Forumi Kuq E Zi
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (2) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (2) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (2) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
EKSPERIMENTI I FILADELFIAS (2) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Per nje kohe te gjate eksperimentin dhe pasojat e tij si dhe provat apo deshmitaret e mundshem, humben ne harrese dhe ne heshtjen e qeverise. Por vitet e fundit duke qene se ndergjegja e shume njerezve eshte lartesuar dhe psiqika njerezore ka filluar te pranoje ekzistencen e ufove dhe te inteligjencave jashtetokesore, fakte dhe te dhena qe me pare do shkaktonin ndofta nje tallje apo injorim nga publiku ose edhe nje mosbesim te madh, tani nuk kane me kete efekt sepse edhe me skeptiket e skeptikeve fatmiresisht jane bere vete deshmitare te veprimtarive te UFO-ve neper qiejt e USA dhe te mbare botes. Fakti qe pse po e lidh dukurine qe shpjegova ne shkrimin e mesiperm me UFO-t ka te beje me disa te dhena shume turbulluese qe na vijne nga fusha e ufologjise dhe deshmite qe lidhen me te. (per t’ju kujtuar ketu sdua te ngaterroj aspak temen me ufo-t dhe alienet sepse ajo i perket nje tjeter teme).
Ne kete shkrim do ti referohem dr Philip. J. Imbrogno, nje nga personalitetet me te medhaja ne fushen e ufologjise, doktor i shkencave astronomike dhe studiues i fenomenit te ufo-ve per me shume se 2 dekada dhe librit te tij Pushtimi i Heshtur Ka Filluar: Kontakt i Llojit te 5 (The silence Invasion has begun: CONTACT OF THE 5TH KIND).
Ja si shprehet Imbrogno ne librin e tij: ” Sa me shume hetonim ngjarjet dhe dukurine aq me shume te dhenat shtoheshin dhe na trondisnin per realitetin e tyre. Ne nje nga kontaktet e shumta me njerez te ndryshem, ai qe na shqetesoi me shume ka qene kontakti me nje person, ish pjestar i sigruise kombetare qe per arsye te sekretit dhe te sigurise se jetes se tij, nuk po ja jap emrin. Historia eshte nje rrefim ngjethes sesi qeveria amerikane ka arritur te krijoje kontakte me nje rrace aliene nga nje tjeter dimension. Historia eshte shume komplekse dhe une do e shkruaj keshtu ashtu sic me eshte referuar ne vitin 1991.
Mesa duket pjesa me e madhe e qeverive te vendeve te zhvilluara ne planetin tone ka dijeni qe nje rrace aliene nga nje tjeter sistem diellor ka eksploruar token prej shekujsh. Megjithese ata qendronin te fshehur gjate vizitave te tyre nga syte e njerezve, ne mesin e shekullit te 20, prania e tyre u zbulua nga qeveria amerikane e cila krijoi nje grup special me njerez te specializuar ne sekret te plote dhe i dha te drejta te plota edhe mbi kongresin amerikan dhe organizata te tjera te sigurise kombetare. Ky informacion ishte tejet sekret dhe nje perpjekje e madhe eshte bere qe te mbahet si i tille nga te gjithe njerezit dhe nga qeverite e tjera te vendeve te botes.
Kjo rrace aliene eshte perfshire ne eksperimente gjenetike ndaj njerezve te tokes prej shekujsh. Disa mendojne se eshte manipulimi i tyre qe ka krijuar njeriun ne toke. U bene disa perpjekje qe te kontaktoheshin keta aliene, por keta te fundit refuzuan kontaktin me drejtuesit e ketij grupi kaq sekret. Nga fundi i Luftes se II Boterore disa takime u arriten te behen me kete rrace aliene. Nje prej tyre eshte realizuar ne nje baze ushtarake supersekrete. I gjithe takimi eshte filmuar qe nga momenti qe anija e tyre zbriti ne toke. Ky ishte kontakti i pare zyrtar dhe si fillim u krye nje shkembim informacioni midis shoqerise sone dhe kultures aliene. Nese ju kujtohet filmi i Steven Spielberg Close Encounters of the Third Kind (takim nga Afer i Tipit te Trete) eshte bazuar mbi nje inormacion qe rrodhi nga ky takim dhe kete ma ka konfirmuar vedte rregjizori i filmit qe ne ate kohe pati shume probleme nga instanca te ndryshme te qeverise amerikane. Por sic e dini ky film theu cdo rekord ne pulbik per numrin e shikueseve. Le te kthehemi tek tema jone.
Nga takimi u mesua se alienet vinin nga nje sistem diellor shume i afert me kete tonin. Mesa duket ata kane nje problem gjenetik shume serioz qe po shkakton vdekjen masive te tyre dhe pothuajse zhdukjen e rraces se tyre. Ata kane nevoje per ADN njerezore qe te freskojne ate te tyren, pra ne kete menyre mund te sigurojne vazhdimesine e rraces se tyre. Duke ju referuar personit qe na dha kete informacion, shume njerez sot kane ne genet e tyre nje perzjerje kesaj ADN pra nje lloj hibridi.
Qeveria amerikane ne shkembim kerkoi teknologji nga alienet por ata refuzuan te na jepnin ate lloj teknologjie te cilen e gjykuan te perparuar per ne dhe qe ne nuk ishim gati ta merrnim. Ne ate moment filloi nje program shkembimi midis qeverise amerikane dhe alienve, ata lejoheshin te rrembenin njerez ne territorin e USA ne shkembim te nje teknologjie te kufizuar. Sipas te njejtit burim ky ka qene dhe momenti kur shkenca amerikane njohu nje zhvillim te papare ne teknologjine e mikroçipeve (fillimet e viteve 70). Megjithate organizata sekrete qe drejtonte kontaktet me qeniet aliene nuk u kufizua me kaq por kerkuan me shume teknologji qe te zhvillonin industrine ushtarake dhe ate te armeve. Kur kjo gje u refuzua nga alienet, u dhane urdhera qe te kapej nje mjet i tyre fluturues me cdo menyre qofte edhe duke e qelluar me arme ne menyre qe te vidhej teknologjia dhe menyra e tyre e ndertimit.
Pra nje llojo lufte e njeaneshme filloi midis qeverise sekrete (grupi sekret i shkenctareve dhe ushtarakeve) dhe alieneve. U bene perpjekje shume te fuqishme qe te sigurohej nje mjet i tyre fluturues dhe me ne fund dicka u arrit. Atehere ndodhi ajo qe mund te quhet si rastesia me e madhe dhe qe ndryshoi raportin e forcave, epersine dhe krijoi nje balance terrorri.
Duke perdorur nje pjese te teknologjise se dhene prej alieneve si dhe nje pjese te asaj te kapur prej tyre, filloi nje projekt teper sekret qe quhej “Projekti i Padukshmerise” qe e pati fillesen e tij disa vite me perpara por qe u la ne heshtje per disa kohe ngaqe rezultati ishte jo i pritur. Skica e ketij projekti u bazua mbi nje tjeter projekt te bere ne vitin 1493 qe konsistonte ne krijimin e fushave te fuqishme magnetike nepermjet gjeneratoreve shume te fuqishem dhe qe krijonin nje perkulje te kohes. Eksperimenti tjeter pra qe filloi ne vitin 1948 u hartua si plan ne Universitetin e Princeton. Duke ju referuar burimit tone te informacionit, hera e pare qe aparatura u perdor nuk rezultoi e suksesshme sepse kerkohej nje force shume e madhe elektrike. Ky problem u zgjidh me mbrapa duke perdorur si burim energjie te ashtuquajturin elementi 117 i cili ishte kapur prej alieneve dhe qe eshte nje element kimik qe nuk gjendet ne toke. Perdorimi i ketij elementi dhe ajo qe gjeneroi pati efekte komplet te papritura.
Njerezit ishin te paafte te hynin ne fushen magnetike te krijuar sepse corientoheshin. Ne nje fare menyre radiacioni elektromagnetik krijonte nje lloj qarku te shkurter ne nervat e trurit dhe qe shkaktonte cmendje te personit deri ehe vdekjen e tij. Megjithate kur energjia e aparatit te ndertuar u rrit akoma dhe me shume, drita te cuditshme filluan te shfaqen ne dhomen ku po kryhej eksperimenti. Po ashtu filluan te shfaqen edhe imazhe te cuditshme qe duket sikur i perkisnin te kaluaren se tokes. Perdorimi i aparatit dhe forca qe u gjenerua mos valle krijoi nje si lloj ure lidhje midis te kaluares dhe te tanishmes? Shkenctaret nuk e vrane shume mendjen te merreshin me materializimin e ketyre imazheve sepse vete aparatura e krijonte efektin e deshiruar. Shume gjera ne vendin e testimit zhdukeshin dhe kur aparatura fikej, cdo gje kthehej ne vend e pandryshuar. Pra aparatura punonte shume mire me objekte jo te gjalla po kur provohej me qenie te gjalla ato rezultonin te pesonin deme dhe dhimbje te papershkrueshme. Ne disa raste ku u provua eksperimenti me disa kafshe te vogla, ato u zhduken dhe nuk u kthyen me.
Atehere u vendos qe eksperimenti te kryhej ne nje permase me te madhe dhe kete rradhe do perfshinte nje anije te tere me gjithe ekuipazhin e saj. Mbase, sipas mendimit te referuesit tone, ata e kishin zgjidhur problemin me qeniet e gjalla. Eksperimenti u krye perfundimisht ne vitin 1950 ne nje anije ne Gjirin e Meksikes. Aparaturat qe u vendosen ne anije konsistonin ne nje numer te konsiderueshem gjeneratoresh me nje frekuence te larte, por burimi i energjise qe i aktivizonte ishte i panjohur. Perseri referuesi thote qe ishte berthamore ose dicka tjeter e marre prej alieneve. Nje transmetues u vendos ne anije ne menyre qe cfare do qe te ndodhte te dergoheshin sinjale dhe te mund te lokalizohej anija perseri. Kur filloi eksperimenti dhe anija u zhduk edhe sinjali u zhduk ne te njejten menyre. Mbas disa sekondave sinjali u kap perseri dhe vinte nga nje vend me shume se 200 milje larg nga vendi ku u be eksperimenti.
Grupi i shkencetareve nxituan te shkonin ne vendin ku u lokalizua anija. Kur u ngjiten ne bordin e saj ajo qe pane ishte shume e cuditshme dhe e papritur. Para se gjithash aparaturat elektrike ne anije ose funksiononin keq ose ishin komplet te prishura. Vete anija kishte pesuar disa demtime te trupit te saj sikur te kishte qene ne nje beteje. Por zbulimi me i temerrshem i perkiste ekuipazhit. Disa ishin zhdukur pergjithmone . Nje pjese e konsiderueshme e tyre silleshin si te shkalluar, perfshi edhe kapitenin. Analiza te metejshme mjekesore nxorren ne pah faktin qe truri i tyre kishte pesuar nje lloj qarku te shkurter. Disa nga pjestaret e ekuipazhit qe dukeshin ne gjendje te mire u moren ne pyetje nga organet inteligjente te Marines. Pyetja kryesore ishte qe si eshte e mundur qe e gjitha kjo ndodhi ne harkun kohor te disa sekondave qe anija u zhduk. Por nga kjo pyetje pjestaret e ekuipazhit u duken te hutuar. Sipas tyre ata ishin larguar prej javesh ose mbase edhe muajsh. Mesa dukej nje shtrembrim i cuditshem kohor kishte ndodhur. Aty ku ata kishin qene, koha rridhte ndryshe dhe me nje njesi tjeter matese. Nje nga gjerat me te ngjethshme qe ata deshmonin ishte takimi me nje rrace te cuditshme qeniesh mbasi anija u zhduk. Ekuipazhi deshmonte qe kishin shkuar ne nje dimension tjeter qe ishte bosh, pa ndjesi dhe cdo gje tjeter. Nuk kishte peme, uje dhe diell ne qiell. Ata shpreheshin qe dukeshe si nje lloj mjegulle ne ngjyre te verdhe dhe te bardhe. Ne kete lloj mjegulle nje numer qeniesh te cuditshme i ishin afruar dhe ishin ngjitur ne anije. Keto qenie dukeshin si insekte gjigande por qe qendronin drejt dhe ishin ne gjendje te komunikonin me ekuipazhin. Pjestaret e ekuipazhit u shnderruan si kavje laboratori nga keto qenie. Kjo ishte arsye pse shume prej tyre mungonin, kishin vdekur ose ishin cmendur. Qeniet donin te dinin me shume per planetin tone dhe boten tone por mesa duket nuk kishin asnje mundesi te vinin ketu. Me pak fjale eksperimenti krijoi mundesine per ne te hynim ne boten e tyre, si nje lloj dritareje qe mund te hapej vetem nga ana jone. Ekuipazhi se kishte idene sesi ishin kthyer, vetem kur e pane veten perseri ne anije dhe ne uje.
Inteligjenca Detare tregoi shume interes per qeniet e dimensionit tjeter. Shume shpejt informacioni u perhap ne organizmat e tjera sekrete te qeverise amerikane. Qeveria sekrete u interesua shume te mesonte se cfare teknologjie mund te perfitonte nga kontakti me kete rrace aliene. Rraca tjeter aliene perfundimisht kishte refuzuar bashkepunimin dhe dhenien e teknologjise per zhvillimin e industrise se armeve dhe asaj ushtarake.
Aparatura u perdor perseri. Kete rradhe qeniet erdhen ne boten tone dhe bene nje marrveshje sekrete me qeverine. Ata ishin te interesuar per universin tone dhe e dinin qe dritarja ishte me nje drejtim dmth qe hapej vetem nga ana jone (te pakten ne ate kohe) pra duhej qe te ishin nga tja u hapnim. Qeniet (te cilat jane te nje natyre shumedimensionale) filluan te benin eksperimentet e tyre mbi qeniet njerezore. Qeveria jone i lejoi keto eksperimente ne shkembim te teknologjise. Por kishte nje ndryshim shume te madh midis eksperimenteve te kryera nga jashtetokesoret (pra aliet e universit tone) me ato te kryera nga shume dimensionalet. Alient e pare ishin shume te sjellshem dhe nuk demtonin asnjeri ndersa keta te dytet nuk e vrisnin mendjen per ndjenjat e tokesoreve dhe i trajtonin si kavje laboratori.
(Po ju kujtoj faktin qe ne pjesen e pare te ketij shkrimi permenda dr Jessap dhe deklaraten e tij bere mikut te ngushte Valentinit qe si rezultat i eskperimentit me fushat magnetike ishte arritur te hapej nje porte kozmike dhe ishte kontaktuar nje rrace qeniesh jotokesore. Darius)
Sipas te gjitha fakteve mesa duket kjo lloj rrace aliene interdimensionale prezencen se saj ne toke e ka filluar rreth viteve 70. Ka qene kjo periudhe kur raportimi i UFO-ve te zakonshme ne forme disku apo Cigareje u zevendesua vrrullshem nga raportimi i anijeve ne forme trekendeshe. Po ashtu dhe menyra e levizjes dhe e fluturimit te tyre eshte shume ndryshe nga ajo e UFO-ve ne forme diskoidale. Objektet fluturuese ne forme trekendeshi ishin me agresive ne fluturim dhe nuk e fshihnin prezencen e tyre. Provat qe kemi dhe evidencat e mbledhura nga deshmite dhe fotot e atyre qe i kane hasur provojne se reptilianet interdimensional jane drejtuesit e ketyre mjeteve.
Qeveria amerikane vazhdoi kontaktet me keto qenie dhe nga mesi i viteve 70 disa informacione rrodhen ne publik por qe su moren aspask seriozisht.
Atehere kur qeveria sekrete mendonte se e kishte cdo gje nen kontroll, dicka ndodhi. Interdimensionalet kishin futur kembet mire ne boten tone dhe po rrembenin njerez me shume se sa ishte vendosur ne marrveshjen fillestare. Per aq sa mund te themi marrveshja ishte kjo: ne shkembim te teknologjise dhe informacionit, qeveria sekrete do lejonte rrembime njerezore. Nje list me individe te paracaktuar do ti nisej nje instance te caktuar te qeverise e cila do mbante rekord te rrembimeve. Por kur rrembimet dolen jashte kontrollit, kjo organizate sekrete u shqetesua shume dhe u bene perpjekje te bllokonin veprimet e alieneve dhe te mbyllej dritarja midis botes sone dhe te tyres.
Sipas historise qe na u tregua perpjekjet per te mbyllur kete dritare rezultuan te pafrutshme. Fjalet e fundit te burimit tone te informacionit ishin :” Pushtimi tashme eshte real. Ata jane midis nesh dhe ajo qe presin nga ne eshte qe te ulerasim te gjithe dhe ta pranojme me ne fund publikisht ate qe po ndodh.”
Duke ju referuar ketij burimi dhe historise qe na tregoi, gje qe ai e ka perjetuar hap pas hapi duke qene pjestar i ketij grupimi sekret te qeverise, kjo eshte arsyeja kryesore pse qeveria amerikane nuk mund te pranoje publikisht faktin e ekzistences se UFO-ve. Per kete arsye shume dokumenta fshihen ose zhduken, shume njerez kercenohen me jete nese flasin dhe shume pmaje te ufove, foto, filmime apo deshmmi te njerezve te lodhur nga heshtja e gjate mundohen te mbulohen nga nje hije heshtjeje ose talljeje ne menyre qe te ulet serioziteti i tyre. Per kete arsye presidenti Regan ne mes te viteve 80 deklaroi perpara kongresit qe ka ardhur koha te mendojme jo me per nje mbrojtje nga njeri tjetri po per nje mbrojtje nga qielli dhe nga yjet. Kjo eshte arsyeja pse vite te tera sekreti dhe mbulimi i te vertetes nuk mund te dali ne shesh per publikun amerikan dhe mbare botes. Populli amerikan smund ta fali kurre faktin qe ne kurriz te tij nga qeveria e tij jane bere marrveshje per rrembime njerezore ne token amerikane.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons