Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda, drejtues të grupimeve të djathta dhe të majta në Parlamentin Europian, kanë mendim të njëjtë për dy çështje thelbësore të konfliktit politik në Shqipëri. Për vrasjet e 21 janarit, zoti Kukan thotë se janë të paimagjinueshme dhe se vrasjet nuk mund të ndodhnin në vendin e tij. Në lidhje me proçesin ndaj Ilir Metës, ata shprehen se u befasuan nga vendimi i gjykatës. Duhet të ishin pranuar ekspertët e pavarur nga jashtë dhe ne shpresojmë që kjo të korrigjohet sërish, pasi ne duhet të mësojmë të vërtetën, tha Hannes Swoboda.
TCH: Presidenca daneze deklaroi së fundmi për Shqipërinë se është thelbësore që të shënohen rezultate konkrete në fushën e shtetit të së drejtës por dhe në demokraci. Ku ndodhet Shqipëria sot pas përcaktimit, që në 2010, të 12 kritereve nga Komisioni Europian?
Swoboda: “Ka akoma një ngërç, ka ende një ndalesë të zhvillimeve. Dhe tani që dy grupet e mëdha politike dhe partiake flasin me njëri tjetrin dhe ulen në të njëjtin parlament është mirë, por kjo
U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive
Hannes Swoboda
nuk mjafton. Duhet që tani ata të japin rezultate.”
Kukan: “Vendi nuk ka lëvizur shumë përpara që prej atëherë por ne vërejmë një tendencë pozitive. Vendi ndërkohë duhet të përmbushë 12 kriterët e vëna. Po bëhet një farë pune për përmbushjen e këtyre kritereve. Drejtori i Përgjithshëm për zgjerimin, zoti Sanino po punon me qeverinë, ishte në Shqipëri dhe tha se ka një farë progresi. Mesa jam i informuar janë ngritur grupe pune për përmbushjen e kritereve, disa prej të cilave i takojnë parlamentit, disa të tjera qeverisë dhe ne do të kemi një proces vlerësues rreth fundit të muajit shkurt. Pra unë dua të besoj se gjërat po lëvizin, por sërish, ngadalë, dhe ne kemi nevojë të shohim rezultate, pasi koha që vendi pati në dispozicion për t’i përmbushur ishte e bollshme.”
TCH: Kur flasim për demokracinë, sa i rëndësishëm është hetimi i plotë dhe i pavarur i ngjarjeve tragjike të 21 janarit, sidomos sot kur hetimet pohojnë se protestues të pafajshëm u vranë nga Garda e Republikës?
Swoboda: “Është absolutisht e rëndësishme të kërkohet dhe të zbulohet e vërteta dhe autorët duhet të përndiqen. Nuk na takon neve apo BEsë të thotë kush është fajtor e kush jo, kjo i takon drejtësisë së pavarur. Por gjithçka duhet bërë që autorët, apo autorët potencialë, të sillen para drejtësisë. Dhe sipas meje, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rrugën drejt BEsë, por është e rëndësishme për vetë vendin, i cili duhet të heqë qafe ç‘do lloj tendence për të fshehur, nga njëra apo tjetra palë, ata që bëjnë veprime të tilla si vrasja e njerëzve. Kjo është diçka që as mund të degradohet dhe as të nënvlerësohet.”
TCH: Cfarë doni të thoni më saktësisht.
Swoboda: “Kjo do të thotë se ju shpesheherë keni të shtëna dhe vrasje dhe mbi të vërtetën nuk hidhet dritë dhe as nuk vihet drejtësi dhe kjo gjë duhet të ndalojë. Dhe ky është një rast i rëndësishëm ku përveç zbulimit të së vërtetës për çfarë ngjau, është shumë e rëndësishme që njerëzit të vihen para trupit gjykues.”
Kukan: “Jam i sigurtë se të gjithë këtu në institucionet europiane ndajnë të njëjtin opinion, se këto ngjarje duhen hetuar me objektivitet, pa asnjë ndërhyrje politike, procesi i duhet lënë në dorë autoriteteve përkatëse, pra Prokurisë së Përgjithshme. Dhe është shumë e rëndësishme, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për situatën brenda vendit, për pajtimin, mirëkuptimin apo bashkëpunimin më të mirë mes partive politike. Pra ne e ndjekim me një interes të madh dhe e përsëris se ngjarjet duhen hetuar me objektivitet, drejt, dhe pa asnjë ndërhyrje politike si dhe me përfundimin se kushdoqoftë përgjegjës, duhet të japë llogari për çfarë ndodhi.”
TCH: Kur flasim për vlerat europiane, ju vetë keni qenë anëtar qeverie. Cfarë do të kishte ndodhur nëse demonstruesit do të qëlloheshin nga garda në Sllovaki, apo nëse do të fshiheshin serverat e kamerave të kryeministrisë?
Kukan: “Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë ç‘do lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.”
TCH: Sipas jush policia shqiptare nuk luajtur siç duhet rolin e saj?
Kukan: “Ju lutem, meqë po më pyesni për Sllovakinë po ju përgjigjem për Sllovakinë. Por mesazhi që unë dua të jap është që këto janë çështje të ndjeshme dhe situata të ndjeshme mund të ndodhin në ç‘do vend. Por të gjitha institucionet e shtetit duhet të sillen në përputhje me ligjin dhe askush nuk mund të dalë sipër ligjeve dhe të bëjë gjëra që shkojnë përtej ligjit.”
TCH: Zoti Swoboda, ju jeni politikan austriak, çfarë do të kishte ndodhur në Austri nëse një protestues do të ishte qëlluar për vdekje nga Garda e Republikës?
Swoboda: “Mendoj se ç‘do vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët dhe sistemi politik janë aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend.”
TCH: Hetimet e fundit shkaktuan një dallgë tjetër akuzash direkte dhe presionesh politike kundër institucioneve të pavarura duke ringjallur historinë e “puçit”. A është e tolerueshme për ju kjo lloj sjelljeje, duke patur parasysh edhe shumat e mëdha të parave që BE ka investuar për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve të pavarura në Shqipëri?
Kukan: “Unë do ta kufizoj veten time duke thënë vetëm që ky proces duhet hetuar pa asnjë ndërhyrje nga asnjë politikan. Politikanët janë politikanë dhe bëjnë deklarata, por institucionet e duhura duhet të bëjnë punën e tyre krejtësisht në përputhje me provat që kanë dhe në përputhje me ndërgjegjen e tyre, me ligjin dhe rendin.”
Swoboda: “Demonstrata ka në shumë vende, por pyetja që lind është se si reagojnë politikanët apo qeveria me këto demonstrata. Nëse hedhim sytë në një vend tjetër, në Rumani përshembull, një demonstratë shumë më e vogël pati për pasojë dorëheqjen e qeverisë, në mënyrë që t’i çelej rruga formimit të një qeverie të re. Mendoj se ky është një veprim normal politik. Sigurisht, nuk po kërkoj dorëheqjen e qeverisë, por është absolutisht e nevojshme që të ketë së paku disa reagime nga qeveria.”
TCH: Sa e rëndësishme është zgjedhja e një presidenti konsensual për mbrojtjen e institucioneve të pavaruara dhe demokracisë në vend?
Swoboda: “Në situata të caktuara ka një garë të hapur për presidentin, por ka situata kur duhet gjetur konsensusi. Unë mendoj se ka pak vende që bartin kaq shumë përçarje, kontradikta apo zënka të tilla si në Shqipëri. Është kjo që e bën bindëse situatën për të patur një president konsensual, pasi ky do të ishte një sinjal i qartë për Bashkimin Evropian se ne jemi gati të punojmë sëbashku, jemi gati të sakrifikojmë interesat tonë partiakë për të zgjedhur një president të përbashkët.”
Kukan: “Më lejoni ta them troç. Do të ishte ideale zgjedhja e një presidenti konsensual. Por në një sistem si i juaji ku zgjedhja e presidentit bëhet me votë në parlament, është shumë e vështirë zgjedhja e një presidenti konsensual. Unë vetë nuk e imagjinoj as në Sllovaki apo në ndonjë vend tjetër të gjindet një president konsensual. Nëse gjeni personalitetin e duhur që gëzon respektin e shumë njerëzve, sigurisht që kjo do t’i ndihmonte vendit dhe do t’i ndihmonte situatës politike. Por unë vetë jam i bindur se do të jetë shumë e vështirë për ç‘dokënd në ç‘do vend, që të gjejnë një president konsensual. Pra gjeni dikë që t’i afrohet sadopak atij profili.”
TCH: Keni dikë ndërmend ?
Kukan: “Jo jo jo, ja lë në dorë shqiptarëve. Unë nuk jam personi i duhur për t’ju rekomanduar ndonjë president konsensual.”
TCH: Supozoj se, pas pyetjes tuaj, e dëgjuat pjesën e deklaratës së Presidencës daneze për çështjen ‘Meta’..
Kukan: “Po, isha aty...”
TCH: Kur u tha se vendimi surprizoi shumë prej nesh. Po ju vetë a u befasuat?
Kukan: “Mendoj se ministri danez shprehu ndjenjën e përgjithshme të shumë njerëzve që po e ndiqnin këtë rast nga shumë pranë dhe me shumë kujdes. Nuk mendoj se është e drejtë të komentoj me thellësi vendimet e gjykatave në Shqipëri, por do të them vetëm që korrupsioni është një problem shumë serioz në Shqipëri. Dhe nëse nuk luftohet në parim dhe në themel, do të jetë e vështirë për Shqipërinë të shënojë përparim në rrugën drejt BEsë, sepse kjo është një prej çështjeve që gjithandej ndiqet me një vëmendje tepër, tepër të madhe. Pra unë nuk do të komentoj më tej por do të them se po, shumë veta u befasuan, unë vetë u befasova gjithashtu. Por i takon insitucioneve shqiptare të vendosin rregullin dhe të fuksionojnë siç duhet.”
TCH: A mund t’ju pyes çfarë ju befasoi, meqenëse nuk patëm mundësinë të pyesnim ministrin danez atë ditë?
Kukan: “Duhet ta kishit pyetur atë. Por unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk u morrën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time.”
Swoboda: “Unë u befasova nga vendimi i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotit Meta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive.”
TCH: Ndërkohë zoti Meta fitoi pafajësinë, po zhvillon aktivitetin partiak, pritet të kthehet në Kuvend si deputet e ndoshta edhe në qeveri. Ku qëndron morali në shfaqjet apo veprimet e politikanëve shqiptarë megjithë çështjet e dyshimta që i ndjekin nga pas?
Swoboda: “Unë nuk jam këtu për të gjykuar zotin Meta por unë mendoj se zoti Meta do të ishte i interesuar dhe duhet të jetë i interesuar, ai vetë personalisht më shumë se të gjithë, për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Dhe e përsëris, t ë gjithë ekspertët që mund të gjykojnë për manipulimin apo jo të videos duhen thirrur dhe duhet të japin prova që ajo video është e manipuluar dhe se ai është i pafajshëm. Atij i duhet ky informim dhe ky konfirmim.”
TCH: Në Shqipëri, politikanët e nivelit të lartë mbeten të pandëshkuar, ndërkohë që gazetarët përballen me gjoba si 100 mijë, deri në gjysëm milion euro. A ju shqetëson kjo gjë? Është kjo rruga e duhur drejt BE-së?
Kukan: “E përsëris sërisht se liria e medias, liria dhe të drejtat e gazetarëve qëndrojnë në zemër të vlerësimeve që bëhen për vendet aspirante, nga Bashkimi Europian, nga Parlamenti Europian. Dhe kjo gjë po bëhet gjithnjë e më shumë strikte dhe merr një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në vlerësimin tonë për progresin e vendeve në fjalë. Pra të gjithë institucionet shqiptare duhet të jenë mëse të vetëdijshëm për një gjë të tillë, e cila ndikon përfundimisht në vlerësimin që japin institucionet europiane.”
Swoboda: “Ligji është ligj dhe gjithsecili është i barabartë para ligjit, si politikanët, ashtu dhe gazetarët. Por me këta të fundit duhet treguar kujdes i veçantë pasi kapërcehet shpejt në kufizimin e lirisë së shprehjes. Për këtë arësye gjobat apo ndëshkimet ndaj gazetarëve duhet të gjykohen vetëm në disa raste serioze dhe jo për shkak të aktiviteteve të tyre profesionale. Por në lidhje me politikanët që dyshohen të kenë patur rol në një çështje korruptive, këtu duhet të jemi shumë striktë dhe nëse është parë se ka patur korrupsion sigurisht që duhet aplikuar ndëshkimi.”
TCH: A mendoni se Shqipëria mund ta marrë statusin kandidat këtë vit?
Kukan: “Gjithçka varet nga Shqipëria.”
Swoboda: “Shqipëria fatkeqësisht nuk është ende afër. Por ajo që do të duhej të ndodhte dhe që duhet të ndodhë, është zgjedhja e Presidentit me konsensus; është pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë dhe sigurisht përndjekja e të gjithë personave që kanë kryer vrasjet e demonstruesve. Mendoj se këto këto tre elementë do të ndihmonin shumë që Shqipërisë t’i hapej rruga për të marrë statusin e vendit kandidat.”