Kryeqyteti boshnjak, Sarajeva dhe rrethinat e saj u rimbuluan sot nga një petk dëbore për herë të parë që prej 50 vjetësh në këtë kohë, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe pemët frutore:
“Trashësia e dëborës në Sarajevë arriti në nëntë centimetra. Është hera e parë në 50 vjet që bie dëborë në Sarajevë në muajin maj”, deklaroi Dzenan Zulum, një klimatolog i Institutit meteorologjik lokal, transmeton BW.
“Dëbora e fundit në muajin maj është regjistruar në vitin 1962. Në atë kohë trashësia e dëborës arriti në dy centimetra. Akoma më përpara, në vitin 1953, trashësia e dëborës arriti në nëntë centimetra”, theksoi Zulum.
Përveç të tjerave, temperatura ka zbritur nga rreth 30 gradë Celsius në dy ditë dhe 29 gradë Celsius të shtunën në 0,3 gradë Celsius:
“Kjo është një situatë e pazakontë, por kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën. Dëbora do të pushojë sot dhe temperaturat do të rritën deri në 20 gradë Celsius gjatë fundjavës”, theksoi Zulum. Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu dhe në pjesën tjetër të vendit, veçanërisht në malet e Bosnjes Qendrore dhe Lindore.