Forumi Kuq E Zi
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Legjenda e gjarpërit të shtëpisë 432249_365222276822533_141388129205950_1587224_2062974106_n
Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Ata si rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpëri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fletjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjeve, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokës se gjarpërit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim që të mbrojtjen nga magjia , e mbartin në qafë dhe midis gjinjëve kokën e gjarpërit. Në fakt, kur dikush rastesisht gjate punës së përditshme në fushe mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarpërit e mbajtur në qafë ose midis gjinjëve eshte nje ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si "roje i shtëpisë" dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka patur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.
Asnjë kafshë në simbolikën religjoze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rendësishëm sa gjarpëri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpëri luan rol të rëndësishëm në religjonet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset , ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perendim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpëri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vëndin qëndror në strukturen religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mënçurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërise, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshe mitologjike.
Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaeshte deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 eshte zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles eshte transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit eshte gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeçarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starçevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.
Nga neoliti mund te permendim, perveç te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiçiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaça e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.
Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit eshte ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes. Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeçarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov. Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.
Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta. Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit eshte i njohur nder iliret e ketyre viseve, siç e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti eshte i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, eshte pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons