Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të cilët janë: Gentjan Licaj, 36 vjeç, banues në Buzmadh, Fier, i cili është arrestuar dhe Xhezmi Hyka 50 vjeç, banues në Gorishovë, Fier, i cili është shpallur në kërkim.
Këta shtetas, akuzohen për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ata më datë 15.04.2011 në vendin e quajtur Selisht Cakran, Fier kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ylli Kalemaj, dyshohet për motive hakmarrje.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme
Kristaq Thano