Dhjetëra komuna në veri të vendit vijojnë të jenë ende të bllokuara, pavarësisht përmirësimit të motit dy ditët e fundit. Situata më e vështirë paraqitet për banorët e disa komunave në qarkun e Kukësit, të cilët prej të paktën 19 ditësh janë të izoluar.
Pavarësisht punës për hapjen e rrugëve, fshatrat e thella mbeten të bllokuara, ndërsa orteqet që kanë rënë në disa rrgë e kanë bërë akoma më të vështirë hapjen e rrugëve. Në Pukë, vijojnë të jenë të izoluara fshatrat Iballë, Blerim e Fierz, ndërsa qarkullimi kryhet me vështirësi në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Orteqet e rëna në akset Q.Mali-Kukës dhe Q.Mali-B.Curri e kanë bërë të vështirë punën për hapjen e tyre.
Në Dibër janë ende të bllokuara komunat Trebisht, Ostreni, Lura dhe Kala e Dodës, ndërsa në Kukës komunat Shishtavec, Grykëçaj, Kalis, Arren.
Në Tropojë mbeten të izoluara zona e Lekbibajve dhe fshatrat e luginës së Valbonës, të cilat nuk kanë as enegji elektrike.
Në Korçë janë pa energji elektrike Lekasi, Çlirimi, Dardhasi, Novosela dhe Progeri, ndërsa të bllokuara mbeten dy fshatra në Voskopojë. .