Nju Jork, 6 Janar 2012, NOA - Ka përfunduar krijimi i mantelit të parë tët padukshmërisë në kohë, i cili është në gjendje që të zhdukë një objekt për një periudhë kohore të limituar.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, gjithçka rreth këtij manteli është përshkruar në revistën e famshme Nature.
Rezultati i përket një grup hulumtuesish nga Universiteti Cornell në Nju Jork, në të cilin kanë marrë pjesë dhe shkencëtari italian Alessandro Farsi.
Manteli funksionon në një interval kohe tepër të shkurtër, në miliarda të sekondit, por provon se është e mundur që të manipulohet drita rreth një objekti në një mënyrë të tillë që të fshihet për një periudhë kohe të caktuar.
r.b/NOA