Macet dhe zogjtë vlerësohen në mesin e armiqve më të mëdhenj natyror. Mirëpo kjo është duke u sfiduar nga një mace dhe një zog që kanë bërë një miqësi të pazakontë.
Kjo foto tregon lidhjen e veçantë midis maces së vogël dhe zogut, të cilët të lumtur hanë, flenë dhe të luajë bashkë.
Dyshja ka formuar lidhjen e tyre pas pesë vjetësh që Maria Fedorov e solli macen e humbur e të uritur në shtëpinë e prindërve të saj në Moskë.
Me gjithë hezitimin, prindërit e saj e lejuan atë të mbajë edhe një shpend dhe për habinë e tyre ata panë se zogu dhe macja menjëherë u bënë miqtë më të mirë.
Babai i Marias, Alexander tha se kur ajo e gjeti macen dhe u lejua ta mbajë ishte shumë e lumtur. Një ditë tjetër ajo gjatë kryerjes së blerjeve në treg e shpëtoi një zog nga macja dhe e solli në shtëpi.
“Ne i thamë se macja dhe zogu në shtëpi nuk mund të jetë një çift ideal, por ajo ishte e sigurtë se gjithçka do të jetë ok”, ka thënë ai.
Alexander ka thënë se pavarësisht frikës së tyre, të dy kafshët filluan të luajnë me njëri-tjetrin dhe rrinë bashkë kudo si binjakë.
Hulumtimi i kryer një vit më parë në Britani vlerëson këta si dy armiq më të ashpër. Sipas të dhënave nga 275 millionë kafshët e mbytura çdo vit në Britani, 55 millionë janë zogj.