Brenda 12 muajsh, Papa Benedikti XVI do të vdesë. Kështu shkruhet në një dokument të besueshëm të Vatikanit. Publikimi i dokumentit në të përditshmen italiane ‘Il Fatto Quotidiano’ ka ngjallur shumë zemërim dhe dyshim.
Nëse është i vërtetë si dokument, shkruan gjermania Der Spiegel, atëherë bëhet fjalë për një krim brenda Vatikanit, transmeton gazeta Tema.
Bëhet fjalë për një luftë të ashpër për pushtet në Vatikan, që mund të sjellë edhe vdekjen e Papës. Në një krah është Papa me dy kardinalë, atë të Milanos dhe Palermos.
Nga ana tjetër është Sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit, Tarcisio Bertone. Faktin që Papa do vdesë në nëntor e bën të ditur Kardinali i Palermos gjatë një vizite në Kinë.