Reshjet e borës që vijojnë prej ditësh kanë bllokuar rrugët në veri të vendit, duke izoluar një numër të madh komunash. Situata më problematike paraqitet në Tropojë, ku reshjet e borës që vijojnë prej mbrëmjes së kaluar e kanë rritur trashësinë e borës, duke i bërë të pakalueshme edhe rrugët brenda qytetit.
Bajram Curri është izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe nga Gjakova, ndërsa bora vijon të rrisë trashësinë.
Sipas banorëve të Bajram Currit, të kontaktuar me telefon nga “Shekulli”, rreth 60 cm borë kanë rënë gjatë natës, duke e çuar në rreth 180 cm trashësinë e saj.
Trashësia e borës në sheshin para Bashkisë së B. Currit
Banorët tashmë nuk mund të lëvizin as nëpër qytet, ndërsa mjekët shpresojnë të mos ketë urgjenca shëndetësore, pasi edhe transportimi me helikopter do të ishte tejet i vështirë për shkak të mjegullës së dendur.
Sipas burimeve, zonat e thella të luginës së Valbonës, përveç sasisë së madhe të borës duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, e cila është shkëputur që nga pasditja e djeshme. Ata shprehen se pavarësisht se i kishin marrë masat për rezervat ushqimore, koha e gjatë e izolimit po i çon ato drejt fundit.
Në Valbonë, rezervat e ilaçeve janë drejt fundit. Sipas burimeve, në fshatin turistik janë të paktën 20 të sëmurë kronikë, të cilët kanë mbetur pa medikamentet e nevojshme për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar prej mëse dy javësh.
Ndërkohë, edhe në Pukë paraqitet një situatë e ngjashme. Të gjitha akset që lidhin qytetin me zonat e tjera janë bllokuar, ndërsa bora vijon të bjerë me intensitet. Trashësia e madhe e borës ka reduktuar edhe lëvizjet brenda qytetit.
Ndërsa në Kukës, trashësia e borës ka arritur në qytet deri në 90 cm, kurse në zonat e thella ajo i kalon 2.5 metër. Bora e rënë gjatë natës ka bllokuar të gjitha rrugët me komunat, ndërsa qarkullimi është vështirësuar edhe brenda qytetit.
Ndërkohë, Policia e Shtetit jep informacion në lidhje me situatën e rrugëve në vend, e cila paraqitet e tillë:
Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pa kalushëm,
7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë.
Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për
pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale
në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet
në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes
së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore.
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e
automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve,
për hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
2. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
Situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të pakalueshëm,
2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i pakalueshëm,
3. aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara.