Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto deklaroi në Shkup se Tirana mbetet në kërkesën për zbardhjen e të gjitha incidenteve, përfshirë dhe rrahjen e dhjetëra nxnënësve shqiptarë në Shkup nga grupe të maqedonasve etnik.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve, kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë para drejtësisë personat përgjegjës. Kemi kërkuar gjithashtu që të gjithë përfaqësuesit politikë të tregojnë maturi, të tregojnë qetësi dhe mbështetje për institucionet e ligjit për trajtimin e këtyre ngjarjeve”, deklaroi Ministri Haxhinasto, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, bën të ditur EJL.
Shefi i diplomacisë shqiptare është pyetur edhe lidhur me djegien e flamurit maqedanas në Burrel të Shqipërisë dhe me këtë rast ka dënuar jo vetëm këtë akt por edhe atë të djegies së flamurit shqiptar.
“Kam parë edhe incidente në të cilat është djegur flamuri shqiptar. Incidentet e tilla nuk guxojnë të ndodhin, pasi simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, për çdo qytetar. Por, ne sot konstatuam se këto incidente nuk i prishin raportet tona të shkëlyqeshme. Do të përsërisë edhe njëherë se është shumë me rëndësi që institucionet të veprojnë sipas ligjit”, u shpreh Haxhinasto.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është pritur edhe nga zyrtarë tjerë të lartë shtetëror ndërsa do të takohet edhe me përfaqëseues të partive politike shqiptare.