Forumi Kuq E Zi
ROMANE TE NDRYSHME  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ROMANE TE NDRYSHME  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
ROMANE TE NDRYSHME  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ROMANE TE NDRYSHME  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1ROMANE TE NDRYSHME  Empty ROMANE TE NDRYSHME 11/1/2012, 16:09

Vizitor

Anonymous
Vizitor
KETU MUND TE SHKRUAJME PJESE TE NDRYSHME TE LIBRAVE QE KEMI LEXU
NE KETE MENYRE NDIHMOJME NJERI TJETRIN ME LIBRAT E NDRYSHME QE NDOSHTA SKANE KALUAR KURRE NE DOREN TONE SEPSE MUND TI KEMI GJYKYAR NGA KOPERTINA APO TITULLI QE ATO MBAJNE

2ROMANE TE NDRYSHME  Empty Re: ROMANE TE NDRYSHME 11/1/2012, 16:10

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Darka e Gabuar(do hedh pjese te shkeputura qe me kane lene mbrese)


Ja c'kishte ndodhur.Ate pasdite te paharrueshme,kur tanket dhe autoblindat,pas shkarrangjitjes renkuese,hyne ne qytet,prej njeres autoblind,atje te sheshi i bashkise,kishte dale komandanti i divizionit gjerman,koloneli Fritz von Schwabe,mbajtes i Kryqit te Hekurt.
Pa cmpire ende kembet,ne kohen qe shoqeruesit e tij prisnin urdhrat e pare,ai ia nguli veshtrimin pamjes,ne nje menye qe i habiti te tjeret.E si te mos mjaftonte kjo,po aq mungues,si te fliste me vete,shqiptoi fjalet:"Gjirokaster...kam nje mike ketu...".
.........Po koloneli vazhdoi me te njejtin ze:nje mik te madh,nje shok universiteti...me te ngushtin e miqve...vella e shkuar vellait....
.....:Doktor Gurameto i madh,alias grosse doktor Gurameto,Rruga Varosh,22,Gjirokaster.Albanien.(ai urdheroi qe ta sillnin,dhe pasi u takuan,ai i tha)


Nibelungen,he?Kodi Lek Dukaxhin,he?Te kujtohet c'me thoshe te "Taverna e vejushes Marthe"?Besa shqiptare,mikpritja.
Me kujtohet,si s'me kujtohet?pergjigje doktor Gurametoja i madh.
.....Fytyra e kolonelit,gjithashtu, here pas here ngrysej.
Kaq shume e enderroja kete takim,thoshte mendueshem.Kur qellonte qe dikujt i tregoja per ty dhe per Shqiperine,sic e kisha lexuar te Karl Mayer dhe sic ma kishe thene ti,me merrni mdoshta per te marre...Sepse ata nuk e dinin lidhjen time me ty...Nuk e dini se,kur kujtoja se po jepja shpirt,ty te kish nder mend.Aq shume te kisha nder mend,saqe befas m'u duk se jo mjeku ushtarak,por ishe ti qe po me operoje....Po me operoje ti.....pavarsisht se veglat i kishte nder duar tjeterkush....Pra ti me shpetove...me ngjalle....me thirre....me ktheve nga vdekja.


Ai prap pushoi se foluri,kete here per nje kohe te gjate.
Ne qytetin tend,doktor Gurameto,me qelluan.
...Me goditen pabesisht...Kur pararoja,me shpirt nder dhembe,arriti te jepte lajmin:na goditen!
mendimi im i pare ishte prap per ty.Per fajin tim,ngaqe te besova ty,i shtyre nga mallengjimi,mendjelehtesia i kisha nisur drejt vdekjes.Nuk e fsheh, me pezm te tmerrshem,thirra:Gurameto,tradhetar,ku e ke besen tende shqiptare, ku?
Doktor Gurametoja i madh ishte i humbur.
Ku jane fjalet qe kemi folur te "Taverna e vejushes Marthe",ku eshte besa jote,Gurameto/Pse nuk flet?
Doktori, me ne fund, arriti te fliste:
S'te godita une,Fritz.
Ah,ashtu?S'me godite ti?Aq me keq.Vendi yt me goditi
Une pergjigjem per porten time,jo per ate te shtetit
eshte njelloj.
S'eshte njlloj.Une s'jam Shqiptare,ashtu si ti s'je Gjerman,Fritz.
Ah.ashtu?
PS//Duhet ta lexoshq qe te kuptosh kete roman te mrekullueshem.

3ROMANE TE NDRYSHME  Empty Re: ROMANE TE NDRYSHME 22/1/2013, 17:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
“E vërteta”
Johana, një vajzë e re që studion për psikologji, gjendet rastësisht e kyçur në shtëpi, pikërisht në ditën kur i duhet të niset për një udhëtim të gjatë me të dashurin e saj në Amerikë. Kjo kohë mbylljeje brenda katër mureve, është e mjaftë për autoren e këtij libri, të ngrejë në këmbë një dramë të tërë psikologjike. Të gjitha marrëdhëniet e saj: ajo tejet delikate dhe posesive me të ëmën, e brishtë me mikeshën e saj të ngushtë, plot dilema me të dashurin, trysnitë e saj të brendshme, gjendjet kaotike të ndikuara nga lloji i studimeve që bën, vetë jeta e saj me nënë të divorcuar, vijnë e dalin në sipërfaqe gjatë kohës së kësaj ndodhie. Jeta e saj duket se parakalon si një ëndërr, por tashmë mes ndalesash psikologjike. Hanne Orstavik me një laps të hollë arrin të konturojë me finesë çfarë mundimesh fshihen pas një vrapi të zakonshëm rinor, çfarë drame bën hije pas një dashurie formale nënë-bijë, çfarë brerjesh ndjekin një love story, e vërteta është një libër joshës dhe ngërthyes, dhe një pohim i ri për cilësinë e autores së tij. Johana, rrëfyesja në romanin “E vërteta”, është një studente e psikologjisë që jeton me të ëmën. Një mëngjes ajo zgjohet dhe gjendet e mbyllur në dhomën e saj të gjumit. Dy javë më parë ajo ka nisur historinë e saj të parë të dashurisë. Në monologun e saj Johana risjell ngjarjet e javëve të fundit, asisoj sa lexuesi e ka të vështirë të vendosë se ç’është e vërtetë, kur jeta e dikujt gjendet në përvojën emocionale personale.

4ROMANE TE NDRYSHME  Empty Re: ROMANE TE NDRYSHME 22/1/2013, 17:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
“Dashuri”

Vibeka, një grua e divorcuar, jeton me djalin e saj nëntëvjeçar, në një zonë të largët e të veçuar të Norvegjisë. E zënë peng mes dimrit të gjatë, rutinës së përditshme dhe monotonisë nga jeta e mbyllur, një natë ajo vendos ta thyejë vetminë në shoqërinë e një punonjësi Lunaparku, i ardhur në qytezë nga një vend tjetër. Por një pakujdesi e vogël prej nëne të lodhur, pafajësisht, do ta vërë në dilemë dashurinë e saj më të madhe në jetë, atë për të birin, Junin, pikërisht në përvjetorin e ditëlindjes së tij. Ftohtësia jashtë duket se derdh ftohtësi edhe në marrëdhëniet e saj me të. Cili prej të dyve e do më shumë tjetrin? Lexuesi e ka të vështirë të nxjerrë përfundime, ai mbetet i skllavëruar nga intriga e këtij libri. “Dashuri” është një dramë e rëndë fatale. “Dashuri” është një histori rreth Vibekës dhe Junit, nënë e bir, që sapo kanë ardhur në një qytezë në veri të Norvegjisë. Është dita pikërisht përpara ditëlindjes së tij dhe nëpër qytet kanë udhëtuar karnavalet. Juni del jashtë të shesë bileta lotarish të klubit të tij të sportit dhe Vibeka shkon në bibliotekë. Nga këtu e tutje ne ndjekim të dy individët në ditë të ndarë nga njëri-tjetri deri në një natë të ftohtë dimri, ndërkohë që sensi i palehtësisë rritet. “Dashuri” ilustron atë si gjuhë dhe ndërton realitetin e vet, dhe si nënë e bir mund të jetojnë në dy botë krejt të ndryshme. Kjo distancë gjendet jo vetëm mes qenieve njerëzore, pro dhe brenda çdo individi. Ky roman tregon se si kjo distancë mund të ketë pasoja fatale. Orstavik i përshkruan këto orë të ngarkuara me një ndjenjë fine të gjuhës. Toni është i qetë, fjalët e besueshme, historia pa u kthyer në një rrëke lotësh për lidhjet e prishura familjare. Hanne Orstavik lëvron në këtë roman këto ngërçe psikologjike marrëdhëniesh shoqërore, veçmas një prej marrëdhënieve më esenciale: nënë-fëmijë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons