Forumi Kuq E Zi
Vrasjet, të paimagjinueshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasjet, të paimagjinueshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vrasjet, të paimagjinueshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasjet, të paimagjinueshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Vrasjet, të paimagjinueshme Empty Vrasjet, të paimagjinueshme 10/2/2012, 19:33

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Presidenti i ri i grupimit të majtë në Parlamentin Europian,Aleanca Progresiste e Social-Demokratëve Europianë, Hannes Swoboda, dhe kreu i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, i djathti Eduard Kukan, rrëfejnë për Top Channel habinë e tyre mbi vendimin e gjykatës për çështjen ‘Meta’.

“Mendoj se ministri danez shprehu ndjenjën e përgjithshme të shumë njerëzve që po e ndiqnin këtë rast nga shumë pranë dhe me shumë kujdes. Nuk mendoj se është e drejtë të komentoj me thellësi vendimet e gjykatave në Shqipëri, por do të them vetëm që korrupsioni është një problem shumë serioz në Shqipëri. Unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk

U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive

Hannes Swoboda
u morën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time", tha Kukan.

"Unë u befasova nga vendimi i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotit Meta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive", tha Swoboda.

Për ngjarjet tragjike të 21 janarit, njëzëri, euro-deputetët kërkojnë hetimin e plotë, të pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje politike, si dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve. Por përveç kësaj, të pyetur nga Top Channel se çdo të kishte ndodhur në vendet e tyre në një rast të ngjashëm, Kukan përgjigjet: "Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë çdo lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin".

Nga ana e tij Swoboda tha: "Mendoj se çdo vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët, apo sistemi politik, është aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend".

Të pyetur mbi zhvillimet kryesore në vend, megjithë marrëveshjet mazhorancë-opozitë, përfaqësuesit e dy grupimeve kryesore të Parlamentit Europian kërkojnë rezultate konkrete, pasi vlerësojnë një ecuri të ngadaltë të Shqipërisë drejt BE-së. Kukan dhe Sëoboda kritikojnë presionet ndaj institucioneve të pavarura dhe ndaj pavarësisë së medias, si dhe shprehin qëndrimet e tyre respektive për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons