Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, i parashikuar të niste në orën 10 të së martës, është shtyrë dhe nuk dihet se kur do të fillojë.
Sipas “REL”, që citon burime nga BE, shkak për këtë vonesë është bërë mosarritja në kohë e delegacionit të Prishtinës.
Gjithësesi, saktësojnë burimet, proçesi do të nisë sot dhe do të vazhdojë edhe ditën e mërkurë.
Në takimin e sotëm do të diskutohet çështja e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani mes palëve.
Ndërkohë, zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Koçijançiç ka konfirmuar vonesën e autoriteteve kosovare, por ka shtuar se nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vonesë teknike, apo shtyrje e të gjithë proçesit.
Edhe shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviç ka deklaruar se grupi i tij është në pritje të homologëve kosovarë për të zhvilluar takimin e parashikuar.
“Nuk e dimë se cili është shkaku i vërtetë i kësaj vonese, por thuhet se ata po bëjnë konsultime shtesë. Delegacioni serb është i gatshëm për marrëveshje”, ka thënë Stefanoviç.
Megjithatë, Serbia nuk është e sigurt nëse do të pranojë ofertën e Kosovës për të zgjidhur problemet me pjesëmarrjen në konferenca dhe organizime.
Deklaratat e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi nuk janë përmendur në Serbi si punë e kryer, por si propozim i Kosovës.