurrë asgjë, që kanë ndjekur me pasivitet rutinën e jetës së tyre monotone, të zakonshme, të lehtë, nuk e njohin shkurajimin. Ata që, si ty, përpiqen të shmangen nga automatizimi i karrierës së tyre të vogël, për të krijuar një jetë më të denjë, janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre periudhave të zymta të depresionit moral, sepse, jo të gjitha përpjekjet janë të prirura të realizohen pa kontraste të rënda; e çdo vështirësi me një farë mase, çdo mossukses, çdo rezultat negativ, krijon në vetvete një reagim shkurajimi, që nëse nuk përballohet e mbytet para se të jetë thelluar e zhvilluar - mund të paragjykojë fatkeqësisht tërë të ardhmen. Një nga karakteret më të dëmshme e të rrezikshme të shkurajimit qëndron pikërisht në këtë prirje të tij për t'u zmadhuar, për t'u intensifikuar, për t'u thelluar e për të përmbysur me një goditje të vetme - tërë energjitë e një njeriu: kurajën, vullnetin, shpirtin e besimin në vetvete, besimin në sistemin e vetë nervor.
Përplasjet e jetës krijojnë me mijëra nga këto "kufoma të gjalla". Klinikat janë mbushur me persona të infektuar nga kjo sëmundje, për të cilën janë gjetur - për të pakësuar shqetësimet e të vuajtu­rve - emrat më të ndryshëm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik: por në realitet është gjithmonë e njëjta dhe e vetmja sëmundje: shkurajimi! E jo vetëm klinikat: por bota është plot me fatkeq që zvarriten si nën peshën e një dënimi të pariparueshëm, të një sëmundje të pashërueshme, një fati të keq: me individë që ecin në jetë si hije: të pakënaqur, të nervozuar, gati për t'u nxehur, shkëputur nga realiteti: me një fjalë, të mundur.
Çdo riparim fizik, çdo kurë dietike, çdo terapi mjekësore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi këta të sëmurë nga nervat. Ilaçin, secili e ka brenda vetes; por të pakët, shumë të pakët, janë ata që dinë të arrijnë këtë zbulim e të ndërmarrin kurën që do të mund shëronte; një kurë; me karakter thelbsisht moral.
Flas me bindje të thellë për këtë: unë vet kam pësuar - si të gjithë ata që bëjnë një jetë të ethshme e ripërtërijnë, si mund ta themi çdo ditë, një përpjekje që mund të ketë sukses o mund të dështojë - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa më e madhe e personave që bien në mossukses, nuk i kam lënë kurrë kohë goditjes e mundësisë për të përfunduar në krizë. Shkurajimi, siç kam thënë, është një sëmundje progresive: fillon të shfaqet si një fenomen i izoluar i jetës tonë e arrin, nëse nuk mbytet në kohë, të thithë tërë personalitetin tonë, mendimet tona, botën tonë të brendshme. Sekreti i kurës qëndron në vetëdijen për ta kapur në kohë.
"Unë nuk e kam lejuar kurrë shkurajimin të më sundojë më shumë se një çerek ore - më thoshte një ditë Rockfelleri - Ja përse kam arritur të çaj në situata që kushdo do t'i kishte përcaktuar të dëshpëruara, absurde, të patolerueshme. Nëse i nisur nga asgjë, kam arritur të realizoj punëra që kanë çuditur Amerikën, nuk ka ndodhur vetëm sepse unë jam një punëtor i madh, një inteligjent i madh, o një fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi të gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lënë kurrë veten gjatë në krizë shkurajimi, se kam transformuar, me këmbëngulje e optimizëm, një dështim në një sukses, se kam besuar atje ku të tjerët do të ishin të dëshpëruar. Ky besim në të ardhmen, tek fati në dobinë e përpjekjeve të mija, ka ngulitur në tërë qenien time atë gjurmë dinamizmi, që e ka bërë të pëlqyeshme e interesante për mua, të admirueshme për të tjerët".

MOS BESO NË PARIPARUESHMËRI

Lumturia është "vullnet i kënaqur". Ai që nuk ka arritur, në ndonjë rrethanë të jetës, të realizojë vullnetin e tij e nuk ka ditur të fshijë përshtypjen e pafuqisë që i është krijuar prej kësaj, ai që nuk ka ditur të frenojë në kohë ndjenjën e shkurajimit, është i prirur të mbajë në jetë një peshë që do t'i prishte çdo gëzim.
