Cilat mund të jenë shkaqet më të mundshme për të cilat njerëzit i thonë lamtumirë kësaj bote? Raporti i “Këshillit Kombëtar të Sigurisë", një organizatë amerikane për shëndetin publik, duke analizuar statistikat, ka siguruar një listë të shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë. Ja cilat janë 20 prej tyre, sipas renditjes:
20. Goditja nga rrufeja. 1 vdekje në 81.701.
19. Thumbi nga bleta apo grenzat. 1 vdekje në 62.950.
18. Nga Stuhia. 1 vdekje në 51.199.
17. Nga të nxehtit e madh. 1 vdekje në 6.174.
16. Aksident me armë zjarri. 1 i vdekur në 5.981.
15. Aksident ajror. 1 i vdekur në 5.862.
14. Aksident me biçikletë. 1 i vdekur në 4.147.
13. Zjarret. 1 i vdekur në 1235.
12. Mbytjet. 1 i vdekur në 1.073.
11. Aksident me motor. 1 i vdekur në 802.
10. Goditje me makinë. 1 i vdekur në 623.
9. Vrasje me armë. 1 i vdekur në 300.
8. Aksident fatal me makinë. 1 i vdekur në 272.
7. Rëniet. 1 i vdekur në 184.
6. Helmimi aksidental. 1 i vdekur në 139.
5. Plagët e vetë-shkaktuara. 1 i vdekur në 115.
4. Aksident trafiku. 1 i vdekur në 85.
3. Infarktet. 1 i vdekur në 28.
2. Tumoret. 1 i vdekur në 7.
1. Sëmundjet kardiake. 1 i vdekur në 6.