Një zbulim i bërë kohët e fundit, i ka vënë në mendime shkencëtarët e NASA-s.
Njeriu nuk mund të lindë në hapësirë.
Shkencëtarët amerikanë, në një raport të publikuar në revistën “Journal of Cosmology”, argumentojnë se edhe po të ishte e mundur që njerëzit të mund të kryenin marrëdhënie seksuale brenda në anije kozmike, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje që të riprodhohen. Kjo, për vetë faktin se rrezatimi i fuqishëm kozmik, shkatërron spermatozoidet.
Më saktë, hulumtuesit e NASA-as shpjegojnë se grimcat protonike “godasin” dhe shkatërrojnë organin e spermës si dhe embrionet, duke e bërë mbarsjen të pamundur.
Por disa kolegë të tyre (shkencëtarë), në Institutin Kërkimor të Kalifornisë, Ames, megjithatë sugjerojnë që ndoshta problemi mund të tejkalohet, nëse teknikët e ndërtimit të anijes kozmike do ta izolonin atë. Pra, ta blindonin hermetikisht, në mënyrë që t’i vijë në ndihmë qenies njerëzore.