Mjafton një mossukses për të krijuar një "të falimentuar": kur këtij mossuksesi i ngjitet një krizë e papërcaktuar shkurajimi. Ja, për ty, metoda që duhet të përdorësh në momentet e rënda e të vështira të jetës.
Kur ndjehesh i goditur nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga një mossukses, mos krijo në veten tënde atë paragjykim të tmerrshëm që quhet: pariparueshmeri. Asgjë nuk është e pariparueshme në botë. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonë mund të rifilloje. Mos mendo: unë nuk jam i prirur për të pasur sukses. Të gjithë janë të prirur për të arritur sukses.
Kam parë individë, që kanë çuar me kurajo deri në fund punëra në të cilat kanë qenë penguar nga një kompleks kundërshtimesh të mëdha. Kam njohur njerëz që kanë pasur kurajon të rindërtojnë një jetë të re mbi rrënojat e shkatërrimit moral financiar: njerëz që një ditë kanë vënë re shembjen e tërë fatit të krijuar me durim në dhjetëra vjet sakrificë e punë, e që mëngjesin tjetër kanë ditur të gjejnë në veten e tyre forcën për të rifilluar nga e para: njerëz që dhjetë herë kanë falimentuar në një përpjekje, e në të njëmbëdhjetën kanë arritur suksesin: njerëz që dukeshin të humbur, që në gjykimin e njerëzve të zakonshëm quheshin të dështuar, e që kanë ditur të përmbysin situatën e dëshpëruar.
Mos u shkurajo kurrë. Sado të rënda të jenë rrethanat në të cilat ti përplasesh, sado kritike të jenë kushtet e tua, gjejë në veten tënde forcën për të mos u rrëzuar kurrë. Mbi të gjitha mos u dëshpëro kur je i detyruar të luftosh kundër vështirësive me karakter financiar. Pesëdhjetë përqind e njerëzve aktualisht më të pasur të botës kanë vuajtur në rini - e shpesh edhe në vitet e pjekurisë - nga uria.
E në çdo kohë, në çdo vend, ka qenë gjithmonë kështu. Të gjithë ata që ia kanë dalë të bëjnë diçka të madhe në botë e që kanë pretenduar të ngrihen mbi masën, kanë luftuar ashpër kundër varfërisë e mjerimit.
Karli i VII, mbret i Francës, para se të dilte fitimtar nga lufta kundër kundërshtarëve të tij, ndodhej në një gjendje të keqe. Po kështu edhe Luigji i XII.
Aleksandër Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e gjykatës. Kjo kategori nëpunësish për­bënte për të një ankth të vërtetë. Një ditë qe ftuar për të dhënë një kartëmonedhë njëzet frangash për varrosjen e një ftuesi të vdekur në mjerim. Dumas dha dyzet, duke thënë: Ja 40 franga: varrosni dy.
Gjëja e parë, pra, ruaje nga gjykimi "i paripa­rueshëm" veten tënde. Nuk them se ti duhet t'i du­rosh me indiferencë të plotë provat e hidhërimet e jetës: stoicizmi absolut nuk ekziston veç në teori, në realitet është i parealizueshëm. Por ekziston një gjendje e zakonshme shpirtërore, pikërisht për njeriun që, duke marrë parasysh humbjen e pësuar, di ta durojë më mirë se një tjetër: është kalitja morale, që mund të arrihet e forcohet duke e ushtruar përditë në rastet më me pak rëndësi. Kush ushtrohet te notojë në një përrua, do të dijë nesër, të notojë edhe në oqean; ai që di të dëgjojë pa u tronditur zhurmën e një porte të përplasur natën, do të mundet, nesër, të dëgjojë pa frikë buçi­mën e një topi. Kushdo mund, duke u stërvitur, të durojë me indiferencë goditjet e jetës së përditshme, do të arrijë ta sundojë veten e të ruaj një humor të tillë të pandryshueshëm, një qetësi të tillë, një gjendje të tillë sigurie e superioriteti, sa të mund të përballojë pa frikë edhe kundërtitë më të rënda e më të papritura të jetës.
Njëherë, dy minj ranë në një enë plot me qumësht.
I pari, që ishte pesimist e i prirur lehtë nga shkurajimi, rënkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten të fundosej e u mbyt.
Por i dyti, që ishte optimist e nuk humbte kurrë gjakftohtësinë e tij, i tha vetes:
- Nuk dua të vdes; jeta është tepër e bukur.
E filloi të lëvizte këmbët me tërë forcën, saqë qumështi u ngurtësua, duke u kthyer në gjalpë. Miu u ngjit sipër, që aty u hodh në tavolinë, e nga tavolina në strofkën e tij të vogël.
"Jeta është tepër e bukur"! Kujtojeni, edhe në rrethanat më të këqija të jetës. Është fjala vetëm për të thyer rrethin e dëshpërimit, për të hequr nga sytë pëlhurën e zezë të shkurajimit, për t'i bërë apel, me tërë energjitë e brendshme, vullnetit instiktiv për të rrojtur, që nuk e braktis individin as edhe në momentet e agonisë.

Vazhdon...

Shkruan: Harry BOX
Përktheu: Jetmir SHEHU

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
GJAKFTOHTËSIA

Tristan Bernard shëtiste një ditë nëpër Paris me karrocë. Sapo karrocieri i ra kalit me kamxhik, kafsha e mjerë e trembur nga befasia e goditjes dhe filloi të hidhej përpjetë, të turfullonte e të bënte rrëshqitje, derisa, papritur, u lëshua përtokë e nuk lëvizi më. Atëherë, Tristan Bernard duke zbritur gjakftohtë nga karroca, pyeti me qetësi karrocierin, si të gjendej në një rreth kalorsiak: Vetëm këtë di të bësh?
Pak njerëz dinë të ruajnë, përballë kundërtive të vogla të jetës së përditshme, një kthjelltësi të tillë të shpirtit. Nga 10 persona që do të gjendeshin në një rast të ngjashëm me atë të Tristan Bernardit, të paktën 8 persona do të ishin nxehur, do të kishin humbur plotësisht kontrollin e vetvetes, do të kishin bërtitur, do të vërsuleshin kundër karrocierit o do të shfrenin dufin kundër kafshës. Ç'dobi ka?
Ta zëmë se një fatkeqësi e njëjtë, një mossukses i njëjtë bie mbi katër individë të ndryshëm.
I pari është një " maniak depresiv ": një nga ata njerëz që ligështohen për hiçgjë, qajnë lehtë, rrojnë në një gjendje të vazhdueshme ankthi, frike e shqetësimi.
I dyti është një tip thellësisht i ndryshëm nga i pari. Violent, zemërak, i pacipë në fatmirësi, i dëshpëruar në fatkeqësi, kalon në çast nga ekzaltime të verbëta në trishtime të zymta e të thella.
I treti është një individ moskokëçarës. Nëse shkon mirë, aq më mirë; nëse shkon keq, pak rëndësi ka. Ç'të bëjmë?
I katërti është një njeri i arsyeshëm, padron i vetvetes, i ndjenjave të tij, i nervave të tij.
Si do të reagojnë në disfatën o në fatkeqësinë që do t'u ndodhë papritur?
Maniaku depresiv: do të lëshohet mbi një kolltuk. Nuk do të mund dot të fshehë ngashëri­min që e bën t'i dridhet buza, do të shkulë flokët me dorë. Herë pas here, do të nxjerrë nga xhepi shaminë për të fshirë djersën që i rrjedh nga balli. Nuk do të pushojë së ankuari.
"Paskam qenë budalla, i paaftë, i mirë për asgjë! I kisha tërë mundësitë për t'ia dalë mbanë, e i vetmi rast i favorshëm i tërë jetës time. Nuk do të kisha mundur të gjeja një kombinim më të sigurt: e megjithatë... bram; Duhej pikërisht të bëja budallallëk në momentin e fundit! Një rast i tillë nuk ka për t'u paraqitur kurrë më. Jam një njeri i shkatërruar. Është shkatërrimi, falimentimi me afat të shkurtër. Aq më keq për mua. Vetë e desha! "
Zemëraku: Do të përshkojë me nervozizëm dhomën e tij nga një qoshe tek tjetra. Sytë e tija shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, një ngërdhesh­je e tmerrshme i shtrembëron gojën. Gjestet e tij janë të vrazhda e të çrregullta. Më në fund, ndalon para tavolinës, e duke goditur fort me grusht, i mban vetvetes këtë diskutim:
"Fatkeq! Është e treta herë që gabon kështu. Është faji yt? Jo. Fati të ra në qafë. Nuk arrin të bësh as përpjekjen më të vogël, se të mashtrojnë menjëherë rrethanat. E kur nuk ka rrethana, janë njerëzit! S'ia vlen të luftosh, tashmë! Mjaft!....Më mirë jo. Do të ishte budallallëk të përpiqesh për një idiotizëm të tillë. Durim! Do të marrë hak. E atëherë..."
Moskokëçarësi: Edhe ky do të ecë gjerë e gjatë nëpër dhomë, por hapi i tij do të jetë luftarak, pothuaj alegro. Me gishtat e dorës të futur nën jelek, poshtë sqetullave, me një buzëqeshje tallëse mbi buzë, do të masë me qetësi shkallën e dëmit. Është plot respekt për vetveten:
"Sigurisht, tani nuk mbetet gjë për të bërë. Për mendimin tim, nuk do të kisha mundur të veproja më mirë. Ah! Kështu e ka jeta. Fati dhe shkatërrimi na prekin pa na kujtuar. Unë nuk kam asgjë qortuese ndaj vetes time: ishte e pamundur të shmangej shkatërrimi. Oh, mos mendo më për të! Gjithçka do të rregullohet. Atje lart, qëndron gjithmonë ylli i fatit. E shikon? Jo, po fillon të zbardhet... S' ka rëndësi, është gjithmonë aty, jam i sigurt për këtë..."
Njeriu padron i vetvetes: I ulur përpara një tavoline plot me libra e letra, mendon thellë. Pa nervozizëm, pa u turbulluar. Me qetësi, gjykon pro dhe kundra. Herë pas here, ngrihet, bën ndonjë hap të lehtë me duart mbrapa kurrizit, kokën pak të përkulur përpara. Nxjerr konkluzione:
"Po të ishte vepruar ndryshe, do të kisha mundur padyshim ta evitoja këtë dështim që pengon jo pak realizimin e projekteve të mia. Por jo për fajin tim, duhet pranuar se ishte shumë e vështirë ta parashikoja se do të kishte shkuar kështu. Kur jam futur kësaj pune, nuk mundja absolutisht ta llogarisja këtë të papritur. Nga ana tjetër, fjala e fundit akoma nuk është thënë. Ndoshta unë mund t'ia nis nga e para përsëri e ta riparoj dështimin. Megjithatë, ishte një leksion i mirë për të ardhmen. Që këtej e tutje, do të jem më i matur e më i kujdesshëm"

NJË RRUGËDALJE KA GJITHMONË

Të jesh i bindur se ekziston një ilaç, cilado qoftë fatkeqësia o mossuksesi që na ka goditur, e që ilaçi është në dorën tonë, është tashmë një pritë kundër rrezikut të shkurajimit.
Por nuk mjafton. Mbasi të kesh fituar këtë rezultat të parë, do të duhet të kryesh një përpjekje tjetër. Do të duhet, pra, të kalosh në shqyrtimin e situatës, për të gjetur një rrugëdalje. Shqyrtimi që do t'i bësh situatës duhet të jetë i ftohtë, objektiv, pa pasione. Do të duhet ta gjykosh rastin tënd, si të ishe thirrur për të gjykuar një rast që nuk të përket, si të ishte fjala për të dhënë një sugjerim një të huaji që gjendet në ato rrethana të caktuara. Gjakftohtësia është një ndër vetitë më të rëndësishme e të nevojshme të një njeriu superior. Historianët e Napolonit na kanë dhënë shembuj të shumtë. Mbrëmjen e një beteje të humbur, në njoftimin e një përmbysje ushtarake o të një dështimi diplomatik, perandori i madh përqendrohej në studion e tij e me gjakftohtësi, qetësisht, shqyrtonte të dhënat e situatës e përgatiste planin e një kundërsulmi stra­tegjik o të një kundërofensive diplomatike. Deri edhe në rrëmujë e në eksitim të ndonjë luftimi vendimtar, në të cilin ishin në lojë fatet e tija e të Francës. Napoleoni ishte i vetmi që e ruante qetësinë në mënyrë të përkryer e që organizonte me vetëpërmbajtje të shkëlqyer pështjellimin e një situate që dukej shkatërruese. Ishte kjo pikërisht forca e tij e madhe.
Të arrish të mbetesh i qetë në disa fatkeqësi, të arrish të ballafaqosh me gjakftohtësi shqyrtimin e disa situatave dëshpëruese në mënyrë të dukshme, është një gjë më e vështirë sesa duket. Nuk është e lehtë të eliminosh tronditjen, trishtimin, neverinë, që paraqesin pasojat e natyrshme të një përmbysje financiare o ndonjë fatkeqësi sentimentale. Megjith­atë, duhet t'ia dalim mbanë: e kush përpiqet, ia del. I vetmi preokupim që duhet ndërmarrë është që të mos ta lejojmë atë ndjenjë që quhet shkurajim të veprojë në thellësi të shpirtit tuaj. Janë brejtës të tmerrshëm. Prekin vullnetin, depërtojnë në thellësi. dobësojnë tërë burimet e brendshme.
Sapo të shohësh se po fillon të pësosh një krizë shkurajimi, ndaloje menjëherë, nxito ta riparosh, fillo të reagosh në bazë të besimit në vetvete e në të ardhmen. Përsëriti vetes tënde, pa pushim, vazhdi­misht, dhjetëra herë në ditë: "S'ka gjë. Dua të jem alegro. Do të dalë shpejt nga kjo situatë". Përpiqu ta harrosh dëmin e pësuar, me anë të autosugjestio­nit. Mbasi ta kalosh njëherë depresionin fillestar, do të jetë e lehtë pastaj të vazhdosh me shqyrtimin e rastit e të dalësh në fund me idenë e një ilaçi. Do të formulosh pra planin tënd, do ta përgatisësh hollës­isht e do të kalosh me energji të shpejtë, në veprim.
Bindu mirë për këtë të vërtetë: nuk ekzistojnë situata të dëshpëruara: Një zgjidhje gjithmonë ekziston: për atë që di ta zbulojë. Ndonjëherë, ilaçi shfaqet atje ku se pret: nga ndonjë rrethanë me fat, nga ndonjë koinçidenë rastësore, nga ndonjë fakt i harruar e i largët. Jeta është shumë kapriçoze! Shembuj të përmbysjeve të situatave shkaktuar shpesh nga fakte të pamenduara, incidente të paparashikuara, faktorë pa peshë, nga një lojë me elemente fare mospërfillës, ka me bollëk në historinë e popujve e në jetën e individëve.
Juria e një gjykate ishte duke gjykuar rastin e një të akuzuari J. Hans, se kishte vrarë mikun e tij më të mirë, për vjedhje. Krimi paraqitej qartë nën formën e vrasjes me paramendim. Kjo do të thoshte, praktikisht, dënim më karrigen elektrike. Kështu që tashmë s'kishte më asnjë shpresë. Por avokati mbrojtës nuk u shkurajua edhe pse mbrojtja e tij deri në atë kohë ishte absolutisht negative: dënimi ishte gati për t'u shpallur. Megjithatë, ai u ngrit dhe mbajti këtë diskutim para jurisë: "Klienti im dhe gruaja e tij janë shumë të varfër. Ju lutem ta merrni në konsideratë këtë fakt. Një mbrëmje, J. Hans kur kthehej nga puna i lodhur e i uritur, takoi një qen, që filloi t'i lëpinte këpucët. J. Hans e kuptoi se qeni po vdiste nga uria. E mori në krahë dhe hyri në një dyqan. I bleu bukë, duke harxhuar ato pak para që kishte në xhep. Nuk kam gjë tjetër për të thënë".
Si juria dhe publiku, mbetën thellësisht të pre­kur nga ky gjest njerëzor. Prokurori u ngrit e tha: "Pas kësaj që na tregoi avokati mbrojtës, gjyqi nuk e mendon më të drejtë ta dënojë të pandehurin në karrigen elektrike. Askush, në këtë kohë kaq të mjerë që po jetojmë, nuk do të shpenzonte lekët e fundit për të ushqyer një qen të uritur endacak. Sjellja e J. Hans është në fund të fundit e lavdërueshme. Gjyqi e ndërron pra dënimin nga karrigia elektrike në 20 vjet burgim".
Sapo të gjesh një rrugëdalje, sapo të kesh zbuluar një pikëmbështetje, sapo të kesh formuluar një plan veprimi, mos humb më kohë: provo. E nëse përpjekja nuk të ecën, reago përsëri: mos u shkura­jo, mos u përul, mos u ligështo. Provo përsëri. Disa punëra, duhet të provohen dhjetë herë, derisa të arrijmë sukses. Kjo është bindja ime dhe e të gjithë atyre që, si unë, e kanë krijuar fatin me përpjekje e këmbëngulje. Viktor Hygo ka thënë: " Kokëfortët janë të madhërishëm". Nëntëdhjetë përqind e njerëzve që dominojnë botën, janë të përbërë nga kokëfortë: kokëfortë inteligjent, kuptohet. Fatmirësitë e mëdha, karrierat madhështore, zbulimet e rëndësishme realizohen duke provuar, duke riprovuar e duke provuar nga e para.
Edhe miku im Zaharoff (tregtar i famshëm armësh) më ka treguar një herë se kishte pësuar, në karrierën e tij të mrekullueshme, goditje të vazhdueshme shkurajimi: por gjithmonë i kalonte, sepse dinte të provonte në stil të gjerë.
- Kam pasur shumë kundërshtarë - më thoshte një ditë Zaharoff - më është dashur të matem, sidomo­s në fillimet e afirmimit tim në botë, me armiq të kalitur, me përvojë të organizuar. Konkurrenca të zanatit... Njëherë m'u desh të luftoja me përfaqë­suesit e Skodës. Ishte fjala për furnizimin me armë të ushtrisë ruse, disa vite para shpërthimit të luftës botërore. Pengesa e pakapërcyeshme ishte një gjeneral i caktuar në Ministrinë e Luftës që - me sa duket i joshur nga agjentët e Skodës - ngulmonte vazhdimisht të mos pranonte ofertat e mia. Po ju them se shkurajimi që kam provuar në ato rrethana qe fatal, saqë mendova shumë herë se mos ishte rasti që duhej të tërhiqesha.
Por unë nuk jam nga ata që nënshtrohem lehtë. I vendosur ta kryeja këtë punë në një mënyrë o në një tjetër, të provoja akoma derisa të merrja një rezultat. Është mënyra që kam ndjekur gjithmonë në momentet e vështira. Shkova në Ministri dhjetëra herë, por gjithmonë dilja me përfundim negativ. E më në fund më lindi ideja gjeniale.
E ftova gjeneralin për drekë, në hotelin tim. Në një farë momenti e luta të pranonte një cigare, e i af­rova kutinë, nga e cila dukej, e rrumbullakosur shumë mirë, një kartëmonedhë njëmijë rublash. Pastaj u largo­va për një çast, duke i kërkuar falje për këtë. Kur u ktheva dhe hapa kutinë për të marr për vete një cigare, kartëmonedha nuk ishte më. Prova eci. U zhyta në kolltukun tim e vazhdova të pi cigaren me qetësi.
Atëherë, gjenerali hodhi tutje cigaren me një ngërdheshje e murmuriti:
E kotë: unë dua puro, jo cigare!"
- Prisni - i thashë - Po shkoj ta marrë!!!...
E u ktheva pas pak me një kuti ku kisha futur nja dhjetë kartëmonedha si ajo e para. Prova doli me sukses. Të nesërmen në mëngjes, në një nga zyrat e Ministrisë, vura firmën time, pranë asaj të gjeneralit që i pëlqente shumë cigaret e trasha, në fund të një kontrate furnizimi për qindra mijëra rublash..."
E vetë Zaharoff, i intervistuar nga një gazetar amerikan mbi metodën e tij të punës, u kufizua me këtë deklaratë:
-Nuk kam sekrete. Kur mbyllet një portë, trokas në portën tjetër. Nuk shkurajohem kurrë. Prandaj, gjithmonë ia dal".

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Po pate vullnet ia arrin gjithshkaje edhe nese je i pashprese per te ardhmen.Me ane te vullnetit mund te arrish majat e suksesit.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons