Forumi Kuq E Zi
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE (1)
Nga shumë paraqitje të lexuesve tanë të nderuar në formë të letrave që permanent marr në adresën time elektronike, pa dyshim, dominon brenga e tyre për të ardhmen dhe frika e fuqishme në mes kundërshtish së dëshirave dhe realitet, synimeve jetësore dhe mundësive praktike etj. Kjo shkakton shqetësime të ndryshme psikologjike të cilat si të vetëdijshme shprehen në formë të pasigurisë, depresionit, stresit, apo formoma tjera jonormale të gjendjes së çrregulluar shpirtërore. Shkaktari kryesor dhe i vetëm i të gjitha këtyre brengave dhe shqetësimeve, nuk gjendet jashtë, ashtu sikur mendojmë shumica prej nesh, por çelësi i zgjidhjes së suksesshme të tyre fshihet në brendinë e qenies tonë; në procesin e të menduarit, dhe mënyrës së qasjes së gabuar ndaj saj në praktikë.
Urtësia më e vjetër e mendjes njerëzore është e thjeshtë: “NIHE VETVETEN”, dhe, ne, përmes këtij cikli artikujsh qo do t’i publikojmë në vazhdime, do të tentoj t’ju ndihmoj sado pak lexuesve tanë pikërisht në këtë qëllim.


Tanimë as për shkencën tonë oficiale nuk është enigmë dhe as diçka misterioze fakti se, fatin njeriu vetë e krijon dhe esenca e saj kreative qëndron pikërisht në mënyrën e të menduarit tonë. Në realitet, mendimet tona janë ato që krijojnë të ardhmen tonë por, pak kush prej ne është në gjendje që pikërisht këtë proces të natyrshëm funksional, në mënyrë të vetëdijshme ta kontrolloj dhe ta vej nën shërbimin e nevojave vetjake praktike të realitetit objektiv. Përmes këtij cikli shkrimesh, qëllimi ynë i kësaj qasjeje teorike është pikërisht ky, që të arrihet një shkathtësi e tillë, por, fillimisht, të gjithë patjetër duhet ta kemi një njohuri elementare për vetë procesin e veprimit të ndërlikuar të të menduar që zvilohet pandërprerë në ne si funksion.
Të ja nisim nga e para! Nga jeta! Nga vetë njohuria e vetëdijesuar“Unë jam!”.

Si funksionon jeta?

Nga të gjitha krijesat që jenë prezentë si ekzistenca në natyrë, njeriu konsiderohet si gjallesë më e avancuar dhe më e përsosur i tërë këtij procesi të përgjithshëm evolutiv që ne do ta quajmë si realitet objektiv. Edhe pse jemi materialisht si trup, përveç kësaj, ne ndërrohemi edhe nga shpirti i pavdekshëm hyjnor dhe procesit tjetër që zhvillohet ndërmjet, e të cilin në forma të ndryshme e quajmë: njohje, vetëdijesim, koshiencë, proces i të menduarit, etj. Në fakt, ne si qenie e gjallë në këtë realitet, jemi të ndërtuar si triadë: TRUP-MENDJE- SHPIRT.
Trupi fizik në të cilin gjendemi ka të limituar ekzistencën e vetë. Ai dikur do të vdes, por ne si qenie spiritualë do ta vazhdojmë ekzistencën tonë në përherësi. Shpirti jonë qëndron pas personalitetit që ne tentojmë t’ia pasqyrojmë botës, e, në të vërtetë, ne nuk jemi personalitet. Ne jemi shpirti jonë. Ne jemi etnitet jo-fizik, qenie nga drita e cila vibron me një frekuencë të caktuar. Në përgjithësi, të gjithë ne jemi një dhe të njëjtë – pjesë të një tërësie të pandashme. Unë, ju dhe kushdo qoftë tjetër jemi të ndërtuar nga substanca e njëjtë gjithëpërfshirëse energjetike që është UNIVERSUMI. Dhe jo vetëm ne, por edhe gjallesat tjera së bashku me jo gjallesa. Të gjithë pra jemi pjesë e atij kreatori që e quajmë ZOT. Kur thash se të gjithë ne buromë nga krijuesi ynë Zoti, nuk mendoj në Zotin si botëkuptim religjioz . ZOTI, për të cilin këtu lexoni, përfaqëson çdokënd dhe gjithçka, pa marrë parasysh në bindjet e ndryshme individuale religjioze dhe politike të çdonjërit në veçanti.
Ne lëvizim dhe ekzistojmë në një hapësirë të pakufishme të energjisë e cila është gjithçka dhe çdo gjë, duke mos e vërejtur atë lëvizje dhe prezencë pikërisht për shkak të madhësisë kolosale të saj; mu njësoj sikur nuk vëreni se toka lëviz në hapësirë edhe pse çdo ditë qëndroni në të.
Nëse të gjithë jemi një, atëherë na lind pyetja se si shfaqemi në trupësa të ndryshëm. Trupi i jonë, karrika ku ulemi, toka ku lëvizim pandërprerë janë të ndërtuara nga e njëjta energji që e ndërton Universin tonë. Kjo energji është sasia gjigante e substancës e cila është e organizuar që të prezantohet mu ashtu sikur na prezantohet. Nëse pyetemi se pse ne nuk vërejmë se jemi pjesë e një tërësie të pafund, për këtë ekzistojnë 3 arsye të fuqishme:
1. Tërësia është shumë e madhe që ta vërejmë ne që jemi vetë në të. Meqë jemi vetë në brendësinë e asaj tërësie kolosale, perspektiva e jonë nuk lejon që ta vërejmë atë. Ta zëmë, nëse jemi brenda një shtëpie ne nuk mund ta dinë si duket ajo shtëpi nga jashtë derisa nuk dalim ta shikojmë nga jashtë.
2. Marrëdhëniet në mes të pjesëzave të tërësisë patjetër shkaktojnë pasoja dhe këto pasoja kanë efektin e vonesës së shprehjes së tyre në realitetin tonë objektiv (fizik). Kjo vonesë quhet KOHA Prandaj, edhe pse ne jemi shkaktarët e saj të drejtpërdrejtë, paraqitja e pasojës do të shfaqet tek më vonë Ky efekt i vonesës në mes të veprimit dhe pasojës është më se e qëllimshme si Ligj, sepse, në të kundërtën, do të kishim një HAOS të vërtetë. Merrni me mëndë sikur çdonjërit prej nesh të na realizohet çdo gjë çfarë ne kërkoj në mendje për atë moment?!
Të gjitha këto ligjshmëri që veprojnë në univers janë Zoti dhe fuqia e prezencës së tij të përhershme kudo dhe çdo kund. Zoti për ne është dashuri dhe dritë. Aty ku nuk është Zoti, ne jemi të braktisur në zbrazësinë e errësirës. Drita dhe errësira janë kundërshti, e kundërshtitë ekzistojnë që të na krijojnë kontrastet dhe këto na ndihmojnë në realizimin e eksperiencës e cila quhet JETË. Pikërisht kjo është baza apo themeli hyjnor i veprimit të atij ligji universal në natyrë i cili quhet Ligji i të kundërtave.
Ky koncept i dualitet sipas këtij Ligji po ashtu paraqitet edhe në ne. Në ne janë dy të kundërtat. T’i quajmë ato si UNI i ulët dhe UNI i lartë. UNI i lartë është ai çka ne jemi në realitet. Disa këtë e quajnë si inteligjencë e paskajshme, nënvetëdije kreative apo dritë hyjnore. Në fakt, kjo është pjesa e jonë irracionale e energjisë më të sofistikuar që quhet DASHURI
UNI i ulët, na është i njohur si EGO dhe kjo po ashtu është pjesa e jonë e tërësisë, e cila, si e kundërta e UNIT të lartë, mbështetet në FRIKËN. E, frika është paradoks i dashurisë, pra, energjisë pozitive universale hyjnore.
UNI i ultë është pikërisht ajo gjendje e jona shpirtërore kur UNI i lartë nuk tregon prezencë. Kjo lejon energjisë së padëshirueshme negative që, në mes tjerash, të dominojë me vetëdijen apo koshiencën tonë. UNI i ultë dhe UNI i lartë janë segmente të kundërta të një tërësie të përjetimit tonë që quhet VETËDIJE apo KOSHIENCË. Ky dualitet i vetëdijes sonë, në realitet, është vetëm një iluzion dhe ai ekziston që ta keni mundësin ta vrojtoni vetveten. Ta njihni prezencën, sepse njohja e një realiteti gjithnjë përkon në krahasimin me të kundërtën tjetër të saj antagoniste. Diçka, pra, ekziston ashtu, duke u krahasuar me një tjetër që nuk është ashtu.
Meqë, unë, ju, dhe të gjithë ne të tjerët jemi një, atëherë çdo veprim i ynë patjetër se influencohet edhe tek të tjerët. Është ky një shkëmbim në brendi të tërësisë. Në të bënë pjesë, edhe ajo çfarë mendoni në këtë çast. Kuptohet, kjo influencë shprehet në proporcion me energjinë e cila qëndron prapa veprimit të saj konkret. Andaj, assesi nuk do të thotë që vetëm një mendim i yni do ta ndryshoj botën, por sigurish se ai si pasoj efektive do të ndikoj në rrethin më të ngushtë.
Ja edhe një shembull praktik për këtë: Patjetër se ju ka ndodhur që në ndonjë situatë të veçantë, keni qëlluar në afërsinë e prezencës së ndonjë personi negativ. Kujtohuni, si jeni ndjerë në atë moment? Në të kundërtën, kur në rrethin e prezencës suaj rastësisht është paraqitur ndonjë person pozitiv, aty ka ndodhur reflektimi i fuqishëm i energjisë pozitive dhe ju jeni ndjerë të këndshëm dhe pa dyshim i disponuar.
Mendimet tona janë energji dhe në përputhshmëri me këtë konstatim, një grup mendimesh të përqendruara në një drejtim e kanë fuqinë më të madhe depërtuese, dhe kjo energji do të jetë e kapshme nga të tjerët varësisht nga kualiteti i përmbajtjes së saj: pozitive apo negative. Edhe emocionet tona janë energji ne...
Për fund, të jemi pra pak sa më konkret! Pa qen e tepruar ta përsërisim edhe një herë, të gjithë jemi energji e cila shtrihet kudo, pa kufi, e deri në Univers. Ku dallohemi në mes veti? Thjesht, nga frekuenca e energjisë tonë. Ne, pra, jemi individualitet varësisht nga frekuenca e kualitetit të energjisë tonë që e rrezatojmë. Kjo frekuencë është KODI ynë individual në këtë realitet dhe pikërisht pse ky kod permanent ndryshon dhe transformohet si qëllim, quhet JETË. Thjesht, qëllimi i jetës është eksperienca e cila arrihet përmes ndryshimit dhe transformimit të pandërprerë që zhvillohet në ne si proces i veprimit të Ligjit universal të të kundërtave...
VAZHDON
(Në vazhdimin e ardhshëm: Si funksionon procesi ynë mental?)

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE (2)
Si funksionon procesi mental

Sikurse konstatuam në numrin e kaluar, çdo gjë ekziston rreth nesh, që është në ne dhe që del prej nesh, është energji. Andaj edhe mendimet tona, pa marrë parasysh çfarë përmbajtje ato kanë, janë vetëm energji dhe asgjë tjetër. Truri si një instrument tejet i përsosur fizik, energjinë që është kudo prezente rreth nesh ka për detyrë që ta interpretoj atë. Konkretisht, ajo përmes transformimit të saj, energjinë prezentë e shndërron në njohje, ose ndryshe, vetëdijesim apo koshiencë e të kuptuarit racional. Fuqia e mendimeve tona dhe mbresa e kualitetit të përjetimit, shumë do të varet nga sasia e energjisë së shpenzuar në momentin e krijimit të saj. Kjo energji që e ndërton dhe ia përcakton nivelin e frekuencës së cilësisë dhe sasisë së një mendimi si përjetim, quhet EMOCION. Sikur mund ta kuptojmë nga konstatimi i mësipërm, mendja jonë është një aparat me ndihmën e së cilës mundemi të bëjmë dy gjëra: e para, ta komentojmë energjinë që na rrethon, dhe e dyta, ta shfrytëzojmë atë si një kompjuter të përsosur që do të na i zgjidhi të gjitha problemet tona me të cilat ballafaqohemi në jetë.
Që në start të këtij shtjellimi, patjetër duhet ta dimë se ne nuk jeni mendja e jonë. Ne nuk jemi mendimet tona dhe nuk duhet të identifikohemi me to. Ne jemi qenie hyjnore dhe shkëndija e Zotit në ne. Prandaj, problemi kyç i të gjitha brengave tona me të cilat ballafaqohemi në realitetin objektiv, qëndron pikërisht në veprimin e gabuar të identifikimit tonë me mendimet tona.
Ne, kohën më të madhe zakonisht e kalojmë në fantazime dhe ëndërrime e jo në përjetimin real të unit tonë të vërtetë. Dallimi në mes të fantazisë dhe përjetimit të UN”-it të vërtetë në ne, është në cilësi dhe mënyrën e qasjes . Nëse ne në mendimet tona gjithnjë mendojmë për gjërat e së kaluarës, si dhe për ato gjëra që presim të na ndodhur në të ardhmen, atëherë kemi të bëjmë me FANTAZINË.
Pse kjo mënyrë e të menduarit quhet fantazi apo ëndërrim (me sy çelë) ? Sepse, duke e bërë atë ne vetëm mendojmë në të kaluarën dhe për të ardhmen, ashtu që, në këtë lëvizje mendimesh, e formojmë ndjenjën e ekzistimit të KOHËS. E koha, nuk është asgjë tjetër, veçse lëvizja e mendimeve në mes të së kaluarës së shkuar dhe të ardhmes që presim të vije.
UNË-i jonë i pastë e njeh vetëm të tashmen dhe pikërisht fokusimi dhe përqendrimi i mendimeve tona në përjetimin e së tashmes, gjegjësish momentit, na bënë të jemi në nivelet e kapshmërisë mentale të frekuencave të larta hyjnore. Andaj, me mendimet tona ne duhet të jemi përherë në të tashmen. Tash, tani, dhe vetëm tani. Vetëm në këtë gjendje mentale neve na vihet në dispozicioni inteligjenca e paskajshme e cila e dinë zgjidhjen për të gjitha problemet tona; e cila plotëson të gjitha dëshirat dhe synimet tona; e cila na bënë të mbajmë mend çdo gjë dhe të jemi të sigurt në vete...
Sikur edhe konstatuam nga shkrimi i kaluar, mendja e jonë (jo truri) si tërësi funksionale vepron si qift i dy të kundërtave: mendja e vetëdijshme dhe mendja e pavetëdijshme.
Mendja e vetëdijshme ka katër role esenciale të funksionimit:
1. ROLIN REGJISTRUES - Me këtë funksion, përmes pesë shqisave tona fizike, ajo e regjistron realitetin e jashtëm objektiv;
2. ROLIN ASOCIATIV- Çdo gjë që ne e regjistrojmë me pesë shqisat tona , përmes procesit të asociacionit e bëjmë krahasimin e saj me eksperiencat tona të kaluara;
3. ROLIN VLERËSUES – Pas procesit të asociacionit si vazhdimësi dhe duke u mbështetur tek eksperiencat e kaluara, ne më tej fillojmë ta vlerësojmë atë ngacmim;
4. ROLIN VENDIMMARRËS – Kurë ngacmimi i caktuar është vlerësuar, pason vendimmarrja, gjegjësisht aksioni si veprim.

Mendja e juaj e ka për detyrë ta ruaj versionin ekzistues të realitet të përjetuar si eksperiencë

Nëse kishim bërë një krahasim, do të vërenim se versioni i juaj i realiteti, sigurisht do të ndryshon nga versioni im ekzistues. Dhe jo vetë me timin, por edhe të gjithë të tjerëve. Mendja e pavetëdijshme incizon çdo gjë çfarë ne përcjellim me vëmendje përmes shqisave. Po ashtu, ajo i ka të ruajtura të gjitha eksperiencat tona nga e kaluara si dhe çfarë mendojmë dhe kemi gjykuar ne për to. Në fakt, aty është ruajtur çdo gjë çfarë i kemi thënë vetes së bashku me reagimet tona emocionale..
Të gjitha këto procese mentale janë kryekëput subjektive. Konsiderohen si subjektive, sepse ato janë vetëm versioni i vizionit tonë mbi realitetin dhe assesi çfarë është në të vërtetë realiteti. Andaj, për shkak të natyrës subjektive të përjetimit të eksperiencave tona të ndryshme, ato duhet konsideruar se janë vetëm tona dhe na përkasin neve dhe vetëm neve.
Përveç mendimeve të ndryshme, mendja e nënvetëdijshme, po ashtu i përbën në vete të gjitha shprehitë tona të krijuara. Shprehia është veprimi të cilën e kemi mësuar njëherë dhe duke e përsëritur shpesh, ajo na është shndërruar si reagim automatik mental. Kur ne atë e kemi instaluar në vete si diçka për t’i shërbyer nevojave dhe kërkesave tona të mirëfillta, atëherë atë duhet konsideruar si një efekt tejet produktiv, por, më së shpeshti, shprehitë tona krijohen si negative duke na u bërë barrë e madhe dhe pengesë serioze në jetë.

Lidhja e UNI-të pastër hyjnor me proceset tona mentale.

Mendja jonë e nënvetëdijshme, përveç funksioneve të saja që i theksuam më lartë, ajo si vazhdimësi është e lidhur edhe me UNË-in tonë të pastër i cili në të vërtetë është, shpirt, inteligjencë e paskajshme, mendje kreative, Univers, energjia hyjnore, apo, thjesht, vetë Zoti në ne. Si ekzistence në ne, UNI mbështet funksionimin e katër proceseve tjera të natyrshme mentale:
1. Mbajtja e vetëdijesimit tuaj në nivelin ekzistues.- Kjo do të thotë se çfarëdo imazhi e kemi krijuar me parafytyrimin tonë të qartë dhe kjo është absorbuar në nënvetëdijen tonë, ajo me çdo kusht do të realizohet në planin fizikë-material;
2. Zgjidhja e probleme të parashtruara. Ajo bënë kontrollin e bankës së eksperiencave të deponuara në të dhe na alarmon për marrjen e vendimeve dhe veprimeve të caktuara. Nga praktika e jonë e të gjykuarit ekziston një paragjykim se, ne, edhe kur ta zgjidhim një problem në kokë, mendojmë se këtë punë e ka bërë mendja e jonë, e në të vërtet, mendja vetëm e ka regjistruar sinjalin si energji dhe e ka transferuar atë si vetëdijesim;
3. Meqë UNI ynë si vazhdimësi më tej është i lidhur me nivelet tjera më të larta të ekzistencës, në ne është burim i pashtershëm i energjisë jetësore apo vitale që na mbanë të gjallë dhe funksional në jetë;
4. Parashtrimi para vetes tonë i synimeve jetësore dhe forca cytëse e orientimit të përqendrimit tonë kah realizimi i tyre. Ne patjetër duhet t’i kemi synime tona në jetë, edhe pse në momente të caktuara, ndonjëherëë mendojmë se nuk i kemi. Në realitet, mosekzistimi i synimeve vetjake do të thotë kontributi ynë në realizimin dhe përmbushjen e synimeve të të tjerëve.

Sistemi i besimit dhe i filtrimi mental

Pas marrjes përmes shqisave të një ngacmimi të caktuar nga jashtë, sikur thamë më parë, menjëherë angazhohet sistemi asociativ i krahasimit me eksperiencat e mëparshme të njohura për ne, pas së cilës marrim vendimin e duhur për vlerësim adekuat duke e shprehur në formë të veprimit si reagim.
Pikërisht, gjersa vepron sistemi i procedurës asociative tek ne, ajo për vlerësimin e ngacmimit të arritur, si kriter vlerësues shfrytëzon eksperiencën e kaluar në formë të sistemit të besimit të krijuar. Meqë, përmes shqisave në mendjen tonë gjatë ditës arrijnë shumë informata, në tërësinë e procedurës tejet të përsosur mentale, ekziston edhe një sistem i veçantë seleksionues i cili quhet “SISTEMI I FILTRIMIT” dhe ajo vepron në bazë të kritereve të krijuara më parë nga ne.
Edhe pse gjatë një dite shqisat tona pranojnë shumë informata, sistemi i adaptuar i filtrimit, i ndërtuar në bazë të kritereve të sistemit tonë të krijuar me kohë të besimit, përzgjedh vetëm ato më të nevojshme . Si shembull, nëse pini një lloj të duhanit, ju do të regjistroni shumë njerëz që pini atë lloj; nëse nuk e doni sportin, do të hasni në shumë individë dhe situata që janë në përputhshmëri me qëndrimet tuaja... Këtë pra e bënë sistemi ynë automatik i filtrimit.
E vëreni tani! Mu sistemi i gabuar i besimeve tona , i cili me kohë në ne ka krijuar filtra të ndryshëm të përzgjedhjes për mendjen tonë, përcakton edhe çfarë fati do të kemi në të ardhmen.
Mendimet e gabuara në ne krijojnë emocione të caktuara dhe ato si figura të forta asociative, nga inteligjenca e jonë e paskajshme, tentojnë patjetër të realizohen në planin fizik.
Këtu pra qëndron edhe çelësi i mënyrës ton të të menduarit dhe fatit që e kimi sot si realitet!

VAZHDON

(Në vazhdimin tjetë: "UNI i pastër dhe EGO-ja si pengesë gjatë realizimit të dëshirave dhe synimeve tona jetësore")

Adnan Abrashi

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE (3)
Kuptimi i EGO-s në ne.

Që ta kemi më të kuptueshme ego-në në ne, me këtë rast, na duhet që edhe një herë si përkujtim, t’i kthehemi triadës tanimë të njohur të ndërtimit tonë qenësor: trup-mëndje-shpirt. Kuptohet, kjo ndarje teorike ka për qëllim vetëm ofrimin didaktik të të kuptuarit të materies konkrete, sepse, realisht, të gjitha këto forma ekzistojnë së bashku dhe funksionojnë si një tërësi të pandashme. Andaj, në këtë raport, misioni i trupit fizik është të jetë i vrojtuari, shpirtit metafizik, të jetë vrojtuesi, ndërsa mendja funksionale nënkupton procesin e të vrojtuarit.
Mu sikurse kontakti shpirtëror me realitetin psikik, ndërmjetësohet përmes procesit mental i cili na shpaloset si njohje apo vetëdijesim, po ashtu edhe kontakti i drejtpërdrejtë i vetëdijes me nënvetëdijen tonë, ndërmjetësohet nga EGO-ja si ndërlidhëse, apo, ndryshe, më mirë të themi si filtër, censor, roje porte, etj.
Që ta kemi më të kuptueshme këtë raport, ta marrim edhe një shembull abstrakt matematikor. Të gjithë ne e dimë se një edhe një bëjnë dy, por nëse përdorim një logjik më të stërholluar në këtë përsiatje, do të vërejmë se një dhe një duhet të bëjnë tre e jo dy.
Është kështu, sepse ndërmjet njëshit të parë tek, dhe njëshit të dytë të tek, ekziston edhe një hapësirë e cila i ndanë ato në mes. Nëse këtu si pjesëmarrëse do të llogaritet edhe hapësira ndarëse në mesë, në këtë matematikë, në vend të shumës së përfituar dy, duhet të kemi rezultatin tre. Njësoj, si metaforë e ngjashme është edhe ego-ja jonë, e cila si veprim funksional, qëndron në mes të vetëdijes dhe pavetëdijes sonë.
Në esencë, ajo, që në krijim, është një funksion i natyrshëm dhe ekzistimi i saj ka rol të formësimit të individualitetit tonë si qenësi në realitetin material. Ego-ja, pra, na mundëson që të jemi të vetëdijshëm për “UNË JAM”, prandaj, shpesh konsiderohet si PERSONALITET. Në fakt, ajo edhe prezanton personalitetin ton si shprehje e individualitet specifik dhe është e ndërtuar nga të gjitha veprimet që ne i kryejmë, duke ndikuar që rrethi të na dalloj si identitet në vete. Më konkretisht, ego-ja është damkosja e jonë si vetvetja para të tjerëve.

A thua, pse na shërben ego-ja dhe si është krijuar ajo?

Që në lindje, ego-ja, në mënyrë të natyrshme gjenetikisht është e instaluar si prezencë funksional në ne. Roli esencial i saj është, në rend të parë, ruajtja ekzistenciale e vetëqenësisë tonë. Në të përmes kodeve gjenetike si instinkte, janë të gravuara nevojat tona ekzistenciale, si bie fjala, ato fiziologjike - për trashëgimi dhe ruajtje të racës, (nevoja për seks), fizike - për vetëmbrojtje (sulmi-kundërsulmi), psikologjike (shoqërim me të tjerët...), biologjik (ushqim, pije...), etj..
Trysnia tejet e fortë e këtyre instinkteve në vetëdijen tonë, krijon eksperienca të caktuara psikologjike, të cilat, gjatë jetës si përsëritje, shndërrohen në shprehi të pa vetëdijshme të veprimit automatik.
Nëse, ne, gjatë formimit tonë jetësor si personalitet, me vëmendje nuk jemi të përqendruar më shumë në unë-in tonë, atëherë, ego-ja merr funksionin e vetë të dominimit dhe komandimit me ne. Duke na udhëhequr pa u penguar nga uni, ajo gjithnjë forcohet, dhe, nga një kompleks i trysnive të natyrshme instiktive, gradualisht fillon të na shfaqet si pangopësi me të arriturat tona të gjertanishme. Gjithnjë fillon të kërkoj shumë dhe më shumë deri në pakufi, duke na shndërruar në një ndjenjë të shpeshtuar të pakënaqësisë psikologjike ndaj të gjitha të arriturave tona jetësore.
Në realizimin e qëllimeve të veta, ego-ja disponon edhe me mekanizma të vetë të fuqishëm të veprimit dhe ndikimit. Nga këto mekanizma, si më kryesoret janë: shkaktimi në ne dyshimit dhe frikës. Pastaj, pakënaqësisë me të mirat materiale që kemi; lakmia të kesh edhe më tepër, xhelozia pse dikush është më i mirë dhe ka më shumë se ti, etj.
Nëse, me këtë sqarim, bëjmë një digresion dhe marrim shembuj të ndryshëm nga biografia e profetëve religjioz, do të vërejmë se, ata, para se të formësohen si hyjnorë dhe të përzgjedhurit e Zotit , së pari është dashur t’i nënshtrohen spastrimi fizik, mental dhe shpirtëror nga dominimet e forcës së ego-s mbi ta. Fillimisht, çdonjëri prej tyre, ka abstenuar deri 40 ditë nga ushqimi. Në këtë gjendje të agjërimit, ata me sukses i kanë përballuar të gjitha sfidat psikologjike të presionit të ego-s mbi ta, duke e nënshtruar atë para unë-it të tyre të pastër hyjnor. Ushtrimi i papenguar i këtij komunikimi, dhe zbehja e ashpërsisë së dominimit të ego-s si censor, filtër, apo roje porte në mes, ju ka ndihmuar që pa pengesa të vullnetshme të kenë qasje në nivelet më të larta të shtresave shpirtërore hyjnore. Me këtë arritje, ata përmes predikimit të urtë, kanë tentuar që këtë eksperiencë t’ia përcjellin edhe bashkëkohësve tjerë që i ndiqnin me besnikëri.
Pra, sinonimi i engjëllit dhe djallit, është pikërisht prezenca dhe dominimi i ego-s në ne (si djall), nga njëra anë, dhe unë-it të pastër hyjnor që shprehet përmes intuitës (si engjëll), nga ana tjetër.
Si përfundim, edhe një konkretizim për sqarim. “Ego”është termin i përbashkët për të gjitha aspektet negative të personalitetit tonë. Ajo, në fakt, është tog i energjive dhe ndikimeve negative në ne dhe në momentin kur unë-i ynë nuk është prezent. Duke u formuar si shprehi, ajo gjithnjë dominon, dhe lejon energjive tjera negative me të cilat tërhiqet reciprokisht që edhe ata të familjarizohen në psiken (mentalen) tonë. Me kohë, të gjitha këto ndikime, krijojnë në ne mënyra të gabuara të të menduarit, si dhe sisteme të gabuara të besuarit. Sa herë që diçka si: mendim, synim, apo dëshirë e jona mentale nuk përputhet me standardet e kallpeve të saja cilësore, ajo menjëherë angazhon në veprim sistemin e vetë të fuqishëm mbrojtës, sikurse është frika dhe dyshimi. Pra, ego-ja jeton me ndihmën e figurës së idealizuar për veten që e ka krijuar, duke e ushqyer permanent këtë bindje të rrejshme me pangopësinë dhe ndjesinë e tendencës së fuqishme në ne, e cila, në drejtim të kënaqjes së kërkesave të saja të shfrenuara, është përherë e gatshëm për veprim.
Këtë tendencë të veprimit të ego-s ne e interpretojmë si dëshirë dhe nevojë e jona dhe identifikohemi tërësisht me të. E, në fakt, ne jemi ne, e jo ego-ja në ne.

EGO-ja si pengesë dhe UNË-i ynë i pastër gjatë realizimit të dëshirave dhe synimeve tona jetësore.

Ashtu sikur thamë edhe më sipër, ego-ja qëndron si filtër apo roje e portës në mes të koshiencës si veprim dhe proces në ne, nga njëra anë, dhe komunikimit tonë me unë-in e pastër dhe hyjnor, nga ana tjetër.
Kur një dëshirë apo synim i yni, gjatë rrugës së kalimit në nënvetëdije, me sukses e përballon pengesën e filtrimit të ego-s si censorë, atëherë, të jemi të bindur se, nuk ekziston kurrfarë dëshire e jona në jetë, e cila nuk mundet të realizohet në praktikë.
Mosrealizimi që shpesh na ndoll i dëshirave tona në praktikë,qëndron pikërisht në pa depërtueshmërinë e tyre përtej filtrit të ego-s, gjer tek inteligjenca e paskajshme e unë-it tonë të pastër dhe hyjnor. Prandaj, çdo mendim i yni i nënshtruar kriterit të ego-s: përmes frikës dhe dyshimit, përmes lakmisë se tepruar dhe xhelozisë, përmes oreksit për lloj-lloj ushqimi me sasi të tepruar, jetës së shfrenuar dhe të pangopshme seksuale...etj., na bënë që si rezultat veprues të kemi fat të keq në praktikë, apo mossukses në realizimin e shumë dëshira tona të mirëfillta në jetë.
Vetëm, ta përkujtojmë shkurt atë funksion të natyrshëm të unë-it tonë të pastër, i cili qëndron përherë vigjilent dhe në gatishmëri të plotë për ta përmbush çdo kërkesë apo dëshirë që me sukses ka depërtuar deri në hapësirat e fushëveprimit të tij.
Meqë, në këto hapësira vjen në shprehje koha, atëherë, edhe materializimi i tyre në praktikë paraqitet me vonesë dhe varet kryekëput nga fuqia mentale e energjisë së angazhuar në formë të dëshirës apo synimit të caktuar.
Niveli i intensitetit të fuqisë së përqendruar veprues të kësaj energjie në cak, quhet vullneti, i cili me forcën e vetë të madhe depërtuese, i then edhe “gardianët” më besnik të ego-s. Mekanizmat e veprimit të vullnetit janë bindja dhe besimi në suksesin e qëllimit dhe dëshirës, të cilët, në asnjë mënyrë nuk i nënshtrohen frikës dhe dyshimit që eventualisht do t’i aplikoj ego-ja në çfarëdo rasti konkret.
Andaj, të gjitha ngjarjet të papritura dhe të pakontrolluara që na ndodhin në jetë, sado që të jenë të këndshme apo të pakëndshme për ne, e që, zakonisht, ato i perceptojmë si fate të këqija apo të mira, në fakt, nuk janë asgjë tjetër, veçse arritja e momentit përkatës kohor të remizimit të mendimeve tona të mëparshme mentale në praktikë.
Ato realitete si ngjarje, në çfarëdo natyre qofshin të shprehura në praktikë (mirë-keq), në momentin e krijimit mental të tyre, kanë qenë të pasuruara me energji depërtuese të vullnetit dhe besimit të fuqishëm, andaj, ego-ja si filtër apo censor, nuk ka mundur t’i pengoj që të depërtojnë gjer tek unë-i ynë i pastër. .
Vazhdon ..
(Tema e ardhshme: “Cila është rruga e drejtë që ta kemi krijimin e fatit në duart tona)

Adnan Abrashi

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE (4)
Cila është rruga e drejtë që ta kemi fatin në duart tona?

Nëse nga e gjithë ajo që shtjelluam në tri vazhdimet e para, kishim bërë një rezyme të shkurtë, do të arrinim në një konkludim gjithëpërfshirës se mendimet tona nuk janë asgjë tjetër veçse energji e transformuar, apo e interpretuar përmes procesit mental të të menduarit, i cili mundësohet nga instrumenti fizik i qenësisë tonë të quajtur tru, apo sistem nervor. Mendimet tona krijohen nga të kujtuarit apo rikthimit të përjetimeve të kaluara si eksperienca.. Truri si instrument fizik vërtet kryen procesin e të menduarit në ne, por eksperiencat e përjetuara si vlerësime, nuk akumulohen në të, por në një fluid tjetër që quhet astral, apo më konkretisht – nënvetëdije, që është e natyrës metafizike dhe ajo në vazhdimësi ndërlidhet me UNI-in tonë të pastër, sikur dimë ta quajmë si: inteligjencë e paskajshëm, dritën hyjnore, apo edhe vetë Zotin në ne. Pra, që në fillim të këtij edukimi tonë shpirtëror duhet të dimë se, kurdoherë që mendojmë diçka, pa marrë parasysh se çka, ne nuk jemi mendimi ynë. Në fakt, ne nuk duhet të identifikohemi me mendimet tona. Ne, realisht jemi UNI i pastër, ndërsa mendimet janë vetëm përjetimet që duhet të na shërbejnë si procedura të formimit të eksperiencave të caktuara për këtë realitet që e jetojmë.
Çdo dëshirë e jona, pa marrë parasysh, se çfarë natyre ka, gjithmonë, së pari krijohet në mëndje, për tu transmetuar më tej tek nënvetëdija e cila e ka funksion e natyrshëm që ta realizoj patjetër atë.
Po ashtu, në shtjellimin e kaluar e trajtuam EGO-n dhe rrolin e saj të ndërmjetësuesit, filtrit apo censorit e cila qëndron e “barikaduar” në mes të vetëdijes dhe nënvetëdijes.
Në fakt, suksesi i një dëshire apo synimit tonë do të varet nga kalimi apo mos kalimi i saj përtej këtij censori të natyrshëm. Kush është EGO-ja, tanimë edhe këtë e dimë. Ajo është pasqyra e jonë për veten, maska jonë shoqërore. Në fakt, është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet-mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrollojë. Atë e mbështet forca, sepse ajo jeton në dyshime dhe me frikë.

Si të arrijmë sukses dhe si t'i realizojmë dëshirat dhe synimet tona pa ndonjë vështirësi të caktuar?

Kur, tanimë e dimë dhe besojmë se fatet në jetë krijohen nga mendimet tona të mira dhe të këqija, në vazhdim është koha që nga teoria të kalojmë në praktikë. Në mundësinë që me disa teknika që do t’i aplikojmë, ta kemi fatin e vërtet në duart tona, dhe ta dizajnojmë atë sipas dëshirës vetjake.
Njëra ndër ligjet themelore të universit që patjetër mbështetë suksesin e fatit tonë në jetë, është ligji i vizualizimit (parafytyrimit) së bashku me principet themelore të saj. Ky ligj bazohet në formimin sa më të qartë të figurës psikike, e cila duhet të krijohet në mendime në formë të parafytyrimit. Përmes zotërimit praktik me këtë princip, ne mund t’i realizojmë të gjitha dëshirat tona si dhe mund t;i eliminojmë shumë dobësi të personalitetit, kuptohet, nëse do ta zbatojmë atë në mënyrë parimore, duke iu përmbajtur ligjshmërive dhe elementeve të saj të përcaktuara praktike.

Cilat janë elementet themelore të parafytyrimit?

Për ta zbatuar në mënyrë sa më të suksesshme këtë ligjshmëri, si dhe për ta pasur atë përherë si praktikë në rrugën e realizimit të dëshirave tona, do t'i prezantojmë pjesë principe parimore dhe konstruktive të kësaj ligjshmërie, të cilat deri në kohën e fundit janë ruajtur në fshehtësi (nën betimin rigoroz) nga ana e shumë shkollave dhe kulteve të edukimit psikik:

1. Principi i parë i ligjshmërive së parafytyrimi është formimi i figurës së qartë dhe precize të dëshirës që kërkojmë ta realizojmë në botën materiale. Kjo ka të bëjë me aftësinë e madhe të përqendrimit (kontentrimit) të mendimeve në figurën e porsaformuar psikike. Qartësia e një figuracioni psikik, varet shumë nga përqëndrimi, që nuk e kanë të zhvilluar dhe ushtruar disa persona, apo, në anën tjetër, disa të tjerë e kanë të lindur. Figura psikike e porsaformuar, duhet të jetë aq e qartë, sikurse ajo të ketë ndodhur, vërtet, në botën materiale. Shpeshherë, te fillestarët paraqitet tendenca e shëtitjes së mendimeve, që është proces normal. Nëse gjatë formimit të figuracionit tonë psikik të dëshirës që duhej realizuar, paraqitet kjo dukuri, atëherë nuk duhet shqetësuar, përsëritni edhe një herë në mendime filmin psikik dhe dukuria e "shëtitjes së mendimeve" me kohë do të zhduket.

2. Si princip i dytë i ligjshmërisë së përqendrimit është mbushja dhe energji psikike e figuracionit psikik të dëshirës që pritet të realizohet. Kjo nënkupton ndjenjën e kënaqësisë dhe të sigurisë se dëshira e paramenduar është realizuar me të vërtetë. Edhe dyshimi më i vogël në suksesin e realizimit të vetë këtij procesi, shkakton kundër efekt dhe fillimi i dëshirës sonë, shndërrohet në fantazi të thjeshtë. Ndjenja e sigurisë dhe besimit në sukses mbush figurën tonë psikike me energji pozitive. Sa më e madhe është mbushja me energji e figurës psikike, aq më shpejt do të realizohet dëshira e kërkuar. Andaj, gjithnjë në bindje duhet ta keni si parim: teoria e Ajnshtajni se materia është vetëm energji e koncentruar në një cak, mbështet plotësisht qëllimin e veprimit të këtij principi.

3. Principi i tretë i kësaj ligjshmërie është kapshmëria e dëshirës, që nënkupton mundësinë reale praktike, se dëshira e caktuar mund të realizohet. Ta zëmë: studenti posa e ka regjistruar fakultetin e mjekësisë, nuk mund ta parafytyroj veten si kirurg të famshëm botëror me prejardhje nga Kosova, sepse kjo dëshirë për momentin është e pakapshme. Shumë më reale është që studenti jonë i mjekësisë ta parafytyroj dhënien e provimit të parë, regjistrimin e semestrit, likuidimin e vitit etj.

4. Principi i katërt ka të bëj me njohjen e teknikave të psiko-magjisë. Ky princip nënkupton se për zbatimin e plotë dhe me sukses të ligjeve të caktuara të magjisë, duhet të kemi një njohuri elementare për teknikat e ndryshme të ritualeve të cilat aplikohen praktikisht. Me përpunimin e këtij artikulli, ju lexues të nderuar, njiheni me njërën prej teknikave që për fillim me njërën prej teknikave që për fillim është e mjaftueshme në zbatimin e ligjit të përqendrimit (mu këtë që ju veç jeni duke e bërë nëpërmjet këtij artikulli).

5. Principi i pestë dhe i fundit i ligjshmërisë së parafytyrimit është dhënia e mundit apo veprimit të përhershëm. Pa mund dhe lodhje të caktuar nuk ka as rezultat. "Asgjë nuk bie, vetvetiu, nga qielli" - thotë populli, ose, "nuk kryhet fakulteti pa e nxe karrigen". Andaj, pa mund dhe besim të sinqertë se dëshira e caktuar duhet patjetër të realizohet, nuk ka as sukses me këtë ligjshmëri.

Koha e zgjatjes së realizimit të dëshirave përmes parafytyrimit varet nga përpikëria e zbatimit të vetë këtyre principeve

Para se ta zbatoni teknikën e përshkruar të parafytyrimit, si hap i parë që duhet ta bëni është definimi i qartë i dëshirës jetësore që duhet realizuar. Hapi tjetër është analiza e kapshmërisë së dëshirës, dhe së fundi, duhet ta krijoni skenarin e filmit psikik që duhet ta parafytyroni si dëshirë në mendimet e juaja. Ta zëmë se një kohë të gjatë jeni pa banesë dhe dëshira juaj e flaktë është që ta zgjidhni këtë çështje. Por, kot! Vitet kalojnë dhe ju jeni ende me qira, në bodrume me lagështi. Ja ky është momenti më i përshtatshëm që përmes teknikës së parafytyrimit ta realizoni dëshirën e kamotshme. P.sh. parafytyroni banesën e juaj mentale me orendi të reja në to, kuzhinën dhe erën e gjellëve që gatuhen në të, ndejeni qartë zhurmën e fëmijëve si luajnë në hapësirën e veçantë të dhomës së tyre, parafytyroni pamjen e bukur piktoreske që shihet nga ballkoni, miqtë dhe mysafirët që ju përgëzojnë për banesën e re dhe detajet tjera që juve ju shkaktojnë kënaqësinë e ndjenjës së një realiteti të vetë filmit psikik. Parafytyrimi i kësaj skene të dëshirës sonë të paraqitur si shembull, duhet të jetë sa më i qartë në parafytyrimet tona... aq qartë, sa që të duket sikur reale në botën tonë materiale. Duke e shikuar këtë film në mendimet tuaja, regjisori i së cilës jeni ju vetë, kënaquni dhe përcilleni atë me emocionin e lumturisë. Mos dyshoni! Dyshimi sado i vogël shkakton kundër-efekt. Filmin tuaj psikik të parafytyrimit përsëriteni së paku dy herë në ditë, preferohet patjetër në mëngjes posa të zgjoheni të shtriheni të flini, ose do të ishte e preferueshme ta praktikoni edhe gjatë ditës kur ndjeheni të disponuar dhe të relaksuar, pa ngarkesat e problemeve të së përditshmes. është me rëndësi ta dini se duhet të jeni të parapërgatitur që gjatë zbatimit të metodës së parafytyrimit për realizimin e dëshirës së caktuar, do të hasni në dukurinë e ashtuquajtur të "periodave të thata". Gjatë shfaqjes së këtyre periodave, do të krijohet dyshimi se e tërë kjo që bëni janë "dokrra", "pallavra", "humbje e kotë e kohës", si dhe dyshimet e tjera të ngjashme. Mos u shqetësoni! Këto janë të natyrshme dhe do të largohen brenda një dite. Ju vazhdojeni procedurën edhe mekanikisht, duke e bërë atë si një shprehi të së përditshmes. Mos e harroni kurrë një urtësi kineze e cila thotë: "Para agimit është terri më i madh". Dëshirat tona që realizohen nëpërmjet metodës së parafytyrimit, nuk vijnë kur ne me padurim i presim, por ato vijnë spontanisht. P.sh. e takoni papritmas një shok të vjetër që ju ofron të holla me kushte shumë të volitshme të kthimit, ose ai është vendosur jashtë vendlindjes dhe banesën e vetë ua mundëson ta paguani me këste mujore për një afat më të gjatë etj. Përveç dëshirave materiale, me metodën e parafytyrimit mund të eliminohen edhe shumë dobësi të ndryshme të personalitetit tonë. Procedura është plotësisht e njëjtë, por dallohet vetëm filmi psikik që duhet ta zbatoni posaçërisht për këtë qëllim. Ta zëmë, jeni koprrac ose keni tremë para auditoriumit të gjerë. Ky problem u mundon kaherë dhe ju nuk keni zgjidhje, edhe pse ju e dini se paraqitja e vetë problemit është e panevojshme për atë moment. Në këtë rast mjafton ta krijoni një film psikik që duhet ta parafytyroni në mendimet e juaja, si, p.sh., gjendeni në një shoqëri ku jeni në qendër të vëmendjes. Nuk ndjeni tremë apo frikë dhe paraqiteni përplot guxim para njerëzve. Mbusheni këtë figuracion me kënaqësi dhe ndiejeni atë si reale. Pas një kohe të zbatimit të këtij parafytyrimit, spontanisht do të vëreni se nga ju largohet frika dhe trema për t'u paraqitur para njerëzve tjerë. Me këtë metodë mund t'i evitoni edhe shumë mangësi tjera psikike sikurse janë, fobitë (frikët), varshmëria nga duhani, alkoolizmi, narkomani, përtacia, koprracia etj.

Funksionimi i ligjshmërisë së parafytyrimit

Njeriu, përveçse është qenie fizike me të gjitha organet materiale të përsosura të funksionimit, është edhe qenie psikike që përbëhet prej pjesës së saj të vetëdijshme dhe të nënvetëdijshme. Për pjesën e vetëdijshme të njeriut dihet mjaft, e errët dhe e papërpunuar mjaft. Hermetizmi dhe Okultizmi, si shkenca të kulturave të hershme, shumë e shumë para shkencës bashkëkohore, e ka njohur nënvetëdijen dhe për të komunikuar me të ka kultivuar shumë metoda psikike të ruajtura (dhe që ende ruhen) si fshehtësi. Njëra prej metodave që ende, deri në kohën e fundit, është konsideruar si e fshehtë ka qenë edhe metoda e parafytyrimit. Te kjo metodë asgjë nuk është e komplikuar dhe e paqartë. Fjala është vetëm për gjuhën, me anën e së cilës njeriu komunikon me inteligjencën e tij të paskajshme, që ndryshe ne e kemi definuar edhe si nënvetëdije.
Nënvetëdija njeh dhe me përpikëri i zbaton të gjitha urdhëratë, pa marrë parasysh përmbajtjen e tyre, me kusht që ato të vijnë në mënyrë të pastër dhe precize. Gjuha e vetme e komunikimit me nënvetëdijen është figuracioni psikik, gjegjësisht parafytyrimi i të gjitha veprimeve që më parë krijohen në mendjen tonë. Nëse këto mendime të parafytyruara qartë mbushen me energji të fortë emocionale, nënvetëdija me përpikëri do t'i realizojë në tërësi. Pra, metoda e parafytyrimit është vetëm gjuha të cilën e kupton dhe e njeh nënvetëdija jonë. Ne, si qenie njerëzore, gjatë aktivitetit tonë ditor mu përmes kësaj metode, nënvetëdijes sonë i japim urdhra të ndryshme pa qenë të vetëdijshëm për to. çdo mendim ynë, së pari, krijohet si figuracion psikik në mendjen tonë, e pastaj ekziston në realitetin material. Prandaj, duhet të keni kujdes se çfarë urdhra i jepni nënvetëdijes suaj. Fatin njeriu vetë e krijon, pikërisht, përmes mendimeve tona pozitive ose negative. Mendimet janë të pashlyeshme dhe regjistrohen në nënvetëdijen tonë, duke pritur momentin e përshtatshëm të realizimit të tyre. Nëse nënvetëdijes i japim urdhra përmes mendimeve tona negative, atëherë ato varësisht nga mbushja energjetike e tyre, në momentin më të përshtatshëm do të realizohen.
Nuk jemi në këtë botë, rastësisht, të marrshëm, përtacë, koprracë, pa banesë, të varfër etj. Këtë realitet e kemi kërkuar vetë. Nënvetëdija jonë i ka realizuar, sepse ashtu ka marrë urdhra nga mendimet tona pesimiste dhe negative.
Prandaj, për fund mendoni vetëm pozitivisht, sepse çelësi kyç i fateve të juaja jetësore është në JU dhe vetëm në JU, gjegjësisht, në mendimet tuaja pozitive dhe negative që i krijoni permanent për veten.

Fund

Adnan Abrashi

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Normal qe fati yne krijohet nga vete ne,pasi ne marrim vendime te rendesishme ne lidhje me te ardhmen tone.Nga nje vendim i gabuar ose i sakte mund te varet edhe e ardhmja qe varet nga ne.Por nga ana tjeter fatin tone e kane percaktuar,se do te deshironim qe te mos te vuanim por te jetonim te lumtur.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons