Sipas një studimi bërë vite më parë Universiteti i Teksasit mbajti një anketë në të cilin kishte vetëm një pyetje : "Pse bëtë seks herën e fundit?". Përgjigjet u grupuan për nga ngjashmëria dhe u listuan sipas peshës, në këtë rast sipas numrit të përsëritjes së përgjigjes. Arsyet janë si vijon :
- Isha shumë i/e eksituar në ato çaste.
- Thjesht ndodhi.
- Isha i/e mërzitur.
- Dukej sikur ishte ajo që duhej bërë.
- Më sfiduan që nuk e bëja mirë.
- Dëshiroja të isha në intimitet me partnerin.
- Doja të isha më afër Zotit.
- Doja të isha edhe unë si shokët/shoqet e mi/a.
- Është një eksperiencë e bukur për mua.
- Doja të pajtohesha pas një zënke.
- Doja të ndaloja një zënkë.
- Isha nën efektin e alkoolit/drogës.
- Doja të kisha diçka që të mburresha te shokët.
- Doja të bëja dashuri me njeriun e zemrës.
- Kisha nevojë për kënaqësi fizike.
- Pata ndjesinë sikur isha në borxh dhe s'dija si ta shlyeja.
- Doja të tregoja dashamirësinë që kisha në ato çaste.
- Më tërhiqte shumë personi [i fundit].
- Isha i ngacmuar seksualisht dhe doja të "çlirohesha".
- Miqtë e bëjnë seks gjithnj, doja edhe un.
- Ndihem mirë kur e bëj.
- Partneri im ishte shumë këmbëngulës.
- Bëra seks me dikë të famshëm dhe doja ta tregoja tek shoqet/shokët.
- Më detyruan fizikisht.
- Më detyruan verbalisht.
- Doja që personi të më donte.
- Doja të kisha një fëmijë.
- Doja të bëja dikë tjetër xheloz.
- Doja të bëja më shumë seks se sa miqtë e mi.
- Jam i martuar dhe seksi duhet bërë.
- Nuk po më shtyhej të isha i/e virgjër.
- Isha në "afsh".
- Doja të ndihesha i dashuruar.
- Ndihesha i vetmuar.
- Gjithë të tjerët në shomë po bënin seks.
- Doja të isha në qendër të vëmendjes.
- Ishte më e thjeshtë ta çoja deri në fund se sa të ndalesha.
- Doja të dija nëse partneri ishte i përkushtuar.
- Doja të zija unë personin përpara dikujt tjetër.
- Doja të kontrolloja personin.
- Isha kurioz sa i aftë ishte në shtrat personi.
- Isha kurioz rreth seksit.
- Dua të ndihem tërheqës/e.
- Doja të kënaqja partnerin.
- Doja të ndihesha i përulur.
- Doja të largoja ankthin/stresin.
- Nuk dija si të thoja 'JO'.
- Pata ndjesinë se ishte detyra ime.
- Doja ti jepja fund marrëdhënies.
- Miqt e mi më bënë presion.
- Doja të kaloja një aventurë.
- Doja të fitoja eksperiencë.
- Ndihesha i/e detyruar.
- Është qejf.
- Doja të hakmerresha ndaj dikujt.
- Doja të bëhesha më i/e famshme.
- Doja të merrja dhurata.
- Doja të provoja një fantazi.
- Kisha kohë pa bërë seks.
- Personi ishte i lirë.
- Nuk doja të 'humbisja' personin.
- Mendoja se do e fusja në kurth një partner të ri.
- Doja të bëja dikë tjetër xheloz.
- Më erdhi keq për personin.
- Doja të ndihesha i/e fuqiplotë.
- Doja të kisha në pronësi personin.
- Doja të çliroja tensionin.
- Doja të ndihesha mirë për veten time.
- Po kërkoja për njerëz më të varfër se mua.
- Ndihesha rebel.
- Doja të bëja marrëdhënien time më kuptimplote.
- Dukej si hapi i rradhës.
- Doja të tregohesha i sjellshëm.
- Doja të ndjeja më shumë lidhje me personin.
- Doja të ndihesha i/e re.
- E bëra për të manipuluar personin që të bënte diçka në këmbim.
- Doja të mos më kerkonte më seks.
- Doja ta poshtëroja pas seksit.
- Doja që personi të ndihej mirë.
- Nuk doja që personi të zhgënjehej.
- Doja të harroja një ish.
- Doja të vërtetoja orientimin tim seksual.
- Doja të mesoja teknika dhe pozicione të reja seksuale.
- Ndihesha në faj.
- Hormonet e mia ishin jashtë kontrollit.
- Është e vetmja mënyrë që partneri të qëndrojë gjatë me mua.
- E kam ves.
- Doja të mbaja partnerin të lumtur.
- Nuk e kontrollova dot veten.
- Doja të kisha një komunikim më të thellë me partnerin.
- Kisha frikë se partneri im do më tradhëtonte nëse nuk bëja seks me të.
- Isha kurioz për aftësitë e mia seksuale.
- Doja një eksperiencë shpirtërore.
- Ishte pjesë e rutinës së marrëdhënies.
- Doja të largoja komplekset e mia.
- "Më morri vala".
- Doja të shtoja edhe një në koleksionin tim.
- Personi kërkoi që të bënte seks me mua.
- Erdhi rasti, nuk doja ta humbisja.
- Doja të dija se si është të bësh seks kur je "dru".
- Sepse konsiderohet si diçka e ndaluar.
- Doja të rrisja numrin e partnerëve të seksit që kisha patur.
- Perosni ishte shumë "seksi" për t'i bërë ballë.
- Mendova se do të relaksohesha.
- Mendova se do të isha më i shëndetshëm.
- Doja të eksperimentoja me eksperienca të reja.
- Doja të dija si është kur bën seks me një person të huaj.
- Mendova se do të më ndihmonte të flija gjumë më shpejt.
- Doja të mburresha që bëra seks.
- Doja të largoja mëndien nga seksi që të përqëndrohesha në gjëra të tjera.
- Doja t'i ulja dëshirën partnerit tim për të bërë seks me dikë tjetër.
- Nuk doja të prishja reputacionin po të thoja "Jo".
- Personi ishte shumë tërheqës fizikisht.
- Doja të festoja.
- Më joshën.
- Doja të bëja personin të ndihej mirë për veten e tij.
- Doja të rrisja lidhjen emocionale.
- Doja të dija nëse seksi me dikë tjetër ishte më i mirë apo më i keq.
- Isha i nxehur me partnerin dhe e tradhëtova për hakmarrje.
- Doja të mbaja një premtim.
- Pritej që unë të bëja seks.
- Doja të mbaja partnerin larg tradhëtisë.
- Doja të ndjeja kënaqsi të pastër.
- Doja të dominoja personin tjetër.
- Doja të pushtoja personin tjetër.
- Jam i varur ndaj seksit.
- E bëra për ti bërë nder dikujt.
- Doja të më përdornin ose të më poshtëronin.
- Më dhanë para për të bërë seks.
- Isha i dehur.
- Mu duk si ushtrim i mirë fizik.
- Më bënë presion që të bëja seks.
- Personi më tha se do më jepte drogë po ta bëja.
- Isha në depresion dhe më ndihmoi ta kaloja.
- Doja të bëja diçka romantike.
- Ndihesha i pasigurt.
- Partneri im është shumë i mërzitshëm në seks dhe kërkova për dikë tjetër të thyeja monotoninë.
- Isha në periudhën e "harresës" nga një lidhje e kaluar.
- Doja të kisha më shumë vetëbesim.
- Doja që partneri im të mos më braktiste.
- Sepse kisha vënë bast.
- Ishte një rast i veçenatë.
- Doja të më bënin një nder të veçantë.
- Doja të hakmerresha me partnerin sepse më kishte tradhëtuar.
- Doja të rrisja reputacionin tim më shumë.
- Doja të rrija ngrohtë.
- Doja të dënoja veten.
- Doja t'i prishja lidhjen dikujt dhe shkova me partnerin e tij.
- Doja të ndaloja qurravitjen e partnerit.
- Doja të lija përshtypje të mirë miqve.
- Doja të mburresha miqve sepse shkova me dikë të vështirë.
- Doja të arrija një orgazëm.
- Doja të isha më i aftë seksualisht.
- Doja të më merrnin në punë.
- Doja të më rritej rroga.
- Doja të më ngrenin në detyrë.
- Doja t'i plotësoja një tekë vetes.
- Doja të bëja para.
- Doja të kënaqja partnerin.
- Doja të ndërroja temën që po debatonim.
- Doja t'i shmangesha punëve të shtëpisë.
- Doja të dija sa përshtatesha me partnerin tim të ri.
- Doja të bëja partnerin të më shprehte dashurinë.
- Doja të sillja përsëri pasionin në lidhjen time.
- Doja të parandaloja një ndarje të mundshme.
- Doja të bëhesha 'një' me personin tjetër.
- Doja që personi të ishte borxhli ndaj meje.
- Doja të ndahesha nga fejesa.
- Doja t'i jepja personit një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
- Doja të prishja marrëdhënien e dikujt tjetër.
- Nuk doja të lendoja ndjenjat e personit.
- Doja që të ndihesha më mirë për veten time.
- Doja të largorja një dhimbje koke.
- Kisha frikë të thoja "Jo" sepse mund të më rrihte.
- Doja që partneri im të mos bëhej dembel.
- Doja të harxhoja disa kalori.
- Doja të barazohesha me bashkëshortin tim tradhëtar.
- Doja të lëndoja një armik.
- Doja të ndihesha më i vjetër.
- Doja të kisha më shumë besim në vetvete.
- Doja të merrja pjesë në një klub ose ishte pjesë e një rituali.
- Doja të përqëndorhesha më shumë në punë.
- Doja të shprehja "mallin që kisha".
- E bëra si dhuratë ditlindjeje ose përvjetori.
- Doja të thoja "më vjen keq".
- Doja të laja një borxh.
- Doja të thoja "Faleminderit".
- Doja të tregoja "Mirëseardhje".
- Doja të thoja "Mirupafshim".
- Doja të mos u bindesha prindërve.
- Doja të largoja dhimbjet menstruale.
- Doja të largoja dhimbjet e testikujve.
- Doja të shijoja jetën deri në fund.
- Doja të ndihesha femër.
- Doja të ndihesha mashkull.
- Vuaj nga varësia e seksit.
- Doja të dija pse flasin aq shumë për seksin.
- Mendova se do bëhesha person më social.
- Personi kishte shume para.
- U eksitova shumë prej pamjes së personit.
- Personi kërcente shumë mirë.
- Dikush më kishte thënë se ai person ishte i mirë në shtrat.
- Personi kishte sy të mrekullueshëm.
- Personi më bëri të ndihesha seksi.
- Isha i/e eksituar nga një film erotik.
- Personi më kishte ftuar në një restorant shumë të shtrenjtë.
- Personi puthte shumë mirë.
- Personi më kishte blerë bizhu të shtrenjta.
- Personi kishte një sens të mirë humori.
- Personi dukej me shumë vetëbesim.
- Personi më dëshironte me të vërtetë.
- Persnoi ishte i dëshiruar nga të gjithë.
- Doja të bëhesha i njohur me mikun e personit.
- Ndihesha xheloz/e.
- Personi më bëri shumë lajka.
- Doja të shikoja personin lakuriq në shtrat.
- Personi kishte trup pa muskuj, por shumë të dëshirueshëm.
- Kisha shumë kohë pa bërë seks.
- Personi kishte shumë erë të mirë.
- Personi kishte një fytyrë tërheqëse.
- Pasi e pashë lakuriq nuk rezistova dot.
- U eksitova nga biseda rreth seksit.
- Personi ishte inteligjent.
- Personi më përkëdheli.
- Perosni kishte rroba provokuese.
- Personi kishte pirë alkool dhe përfitova.
- Doja të dija nëse mund ta bëja me dikë jashtë "rrezes time".
- Personi ishte misterioz.
- Kuptova që kisha rënë në dashuri.
- Doja të harroja për problemet e mia.
- Doja të riprodhohesha.
- Doja të ndihesha i/e dashuruar.
- Doja që të bija në sy.
- Doja t'i largoja mendien partnerit tim nga problemet tona.
- Doja të gëzoja partnerin time me diçka.
- Doja të nënshtroja partnerin tim.
- Doja ta bëja partnerin tim të ndihej më i fuqishëm.