SHKURAJIMI
"Fati ynë nuk është jashtë nesh, por brenda nesh: tek vullneti ynë"
Confucio
Dua - duke folur për këtë krizë të vullnetit - të vë në dukje një fenomen të cilin të gjithë, pak a shumë, e takojnë në jetën e tyre: një fenomen depresioni që ushtron në disa periudha të ekzistencës, ndonjëherë tepër të gjata, një ndikim shkatërrues.
Edhe ti do të kesh kaluar të paktën një nga këto periudha të errëta, të zymta, të tmerrshme, gjatë së cilës duket se një ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpërson shumë nervat. Vetëm ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë, që nuk kanë ndërmarrë kurrë asgjë, që kanë ndjekur me pasivitet rutinën e jetës së tyre monotone, të zakonshme, të lehtë, nuk e njohin shkurajimin. Ata që, si ty, përpiqen të shmangen nga automatizimi i karrierës së tyre të vogël, për të krijuar një jetë më të denjë, janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre periudhave të zymta të depresionit moral, sepse, jo të gjitha përpjekjet janë të prirura të realizohen pa kontraste të rënda; e çdo vështirësi me një farë mase, çdo mossukses, çdo rezultat negativ, krijon në vetvete një reagim shkurajimi, që nëse nuk përballohet e mbytet para se të jetë thelluar e zhvilluar - mund të paragjykojë fatkeqësisht tërë të ardhmen. Një nga karakteret më të dëmshme e të rrezikshme të shkurajimit qëndron pikërisht në këtë prirje të tij për t'u zmadhuar, për t'u intensifikuar, për t'u thelluar e për të përmbysur me një goditje të vetme - tërë energjitë e një njeriu: kurajën, vullnetin, shpirtin e besimin në vetvete, besimin në sistemin e vetë nervor.
Përplasjet e jetës krijojnë me mijëra nga këto "kufoma të gjalla". Klinikat janë mbushur me persona të infektuar nga kjo sëmundje, për të cilën janë gjetur - për të pakësuar shqetësimet e të vuajturve - emrat më të ndryshëm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik: por në realitet është gjithmonë e njëjta dhe e vetmja sëmundje: shkurajimi! E jo vetëm klinikat: por bota është plot me fatkeq që zvarriten si nën peshën e një dënimi të pariparueshëm, të një sëmundje të pashërueshme, një fati të keq: me individë që ecin në jetë si hije: të pakënaqur, të nervozuar, gati për t'u nxehur, shkëputur nga realiteti: me një fjalë, të mundur.
Çdo riparim fizik, çdo kurë dietike, çdo terapi mjekësore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi këta të sëmurë nga nervat. Ilaçin, secili e ka brenda vetes; por të pakët, shumë të pakët, janë ata që dinë të arrijnë këtë zbulim e të ndërmarrin kurën që do të mund shëronte; një kurë; me karakter thelbsisht moral.
Flas me bindje të thellë për këtë: unë vet kam pësuar - si të gjithë ata që bëjnë një jetë të ethshme e ripërtërijnë, si mund ta themi çdo ditë, një përpjekje që mund të ketë sukses o mund të dështojë - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa më e madhe e personave që bien në mossukses, nuk i kam lënë kurrë kohë goditjes e mundësisë për të përfunduar në krizë. Shkurajimi, siç kam thënë, është një sëmundje progresive: fillon të shfaqet si një fenomen i izoluar i jetës tonë e arrin, nëse nuk mbytet në kohë, të thithë tërë personalitetin tonë, mendimet tona, botën tonë të brendshme. Sekreti i kurës qëndron në vetëdijen për ta kapur në kohë.
"Unë nuk e kam lejuar kurrë shkurajimin të më sundojë më shumë se një çerek ore - më thoshte një ditë Rockfelleri - Ja përse kam arritur të çaj në situata që kushdo do t'i kishte përcaktuar të dëshpëruara, absurde, të patolerueshme. Nëse i nisur nga asgjë, kam arritur të realizoj punëra që kanë çuditur Amerikën, nuk ka ndodhur vetëm sepse unë jam një punëtor i madh, një inteligjent i madh, o një fatlum: ia dedikoj suksesin tim, mbi të gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lënë kurrë veten gjatë në krizë shkurajimi, se kam transformuar, me këmbëngulje e optimizëm, një dështim në një sukses, se kam besuar atje ku të tjerët do të ishin të dëshpëruar. Ky besim në të ardhmen, tek fati në dobinë e përpjekjeve të mija, ka ngulitur në tërë qenien time atë gjurmë dinamizmi, që e ka bërë të pëlqyeshme e interesante për mua, të admirueshme për të tjerët".
MOS BESO NË PARIPARUESHMËRI
Lumturia është "vullnet i kënaqur". Ai që nuk ka arritur, në ndonjë rrethanë të jetës, të realizojë vullnetin e tij e nuk ka ditur të fshijë përshtypjen e pafuqisë që i është krijuar prej kësaj, ai që nuk ka ditur të frenojë në kohë ndjenjën e shkurajimit, është i prirur të mbajë në jetë një peshë që do t'i prishte çdo gëzim.
Mjafton një mossukses për të krijuar një "të falimentuar": kur këtij mossuksesi i ngjitet një krizë e papërcaktuar shkurajimi. Ja, për ty, metoda që duhet të përdorësh në momentet e rënda e të vështira të jetës.
Kur ndjehesh i goditur nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga një mossukses, mos krijo në veten tënde atë paragjykim të tmerrshëm që quhet: pariparueshmeri. Asgjë nuk është e pariparueshme në botë. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonë mund të rifilloje. Mos mendo: unë nuk jam i prirur për të pasur sukses. Të gjithë janë të prirur për të arritur sukses.
Kam parë individë, që kanë çuar me kurajo deri në fund punëra në të cilat kanë qenë penguar nga një kompleks kundërshtimesh të mëdha. Kam njohur njerëz që kanë pasur kurajon të rindërtojnë një jetë të re mbi rrënojat e shkatërrimit moral financiar: njerëz që një ditë kanë vënë re shembjen e tërë fatit të krijuar me durim në dhjetëra vjet sakrificë e punë, e që mëngjesin tjetër kanë ditur të gjejnë në veten e tyre forcën për të rifilluar nga e para: njerëz që dhjetë herë kanë falimentuar në një përpjekje, e në të njëmbëdhjetën kanë arritur suksesin: njerëz që dukeshin të humbur, që në gjykimin e njerëzve të zakonshëm quheshin të dështuar, e që kanë ditur të përmbysin situatën e dëshpëruar.
Mos u shkurajo kurrë. Sado të rënda të jenë rrethanat në të cilat ti përplasesh, sado kritike të jenë kushtet e tua, gjejë në veten tënde forcën për të mos u rrëzuar kurrë. Mbi të gjitha mos u dëshpëro kur je i detyruar të luftosh kundër vështirësive me karakter financiar. Pesëdhjetë përqind e njerëzve aktualisht më të pasur të botës kanë vuajtur në rini - e shpesh edhe në vitet e pjekurisë - nga uria.
E në çdo kohë, në çdo vend, ka qenë gjithmonë kështu. Të gjithë ata që ia kanë dalë të bëjnë diçka të madhe në botë e që kanë pretenduar të ngrihen mbi masën, kanë luftuar ashpër kundër varfërisë e mjerimit.
Karli i VII, mbret i Francës, para se të dilte fitimtar nga lufta kundër kundërshtarëve të tij, ndodhej në një gjendje të keqe. Po kështu edhe Luigji i XII.
Aleksandër Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga ftuesit e gjykatës. Kjo kategori nëpunësish përbënte për të një ankth të vërtetë. Një ditë qe ftuar për të dhënë një kartëmonedhë njëzet frangash për varrosjen e një ftuesi të vdekur në mjerim. Dumas dha dyzet, duke thënë: Ja 40 franga: varrosni dy.
Gjëja e parë, pra, ruaje nga gjykimi "i pariparueshëm" veten tënde. Nuk them se ti duhet t'i durosh me indiferencë të plotë provat e hidhërimet e jetës: stoicizmi absolut nuk ekziston veç në teori, në realitet është i parealizueshëm. Por ekziston një gjendje e zakonshme shpirtërore, pikërisht për njeriun që, duke marrë parasysh humbjen e pësuar, di ta durojë më mirë se një tjetër: është kalitja morale, që mund të arrihet e forcohet duke e ushtruar përditë në rastet më me pak rëndësi. Kush ushtrohet te notojë në një përrua, do të dijë nesër, të notojë edhe në oqean; ai që di të dëgjojë pa u tronditur zhurmën e një porte të përplasur natën, do të mundet, nesër, të dëgjojë pa frikë buçimën e një topi. Kushdo mund, duke u stërvitur, të durojë me indiferencë goditjet e jetës së përditshme, do të arrijë ta sundojë veten e të ruaj një humor të tillë të pandryshueshëm, një qetësi të tillë, një gjendje të tillë sigurie e superioriteti, sa të mund të përballojë pa frikë edhe kundërtitë më të rënda e më të papritura të jetës.
Njëherë, dy minj ranë në një enë plot me qumësht.
I pari, që ishte pesimist e i prirur lehtë nga shkurajimi, rënkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten të fundosej e u mbyt.
Por i dyti, që ishte optimist e nuk humbte kurrë gjakftohtësinë e tij, i tha vetes:
- Nuk dua të vdes; jeta është tepër e bukur.
E filloi të lëvizte këmbët me tërë forcën, saqë qumështi u ngurtësua, duke u kthyer në gjalpë. Miu u ngjit sipër, që aty u hodh në tavolinë, e nga tavolina në strofkën e tij të vogël.
"Jeta është tepër e bukur"! Kujtojeni, edhe në rrethanat më të këqija të jetës. Është fjala vetëm për të thyer rrethin e dëshpërimit, për të hequr nga sytë pëlhurën e zezë të shkurajimit, për t'i bërë apel, me tërë energjitë e brendshme, vullnetit instiktiv për të rrojtur, që nuk e braktis individin as edhe në momentet e agonisë.
Vazhdon...
Shkruan: Harry BOX
Përktheu: Jetmir SHEHU